Author: korrektpress

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka mbyllur gjysmën e parë të vitit 2026 me një fitim të lartë prej 25,2 miliardë frangash zvicerane. Pas një humbjeje të lehtë gjatë tremujorit të parë, institucioni qendror financiar përfitoi ndjeshëm nga ecuria pozitive në tregjet e aksioneve gjatë tremujorit të dytë.Sipas të dhënave të publikuara nga vetë banka, nga muaji prill deri në qershor 2026, SNB-ja realizoi një fitim prej 25,8 miliardë frangash, duke përmbysur kështu rezultatin negativ prej 0.5 miliardë frangash që kishte regjistruar në periudhën janar-mars.Fitimet e larta nga letrat me vlerë, si dhe të ardhurat nga interesat dhe dividendat, sollën…

Read More

Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura çdo ditë. Falë ndërhyrjeve në kohë të zjarrfikësve, si dhe mbështetjes nga mjetet ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha zjarret u vunë me sukses nën kontroll dhe u shuan. Këtë e bëri të ditur sot, në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.Ai theksoi se reshjet gjatë periudhës së kaluar kanë ndikuar në uljen e numrit të zjarreve dhe kanë ngadalësuar përhapjen e tyre.“Por, periudha me reshje ka përfunduar. Temperaturat e larta, lagështia e ulët e ajrit dhe…

Read More

Sindikata e Re e KEK-ut ka ngritur shqetësime për gjendjen e punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke kërkuar më shumë vlerësim dhe trajtim të drejtë për punonjësit.Kryetari i kësaj sindikate, Xhelal Jashari, së bashku me Kryesinë, kanë deklaruar se punëtorët e KEK-ut vazhdojnë të punojnë në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë, duke qenë të ekspozuar ndaj gazrave, pluhurit dhe rreziqeve të përditshme në vendin e punës.Në njoftimin e sindikatës thuhet se shqetësime mbeten pagat e pamjaftueshme, mosrealizimi i pushimeve vjetore, mos përfshirja e punëtorëve në pagën e 13-të, kompensimi i ulët për shujtat ushqimore, si dhe…

Read More

Mykhailo Mudryk ka reaguar për herë të parë pasi mori dritën jeshile për t’u rikthyer në futboll, pas një periudhe të gjatë pasigurie dhe një beteje ligjore që e mbajti jashtë fushave.Sulmuesi ukrainas ka bërë të ditur se pezullimi i vendosur ndaj tij është anuluar dhe se tashmë është i lirë të rifillojë karrierën e tij me efekt të menjëhershëm. “Pas një beteje të gjatë, ndalimi katërvjeçar që më ishte vendosur është anuluar dhe unë jam i lirë të rifilloj karrierën time me efekt të menjëhershëm”.“Jam mirënjohës që ky proces ka arritur në një përfundim, që jam lejuar të kthehem…

Read More

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se ka nxjerrë një vendim me masa të detyrueshme për organizatorët e festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve të tjera publike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit.Sipas ministrisë, organizatorët e ngjarjeve publike tashmë do të kenë obligim të sigurojnë menaxhim të duhur të mbeturinave, pastrim të hapësirave pas përfundimit të aktiviteteve, respektim të kufijve të zhurmës, si dhe masa për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe natyrës.“Mbrojtja e mjedisit është standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.Ministria ka bërë të ditur se për aktivitetet që kanë ndikim…

Read More

KF Elbasani ka bërë një goditje të bujshme në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit senegalez, Moussa Wague.Mbrojtësi i djathtë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelona, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës shqiptare.Wague ka një të kaluar të veçantë në karrierë, pasi ka ndarë dhomën e zhveshjes me yje të mëdhenj të futbollit, përfshirë edhe Lionel Messin, gjatë periudhës së tij te Barcelona. Ai madje ka regjistruar paraqitje me fanellën katalanase edhe në Ligën e Kampionëve.Klubi i Elbasanit e ka prezantuar transferimin duke theksuar eksperiencën e…

Read More

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mirëpriti të premten marrëveshjen e raportuar për çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, duke thënë se plani mund të jetë një “hap konstruktiv drejt paqes”.Kallas tha se zbatimi i planit do të varet nga “angazhimi i plotë i të gjitha palëve” të përfshira.“Shumë gjëra duhet të vendosen në vend që kjo të funksionojë. Suksesi varet nga angazhimi i plotë i të gjitha palëve. Verifikimi i respektimit të marrëveshjes nga Hamasi do të jetë një sfidë e rëndësishme. Izraeli do të duhet përfundimisht të tërhiqet nga Gaza”,…

Read More

Mjaftojnë disa llastikë, karfica ose një kapëse që flokët të duken të rregulluar, edhe kur nxehtësia prish çdo planGjatë verës, rrallëkush dëshiron të kalojë shumë kohë para pasqyrës me tharëse ose piastra në dorë. Temperaturat e larta dhe lagështia shpesh e prishin modelin e flokëve vetëm pak minuta pasi dalim nga shtëpia, ndaj zgjidhjet e thjeshta dhe praktike janë më të mirat.Lajmi i mirë është se me disa llastikë, karfica ose një kapëse mund të krijoni një model flokësh që duket i rregullt dhe elegant, ndërsa përgatitet në më pak se dhjetë minuta.Kemi përzgjedhur katër modele verore, të cilave mund…

Read More

Kryetari i LSDM‑së, Venko Filipçe, paralajmëroi se standardi i jetesës do të vazhdojë të bjerë dhe se qytetarët i pret një vjeshtë e vështirë. Duke folur për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, ai theksoi se Qeveria nuk ka asnjë plan për t’i mbrojtur qytetarët nga goditja e re e çmimeve që pritet në shtator.“Në vend të masave për mbrojtjen e standardit të jetesës, pushteti i lë qytetarët të përballen vetë me rritjen e çmimeve të ushqimit, me çmimet e larta të derivateve dhe me kostot gjithnjë e më të mëdha të jetesës”, tha Filipçe.Ai paralajmëroi se zhvillimet rajonale dhe…

Read More

Drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, ka kërkuar publikisht largimin e presidentit Gianni Infantino pas propozimeve kontroverse për shitjen e pjesëve të pronësisë në Kupën e Botës.Situata po del jashtë kontrollit, pasi UEFA ka bërë të ditur se do ta bojkotojë Kupën e Botës për aq kohë sa ideja për shitjen e aksioneve në turne mbetet në tavolinë.Një vendim i tillë do të prekte edhe Italinë, e cila është një nga anëtaret themeluese të UEFA-s.Kundër këtyre planeve janë pozicionuar gjithashtu Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Veriut dhe Qendrore (Concacaf). Reagimi kundër projektit ka…

Read More