Author: korrektpress

Manchester United po shqyrton një marrëveshje të madhe lojtar + para për të transferuar anësorin e Juventusit, Francisco Conceicao, gjatë kësaj vere.Sipas raportimeve të Sportmediaset, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro plus sulmuesin holandez Joshua Zirkzee për të siguruar shërbimet e talentit portugez.Conceicao mund të largohet nga Juventusi vetëm pas dy sezoneve në Torino, ndërsa Manchester United aktualisht shihet si klubi më i vendosur për të siguruar firmën e tij.Klubi anglez kërkon të përforcojë repartin ofensiv nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick. Anësori portugez iu bashkua Juventusit fillimisht në formë huazimi nga Porto në verën…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në një pjesë të segmentit të rrugës Kijevë–Malishevë (R119).Sipas ministrisë, punimet në këtë projekt po zhvillohen me ritëm të mirë, ndërsa projekti parasheh rehabilitimin e 8.6 kilometrave të rrugës.Investimi, sipas njoftimit, kap vlerën prej 2.4 milionë eurosh dhe financohet nga Qeveria e Kosovës. Mbyllet rruga Lumishtë–Drenoc në Malishevë për shkak të asfaltimit Përveç asfaltimit të ri, projekti përfshin edhe rregullimin e trotuareve, trajtimin e ujërave atmosferike, ndërtimin e pritoreve të autobusëve dhe vendosjen e sinjalizimit modern rrugor.Ministria ka bërë të ditur se investimi në rrugën Kijevë–Malishevë është…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ua ka dërguar deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit.Seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën 10:00.Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance.Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.Më pas, në rend dite është betimi i deputetëve.Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është pika e tretë e seancës.Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton kp.Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i…

Read More

Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) Ambienti ka njoftuar se ka përfunduar procesi i mbulimit me dhe i deponisë së qytetit të Pejës, ku janë përdorur rreth 24 mijë metra kub material.Sipas KRM Ambienti, deponia aktualisht është në gjendje stabile, ndërsa zjarri dhe tymi janë eliminuar plotësisht.Kompania ka bërë të ditur se me mbulimin me dhe janë zbatuar rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ndërsa, sipas rekomandimeve profesionale, po vazhdon edhe procesi i ajrosjes së zonës. Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës Ecurinë e punimeve e kanë…

Read More

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga pushimet e saj në liqen, ku u shfaq me bikini të zeza, ndërsa paralelisht ka marrë një vendim të papritur në një çështje ligjore që e shoqëronte prej muajsh.Sipas TMZ, 45-vjeçarja ka vendosur të heqë dorë nga 167 mijë dollarët (afërsisht 145 mijë euro) që Ivan Cantu ishte urdhëruar t’i paguante si shpenzime ligjore, pas rrëzimit të padisë së ngritur kundër saj.Mosmarrëveshja nisi në shkurt të vitit 2024, kur Kim Kardashian publikoi gabimisht në rrjetet sociale fotografinë e Ivan Cantu-t, duke e identifikuar atë si një të dënuar me…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, u ka dërguar urim qytetarëve, duke theksuar se kjo festë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet shteti ynë dhe na kujton përgjegjësinë e përbashkët për ta forcuar atë me vepra, vizion dhe përkushtim.“2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe vetëvendosjes të vendosura në dy shtyllat e kësaj historie: Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski (1944). Këto dy ngjarje historike përfaqësojnë vazhdimësinë e aspiratës për një shtet të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe përgjegjësinë ndaj…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se klubi do ta ndiejë mungesën e Marcus Rashfordit, pasi katalanasit vendosën të mos e bëjnë të përhershëm transferimin e sulmuesit anglez nga Manchester United.Pas ndeshjes miqësore parasezonale ndaj Birmingham Cityt, Flick vlerësoi lart paraqitjet e Rashfordit, edhe pse Barcelona zgjodhi të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej rreth 30 milionë eurosh.Në vend të Rashfordit, Barcelona investoi rreth 70 milionë euro për transferimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United.“Marcus është një lojtar fantastik dhe një person fantastik. Ekipi do ta ndiejë mungesën e tij, edhe unë do ta ndiej”, deklaroi Flick pas ndeshjes.…

Read More

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur mesditën e sotme në zonën minerare të Bulqizës, ku një minator ka mbetur i bllokuar në nëntokë pas shembjes së materialit të kromit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe.Sipas të dhënave paraprake nga Policia, i dëmtuari është shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, i cili punonte si minator dhe brigadier pranë një subjekti privat. Dyshohet se gjatë procesit të punës, 40-vjeçari ka rënë në një furnelë dhe më pas është mbuluar nga masivi i materialit të kromit.Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet…

Read More

Gazetari i njohur sportiv, Rodra, ka zbuluar detajet financiare të transferimit të afërt të sulmuesit të Leipzigut, Yan Diomande, te Real Madridi.Sipas raportimit të tij, kampionët e Evropës do të paguajnë 122 milionë euro si shumë fikse për kartonin e lojtarit. Marrëveshja përfshin gjithashtu 10 milionë euro bonus, të lidhura me performancën, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 132 milionë euro.Në të njëjtën kohë, Rodra bën të ditur se edhe negociatat e Real Madridit për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, kanë avancuar ndjeshëm. Nga Bernabeu në Camp Nou? Barcelona synon transferimin befasues të yllit të Real Madridit Transferimi…

Read More

Programi F-47 i Forcave Ajrore të SHBA-së ka filluar fazën e zhvillimit të inxhinierisë dhe prodhimit dhe do të jetë në fluturim në vitet e ardhshme, njoftoi një zyrtar i shërbimit.Programi, i përshkruar si “bashkëpunim ekstrem” me partnerët e industrisë, hyri në fazë me “pjekuri të paparë”, sipas gjeneralit Dale White , drejtor i Sistemeve të Armëve të Mëdha Kritike.Faza e inxhinierisë dhe prodhimit përfshin maturimin, integrimin dhe testimin e të gjitha pjesëve të F-47. Do të prodhohet një numër i vogël aeroplanësh testues për vlerësim.Boeing F-47 i parë është në rrugën e duhur për fluturimin e tij të parë…

Read More