Author: korrektpress

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vlerësuar kontributin e këngëtares Dua Lipa në promovimin e vendit përmes muzikës dhe organizimit të Sunny Hill Festival.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se Dua Lipa ka bërë më shumë sesa ta vendosë Kosovën në hartën botërore, duke bërë që njerëz nga e gjithë bota të lidhen me vendin përmes festivalit dhe muzikës së saj.“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë bëjnë që bota të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani. Screenshot/FaceBookAjo ka theksuar se përmes Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka sjellë vizitorë…

Read More

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa edhe Liverpooli po monitoron situatën e reprezentuesit anglez.Sipas “CaughtOffside”, londinezët e konsiderojnë Konsan një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mbrojtjes gjatë kësaj vere, megjithëse kërkesa e Aston Villas prej rreth 60 milionë funtesh mund të jetë pengesa kryesore në negociata.Pavarësisht çmimit të lartë, Arsenali nuk e ka hequr dorë nga ideja për të transferuar 28-vjeçarin. Raporti shton se Konsa është i interesuar për një kalim në “Emirates”, por nuk po ushtron presion për t’u larguar nga Aston Villa. Kjo e vendos klubin nga Birminghami në…

Read More

Më 31 korrik 2026, në orën 07:30, një burrë 42-vjeçar nga fshati Kalishta i Strugës, një grua 45-vjeçare nga Leskovci dhe një grua tjetër 30-vjeçare nga Krushevci – Republika e Serbisë, u ndaluan në Departamentin e Policisë së Ohrit, pas një raportimi të mëparshëm se kishin shkelur rendin dhe qetësinë publike ndërsa ishin në gjendje të dehur para një objekti ushqimor në Ohër.”Nga masat e marra, u përcaktua se midis dy shtetasve serb ka ndodhur një përleshje fizike, pas së cilës personi nga Kalishta ka sulmuar fizikisht njërën nga gratë. Pas një alkotesti, të dyve iu gjet përkatësisht 2.21 dhe…

Read More

Mijëra mërgimtarë kanë mbetur të bllokuar në vetura, shpesh pa ujë të mjaftueshëm dhe pa mundësi për të përdorur tualetin, ndërsa përballen me pritje të gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Cilat janë alternativat për t’iu shmangur kolonave?Siç njoftojnë mediat kroate, para pikës kufitare Karasoviqi – Debeli Brijeg është krijuar një kolonë prej rreth 20 kilometrash në anën e Malit të Zi. Mijëra njerëz, mes tyre shumë mërgimtarë nga Kosova, po presin për të hyrë në Kroaci dhe për të vazhduar rrugën drejt Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore.Sipas Autoklubit Kroat, udhëtarët po…

Read More

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar ndikimin e Sunny Hill Festival në promovimin e Kosovës, duke theksuar se festivali është shndërruar në një ngjarje që ka sjellë një imazh të ri për vendin në skenën ndërkombëtare.Përmes një reagimi, Bogujevci ka thënë se në pak vite Sunny Hill është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore, duke e vendosur Prishtinën në hartën e muzikës botërore.“Ajo që nisi nga dashnia e Dua Lipës për vendin e saj, sot është një skenë ku Kosova shihet dhe përjetohet përmes muzikës, kreativitetit dhe talentit që ka për t’i ofruar botës”, ka shkruar…

Read More

E ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është vënë në pikëpyetje pas polemikave të fundit që përfshinë organin qeverisës të futbollit botëror.Presidenti i FIFA-s u përball me kritika të forta pas një propozimi, tashmë të tërhequr, për shitjen e aksioneve të pakicës në një entitet të ri komercial të lidhur me Kupën e Botës dhe garat e tjera të FIFA-s.Infantino e kishte paraqitur planin si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për zhvillimin e futbollit, por ai hasi në kundërshtime të forta nga institucionet më të rëndësishme të futbollit.UEFA e kritikoi publikisht këtë ide, duke…

Read More

Situata epidemiologjike në Gostivar është e qëndrueshme, dhe institucionet kompetente shëndetësore vazhdojnë me monitorim të vazhdueshëm, njofton Ministria e Shëndetësisë.Gjatë 1 gushtit u regjistruan 57 ekzaminime të para të pacientëve, që është një rënie prej tre rastesh krahasuar me ditën e mëparshme, kur u regjistruan 60 ekzaminime. Nuk u regjistruan shtrime të reja në spital në 24 orët e fundit.Sipas të dhënave të Ministrisë, që nga 1 gushti, në Gostivar u raportuan gjithsej 1.041 raste të sëmundjeve infektive, dhe shërbimet shëndetësore kanë përgatitur 734 anketa epidemiologjike.

Read More

Impetigo është një infeksion bakterial shumë ngjitës që prek më shpesh fëmijët, por nuk kursen as të rrituritImpetigo, i njohur në popull edhe si “koret e mjaltit”, është një infeksion bakterial i lëkurës që shfaqet më shpesh te fëmijët, por mund të prekë edhe të rriturit. Te të rriturit haset veçanërisht te personat me sistem imunitar të dobësuar ose te ata që kanë dëmtim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Temperaturat e larta dhe lagështia, karakteristike për verën, krijojnë kushte ideale për zhvillimin e këtij infeksioni. Çfarë është impetigo dhe kush rrezikohet? Impetigo shkakton plagë të vogla, flluska dhe më pas…

Read More

Aktori kanadez, Scott Hylands, i njohur për rolet e tij në serialet Night Heat, Fargo, The X-Files dhe Supernatural, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij, Luke Hylands, përmes një postimi prekës në Instagram.Luke bëri të ditur se babai i tij u nda nga jeta të mërkurën, më 29 korrik, ndërsa familja po përpiqet ende ta përballojë humbjen. “Ti je heroi im i përjetshëm dhe shoku im më i mirë. Gjithmonë e përgjithmonë. Të dua. Mirupafshim babi”, shkroi ai krahas një serie fotografish familjare, shkruan DailyMail. Scott Hylands kishte një karrierë të gjatë disa…

Read More

Tottenhami po shqyrton mundësinë e transferimit të Victor Osimhenit, me sulmuesin e Galatasarayt që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të klubit londinez për repartin ofensiv.Sipas CaughtOffside, Spurs kanë bërë tashmë kontaktet e para, duke vlerësuar një marrëveshje mes 50 dhe 55 milionë funteve, megjithëse Galatasaray kërkon rreth 65 milionë funte për ta lënë të lirë sulmuesin nigerian.Megjithatë, raporti thekson se deri më tani nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare dhe nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes dy klubeve.Trajneri Roberto De Zerbi raportohet se dëshiron të afrojë një sulmues të klasit të lartë, pasi e ardhmja e Richarlisonit…

Read More