KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“O ku je, o kom me të mbyt”, paraburgoset gjakovari që dyshohet se kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj gruas së tij – e sulmoi me thikë edhe xhaxhain e saj

“O ku je, o kom me të mbyt”, paraburgoset gjakovari që dyshohet se kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj gruas së tij – e sulmoi me thikë edhe xhaxhain e saj

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.K., pasi që i njëjti dyshohet për dy vepra penale “Dhunë në familje” dhe Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 18 nëntor të këtij viti, i dyshuari F.K., i kishe dërguar mesazh zanor bashkëshortes së tij F.Gj., “O ku je, o kom me të myt, po ku je”, ditën që viktima kishte shkuar te familja e saj.

Gjykata po ashtu bën të ditur se i dyshuari, po në këtë ditë, kishte shkuar tek shtëpia e bashkëshortes dhe me thikë në veturën e tij e kishte goditur xhaxhain të F.GJ., duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për t'u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç'rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda“ në Gjakovë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se më 21.11.2026, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec, Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e mikut të tij, i pandehuri, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K., me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional, pasi më 18.11.2026, për shkak të mosmarrëveshjeve me të pandehurin, ajo kishte shkuar te familja e saj, ku po atë ditë kishte pranuar një mesazh zanor nga i pandehuri, i cili e kishte kërcënuar me fjalët: „O ku je, o kom me të myt, po ku je“, ndërsa ditën kritike, në orët e para të mëngjesit, i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte dhe të hipte në veturë, kinse për të biseduar, ndonëse ajo kishte frikë për jetën e saj; po ashtu, me të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm, përkatësisht thikë, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit axhës së bashkëshortes së tij F.Gj., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte dalë për të biseduar me të, i pandehuri, në momentin kur ai kishte hapur derën, e kishte sulmuar me thikë në fytyrë dhe, kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për t'u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç'rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda“ në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës, pa ndërhyrje:

Gjakovë, 23 nëntor 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj dy të pandehurit F.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se më 21.11.2026, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec, Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e mikut të tij, i pandehuri, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K., me qëllim të cenimit të dinjitetit të saj, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional, pasi më 18.11.2026, për shkak të mosmarrëveshjeve me të pandehurin, ajo kishte shkuar te familja e saj, ku po atë ditë kishte pranuar një mesazh zanor nga i pandehuri, i cili e kishte kërcënuar me fjalët: „O ku je, o kom me të myt, po ku je“, ndërsa ditën kritike, në orët e para të mëngjesit, i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës dhe, duke bërtitur, i kishte kërkuar të dilte dhe të hipte në veturë, kinse për të biseduar, ndonëse ajo kishte frikë për jetën e saj; po ashtu, me të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm, përkatësisht thikë, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit axhës së bashkëshortes së tij F.Gj., në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte dalë për të biseduar me të, i pandehuri, në momentin kur ai kishte hapur derën, e kishte sulmuar me thikë në fytyrë dhe, kur i dëmtuari kishte ngritur dorën për t'u mbrojtur, e kishte goditur edhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt, me ç'rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara në Raportin mjekësor të Shërbimit Urgjent të Spitalit “Isa Grezda“ në Gjakovë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, dje pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit A.K., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 21 nëntor 2026 deri më 21 dhjetor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.