- Shefi i prodhuesit të sharrave elektrike STIHL kërkon orë më të gjata pune pa pagesë shtesë
- Nicole Kidman largohet nga Sydney me vajzën e saj, shfaqet elegante në aeroport
- Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
- Arrestimi i shoferit për korrupsion, sqarohen nga Qeveria
- A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
- Netanyahu e quan Katarin “shtet armiqësor”, ndërsa Doha përplaset me Iranin
- Gjermania përgatit “mburojën mbrojtëse” kundër sabotimeve, Berlinin e shqetësojnë sulmet hibride
- Irani sulmon dronin detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit, tensionet me SHBA-në përshkallëzohen
Author: korrektpress
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën “Lyboteni”.Sipas njoftimit të kompanisë, për shkak të zhvillimit të punimeve, gjatë ditës së nesërme në këtë zonë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.KRU “Bifurkacioni” bën të ditur se zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët.Kompania ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/
Ndërsa disa njerëz do të kënaqen me përshtypjen e parë, të tjerë kanë standarde shumë të larta dhe rrallë është e lehtë t’i bindësh. Sipas interpretimeve astrologjike, Bricjapi, Virgjëresha dhe Akrepi janë ndër shenjat që janë më të vështira për t’u bërë përshtypje.BricjapiBricjapët nuk janë të interesuar për premtime të mëdha apo histori spektakolare. Ata i vlerësojnë rezultatet më shumë sesa fjalët dhe do të tregojnë respekt vetëm kur të shohin se dikush është i qëndrueshëm.VirgjëreshaVirgjëreshat i vënë re detajet që të tjerët nuk i vënë re. Nëse po përpiqeni të lini një përshtypje të mirë, ka shumë të ngjarë…
Real Madridi raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Vinicius Juniorit një përqindje të shumës së transferimit të tij nëse vendos t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pasi gjiganti spanjoll synon të shmangë largimin e brazilianit me parametra zero në vitin 2027.Sipas gazetarit Jorge Picon, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar së fundmi një takim me përfaqësuesit e Viniciusit, ku ua kanë bërë të qartë se prioriteti mbetet rinovimi i kontratës së tij. Megjithatë, nëse sulmuesi vendos se e ardhmja e tij është larg “Santiago Bernabeut”, klubi është i gatshëm ta lehtësojë transferimin.Raporti thekson se propozimi i Real Madridit parashikon që 26-vjeçari…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me një filxhan kafe ose diçka të ëmbël, duke besuar se kjo do t’u japë energji të mjaftueshme për të filluar ditën.Megjithatë, ekspertët theksojnë se disa ushqime, nëse konsumohen me stomak bosh, mund të shkaktojnë probleme me tretjen, luhatje të menjëhershme të sheqerit në gjak ose ndjenjë urie vetëm pas një kohe të shkurtër.Më poshtë janë disa ushqime që është më mirë t’i lini për më vonë gjatë ditës ose t’i kombinoni me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.KafeEdhe pse është zgjedhja e parë për shumë njerëz pasi zgjohen, pirja e kafesë me stomak…
Forcat Speciale të Ukrainës kanë njoftuar se kanë kapur dy ushtarë rusë gjatë një operacioni në një zonë pyjore, ku ata ishin fshehur në strehime të kamufluara dhe të fortifikuara.Sipas njoftimit, trupat ukrainase zbuluan dy pozicione të fshehura mirë, të cilat ishin përforcuar nga ushtarët rusë për t’u mbrojtur nga sulmet. Megjithatë, ata nuk arritën të zbulonin afrimin e njësive speciale ukrainase. Operatorët ukrainas hynë në strehime dhe i urdhëruan ushtarët të mos lëviznin. Dy ushtarët rusë u dorëzuan dhe u morën robër pa pasur nevojë për shkëmbim zjarri.Forcat Speciale ukrainase thanë se në kushtet e luftës moderne, ku përdorimi…
Aktori i Hollywoodit, Alec Baldwin, bëri shaka me bashkëshorten e tij, Hilaria Baldwin, në një video të publikuar në Instagram, duke i kërkuar që të bënte edhe një fëmijë. Fillimisht Hilaria, e ulur pranë tij buzë pishinës, bën sikur thotë: “Do të bëja gjithçka për ty”, por kur Alec i përgjigjet me buzëqeshje: “Më lind edhe një fëmijë”, shprehja e saj ndryshon menjëherë nga e lumtur në e habitur, ajo shtyn kamerën dhe largohet. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë komente. Foto: InstagramÇifti është i martuar që nga viti 2012 dhe kanë shtatë fëmijë, ndërsa Alec ka edhe një…
Galatasaray po shton përpjekjet për transferimin e Rafael Leaos nga Milani, ndërsa në operacion mund të luajë rol edhe ish-sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.Sipas raportimeve nga Italia, reprezentuesi portugez kishte bërë të ditur disa herë gjatë verës se ishte i gatshëm të largohej nga “San Siro”, duke konsideruar se cikli i tij me kuqezinjtë kishte përfunduar.Edhe Milani nuk ishte kundër largimit të 27-vjeçarit, por vendosi një kusht të qartë: vetëm shitje përfundimtare. Klubi italian kërkon 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, duke refuzuar çdo formulë huazimi.Edhe pse Fenerbahçe dhe Besiktasi kanë shfaqur interes për Leaon, Galatasaray është skuadra…
Klubi i Superligës së Turqisë, Trabzonspor, ka njoftuar se ka hapur bisedime me Mohamed Salah, me kryetarin e klubit që shpreson të nënshkruajë me sulmuesin egjiptian më së largu deri në fund të javës.Salah u bë lojtar i lirë këtë verë pas nëntë vitesh te Liverpooli dhe emri i tij u bë shumë i kërkuar nga Evropë dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, transferimin e tij si duket e ka rrëmbyer klubi turk, Trabzonspor, i cili ka konfirmuar se Salah do të jetë sot (e mërkurë) në Stamboll për teste mjekësore. “Kanë filluar negociatat në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Mohamed…
Edhe pse vera e këtij viti po sjell temperatura jashtëzakonisht të larta në shumë pjesë të botës, shkencëtarët paralajmërojnë se ajo ende nuk ka arritur nivelet rekord. Sipas tyre, situata mund të bëhet edhe më ekstreme kur fenomeni klimatik El Niño të hyjë në fazën e plotë të zhvillimit. Meteorologët me parashikime të reja: Ndryshime ekstreme, muajt e ardhshëm do të jenë të pazakontë El Niño është një fenomen natyror që shkakton ngrohjen e ujërave sipërfaqësore në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor, duke ndikuar në modelet e erërave, reshjeve dhe temperaturave në të gjithë botën, shkruan ap.Ekspertët paralajmërojnë…
Një takim tre orësh u zhvillua të martën ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje politike.Ndonëse, takimi u tha se u zhvillua në frymë konstruktive nuk pati marrëveshje politike ndërmjet dy liderëve partiakë, gjersa të enjten në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Pas takimit tre orësh ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut pati deklarata nga dy liderët. Kurti pas takimit me Abdixhikun: Takim në frymë konstruktive, por nuk kemi marrëveshje politike me LDK-nëKryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari