- Një fitore mund ta dërgojë në UFC, Arlind Berisha i gatshëm për meçin e karrierës
- How to prevent clothes from fading quickly, add this ingredient during washing
- Si ta parandaloni zbehjen e shpejtë të rrobave, shtoni këtë përbërës gjatë larjes
- Këto janë rregullat e reja për hyrje në Tajlandë
- BILD mesazh Jurgen Kloppit: Ktheje fokusin te Diant Ramaj
- MPB: Ndalohen 11 shoferë për shkelje të rregullave në trafik në Maqedoni
- Labinot Rexha nxjerr pamjet e incidentit të sotëm: Dy gra dhe dy burra na sulmuan mua dhe nënën time
- 22-vjeçari nga Singapori pranon vjedhjen e 240 milionë dollarëve në Bitcoin – paratë i shpenzoi në makina luksoze dhe klube nate
Author: korrektpress
Edward Furlong, i cili u bë i famshëm në moshën 13-vjeçare me rolin e John Connor në filmin “Terminator 2: Judgment Day”, është rikthyer në vëmendje teksa i afrohet ditëlindjes së tij të 49-të.Aktori amerikan u fotografua së fundmi në Los Angeles, ku u pa në shoqërinë e një miku duke ndaluar fillimisht në një dyqan ushqimor dhe më pas duke ngrënë në një pikë ambulante. Ai kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona kafe dhe syze dielli.Furlong u zbulua nga regjisori James Cameron pa pasur asnjë përvojë të mëparshme në aktrim dhe suksesi i “Terminator 2” e shndërroi menjëherë…
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person tjetër të dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin Potokut.Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer më 2 gusht 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.I arrestuari, i identifikuar me inicialet J.R., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.Autoritetet kanë bërë të ditur se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe prokurorët, në kuadër të përpjekjeve institucionale për…
Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, këtë herë në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.Avokati Arianit Koci ka njoftuar se bëhet fjalë për Mentor Mustafën, 44-vjeçar nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës, i cili është ndaluar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30.Sipas njoftimit të Kocit, Mustafa në momentin e ndalimit ishte duke udhëtuar me autobus nga Shtutgarti i Gjermanisë drejt Kosovës, së bashku me vëllain e tij, Fejzullah Mustafën.Sipas deklarimit të vëllait të tij, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ndalimit, autoritetet kufitare serbe kanë bërë të…
Dy të rinj rreth moshës 20-vjeçare janë gjetur shëndoshë e mirë pasi kishin humbur orientimin dhe kishin mbetur të bllokuar në një zonë malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 1 gusht 2026, rreth orës 20:40, kur është pranuar informata se dy persona kishin humbur rrugën në terren malor dhe nuk po mund të largoheshin nga zona.Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore nga stacionet e Ferizajt, Shtërpcës dhe Suharekës kanë nisur veprimet për lokalizimin e tyre. Në operacion është përfshirë edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila…
Një grua shtetase e Gjermanisë është raportuar se është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin bashkëjeton në Gjakovë.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00. Viktima, shtetase e Gjermanisë, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull kosovar, me të cilin është në marrëdhënie bashkëjetese.Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Jessie J është rikthyer në skenë me një performancë plot energji në festivalin Brighton Pride, vetëm pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga partneri i saj prej pesë vitesh, Chanan Safir Colman.Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq me një veshje të zezë me dantellë, të kombinuar me një bluzë transparente bardhezi dhe aksesorë të mëdhenj ngjyrë ari. Ajo interpretoi hitet e saj para publikut në Preston Park, duke dhuruar një performancë dinamike dhe pa lënë të kuptohej se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën personale, shkruan DailyMail. Pak ditë më parë, Jessie J njoftoi përmes Instagramit se ajo dhe Chanan Safir…
Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë, ndërsa babai i tij është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00. Pas një konflikti në familje, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e…
Boksieri i pamposhtur shqiptar, Nelson Hysa, ka bërë të ditur se është në pritje të kontratës finale për një përballje të mundshme me Tyson Furyn, ndërsa britaniku duket se është pranë zyrtarizimit të një tjetër meçi para sfidës së madhe me Anthony Joshuan.Fury, 37 vjeç, tashmë ka arritur marrëveshje për t’u përballur me Anthony Joshuan më vonë gjatë këtij viti, megjithëse ende nuk janë bërë publike data dhe vendi ku do të zhvillohet superdueli.Për shkak të periudhës së gjatë prej 16 muajsh pa luftuar para rikthimit ndaj Makhmudovit, Fury dëshiron edhe një përballje tjetër përpara se të ngjitet në ring…
Chelsea po shton përpjekjet për të transferuar mbrojtësin e majtë të Rayo Vallecanos, Pep Chavarria, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Marc Cucurellas pas largimit të këtij të fundit te Real Madridi.Sipas Fabrizio Romanos, londinezët kanë paraqitur një ofertë të përmirësuar për 28-vjeçarin spanjoll, me synimin për të bindur Rayo Vallecanon të japë dritën jeshile për transferimin.Ndërkohë, MARCA raporton se klubi spanjoll e kishte refuzuar më herët ofertën fillestare të Chelseat, e cila kapte vlerën e 15 milionë eurove, pasi e vlerëson Chavarrian me rreth 25 milionë euro. Shuma e ofertës së re nuk është bërë e ditur, por…
Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj mëngjesin e 1 gushtit 2026.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 09:00, ku një viktimë femër kosovare ka deklaruar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.Policia ka bërë të ditur se palët e përfshira janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari