Author: korrektpress

Aktorja në ngritje Ella Rubin ka shkaktuar një valë reagimesh në internet, ndërsa fansat e mahnitur po e krahasojnë pamjen e saj me aktore të njohura si Julia Roberts dhe Rachel Weisz.Aktorja 24-vjeçare luan në dramën origjinale të Amazon Prime, “Sterling Point”, e cila u shfaq premierë në fillim të këtij muaji.Mes suksesit të serialit, një shikues shkroi në X: “Imagjinoni këtë: jeni protagonistja e serialit nr. 1 në Prime Video, të gjithë po lavdërojnë talentin tuaj dhe po e krahasojnë fytyrën tuaj me disa prej grave më të bukura në botë, përfshirë Anne Hathaway, Julia Roberts, Rachel Weisz, Winona…

Read More

Toni Kroos ka përmendur një emër befasues si favorit të tij për fitimin e Topit të Artë këtë vit.Nëse do të varej nga ish-ylli i Real Madridit, çmimi më prestigjioz individual në futboll do t’i jepej sërish një lojtari të Paris Saint-Germainit. Por jo Ousmane Dembeles, siç ndodhi vitin e kaluar, këtë herë Kroos do t’ia jepte Khvicha Kvaratskhelias.“Kvara ndoshta nuk do ta fitojë, por për mua është qartësisht numri një”, ka shkruar fituesi i Kupës së Botës 2014 në komentet e një postimi në Instagram të komentatorit Florian Malburg.Kroos e vlerëson lart edhe lojtarë si Lionel Messi, Jude Bellingham,…

Read More

Turqia ka kërkuar lëshimin e një njoftimi të kuq nga Interpoli për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadër të hetimeve mbi ndalimin nga Izraeli të një flotiljeje me ndihma humanitare që ishte nisur drejt Gazës.Lajmin e bëri të ditur ministri turk i Drejtësisë, Akin Gürlek. Në një deklaratë, ai tha se Ministria e Drejtësisë i kishte kërkuar Ministrisë së Brendshme të niste procedurat për njoftime të kuqe ndaj Netanyahut dhe Afek Moskovitch, të cilin e përshkroi si një zyrtar të sigurisë izraelite.Një njoftim i kuq i Interpolit është një kërkesë drejtuar autoriteteve ligjzbatuese në mbarë botën për gjetjen dhe arrestimin…

Read More

Një situatë të rëndë emergjence po kalon fshati Gojan i Madh në Njësinë Administrative Gjegjan (Bashkia Pukë), ku një vatër e fuqishme zjarri ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Të favorizuara nga erërat e forta dhe terreni i thyer pyjor, flakët i janë afruar me shpejtësi zonave të banuara, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e banorëve dhe pronat e tyre.Sipas të dhënave të para nga terreni, zjarri ka përfshirë dhe dëmtuar disa banesa (përfshirë struktura në lagjen ‘Pepaj’), ndërsa disa shtëpi të tjera ndodhen nën kërcënimin e menjëhershëm të flakëve.Për shkak të shkallës së lartë të rrezikut, autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një tjetër paketë sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe kompanive kubaneze, sipas një njoftimi të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.Në paketën e fundit të sanksioneve ekonomike janë përfshirë nëntë kompani shtetërore të sektorëve të minierave, metalurgjisë dhe ndërtimit, si edhe Ministria e Ndërtimit dhe disa zyrtarë të lidhur me një institut ndërkombëtar me bazë në Kubë.Në një deklaratë, Rubio tha se personat dhe institucionet e shënjestruara nga sanksionet janë pjesë e asaj që ai e përshkroi si arsyen e ekzistencës së regjimit për të eksportuar marksizmin, pakënaqësinë racore dhe dhunën komuniste në mbarë botën.“Sanksionet e shpallura…

Read More

Rritja e shpejtë e turizmit në Shqipëri nuk është shoqëruar me forcim të mjaftueshëm të mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual. Kështu thuhet në raportin e përditësuar të CRCA/ECPAT Shqipëri, “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime në Shqipëri”.Raporti, i publikuar më 21 gusht 2026 në Tiranë, analizon zhvillimet e viteve 2022–2026 dhe evidenton boshllëqe serioze në parandalimin, identifikimin dhe raportimin e rasteve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në industrinë e turizmit dhe udhëtimeve.Sipas CRCA/ECPAT, Shqipëria ende nuk ka një sistem tërësor, parandalues dhe të detyrueshëm për mbrojtjen e fëmijëve në këtë sektor.“Mbrojtja e fëmijëve…

Read More

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Ezri Konsas nga Aston Villa, duke përforcuar mbrojtjen përpara sezonit të ri.Sipas burimeve të ESPN, klubet kanë arritur marrëveshje për një shumë rreth 59 milionë euro, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse me vlerë deri në 5 milionë euro. Aston Villa kishte refuzuar më herët një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh për mbrojtësin anglez.Konsa mbërrin në Londrën e Veriut për t’i dhënë më shumë alternativa trajnerit Mikel Arteta, teksa Arsenali synon të mbrojë titullin e Premierligës dhe të shkojë një hap më tej në Ligën e Kampionëve, pasi sezonin e kaluar u mposht…

Read More

Jetmir Topalli është rikthyer te Ballkani, duke u bërë pjesë e skuadrës nga Suhareka pas gjashtë vitesh të karrierës së zhvilluar jashtë Kosovës.Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me klubin dhe tashmë do ta veshë sërish fanellën e Ballkanit, aty ku e nisi një tjetër kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.Ballkani e ka zyrtarizuar rikthimin e Topallit përmes një komunikate, duke e cilësuar transferimin si një rikthim në shtëpi.“Jetmir Topalli rikthehet në shtëpi”, ka shkruar klubi në njoftimin e tij.Topalli rikthehet në Kosovë me përvojë të madhe të fituar gjatë gjashtë viteve të fundit në futbollin ndërkombëtar. Përvoja e tij pritet…

Read More

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në afërsi të fshatit Nikushtak të Komunës së Likovës, ndërsa ekipet në terren po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e tij.Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, aktualisht ndodhet në terren, në fshatin Nikushtak, ku po koordinon nga afër masat dhe aktivitetet për përballimin e situatës.Në terren po intervenojnë ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës me tri automjete kundër zjarrit, ekipet e Pyjeve Nacionale, komandanti i Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe banorë të fshatrave përreth.Të…

Read More

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me nivelin e financimit për arsimin dhe shëndetësinë në vitin 2027, duke vlerësuar se ulja e granteve specifike mund të krijojë presion shtesë mbi buxhetet komunale.Duke iu referuar tabelave buxhetore, AKK-ja thotë se Granti për Arsim është planifikuar të jetë 8.8 milionë euro më i ulët se në vitin 2026, ndërsa Granti për Shëndetësi rreth 1.9 milionë euro më i ulët.Sipas përllogaritjeve të Asociacionit, vetëm në fushën e arsimit hendeku i financimit mund të arrijë në rreth 32.8 milionë euro.Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar…

Read More