Author: korrektpress

Microsoft ka paralajmëruar për një fushatë të organizuar spiunazhi kibernetik, e cila sipas kompanisë lidhet me shërbimet ruse të inteligjencës dhe synon mysafirët e hoteleve, qendrave të konferencave dhe vendeve të tjera publike.Sipas paralajmërimit, objektivat kryesore janë zyrtarët shtetërorë dhe punonjësit e kompanive që udhëtojnë për arsye pune. Pas lidhjes me rrjetin Wi-Fi të hotelit, përdoruesve u shfaqet një njoftim i rremë për përditësimin e shfletuesit ose sistemit operativ.Në vend të përditësimit, në pajisje instalohet një program keqdashës (malware), i cili mund të vjedhë fjalëkalime, dokumente dhe të dhëna të tjera të ndjeshme. Ai gjithashtu mund të regjistrojë çdo tast…

Read More

Lisandro Martinez, qendërmbrojtësi 28-vjeçar, e ka informuar bordin e Manchester United për vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën dhe për t’u larguar nga klubi gjatë këtij afati kalimtar veror. Argjentinasi ka qenë prej kohësh një objektiv për Hansi Flick sepse i përshtatet në mënyrë të përkryer stilit të tij të lojës.Barcelona pozicionohet si klubi kryesor i interesuar për të finalizuar nënshkrimin e tij para se kontrata e tij të skadojë në qershor 2027, në një marrëveshje të vlerësuar nga klubi i Old Trafford në 40 milionë euro.Sipas David Ornstein nga The Athletic, qëndrimi i yllit argjnetinas ka ngjallur…

Read More

Biznesmeni dhe investitori, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me procedurën e nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kompania MABCO Constructions SA, e cila ka qenë pjesë e projektit, nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik me rëndësi…

Read More

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore në rajonin Mindanao, njoftoi Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat.Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.Megjithatë, nuk u dha asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëmtime të infrastrukturës.Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, një nga zonat sizmike më aktive në botë, ku takohen katër pllaka kryesore tektonike.

Read More

Rusia tashmë është në luftë me Perëndimin. Kjo është ajo që udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë për të shmangur detyrimin për të luftuar trupat e Kremlinit në rrugët tona.Nga: Garry Kasparov / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comMe pakon e saj më të fundit të sanksioneve kundër Rusisë, Evropa vazhdon të tregojë se sa reagimi i saj nuk është në hap ndaj kërcënimit në rritje nga Moska. Dokumenti lexohet si një seri negociatash dorështrënguara financiare: një përjashtim për lëkurat e shqarthit, pas kërkesave të Italisë dhe Greqisë – dy blerëset kryesore të gëzofit rus – si edhe një përjashtim për Greqinë që…

Read More

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) prezantoi dy ndryshime të rëndësishme në rregulloret e saj përpara fillimit të sezonit të ri. Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në të gjitha klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.Ndryshimi i parë i referohet kartonëve të verdhë. UEFA ka vendosur të rrisë pragun për pezullimin e parë, kështu që lojtarëve në fazën e ligës tani do t’u duhen katër kartonë të verdhë në vend të tre kartonëve të mëparshëm për të marrë një pezullim prej një ndeshjeje. Çdo pezullim pasues do të vijë pas çdo dy kartonëve të rinj…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj kanë zhvilluar një vizitë pune në komunën e Leposaviqit, me qëllim të evidentimit të gjendjes në terren, identifikimit të rasteve të keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe informimit të qytetarëve për procesin e regjistrimit si konsumatorë të rregullt.Sipas kompanisë, gjatë vizitës janë evidentuar disa parregullsi, për të cilat do të ndërmerren veprimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.Po ashtu, ekipet e KRU “Mitrovica” kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta me banorët, duke i informuar për rëndësinë e regjistrimit si konsumatorë të rregullt dhe duke i udhëzuar…

Read More

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar për vazhdimin e investimeve në projekte infrastrukturore në Komunën e Prishtinës, me vlerë të përgjithshme prej 9 milionë eurosh.Një nga projektet e përmendura është vazhdimi i rrugës “Bajram Bahtiri”, me vlerë totale prej 2.9 milionë eurosh, prej të cilave 1.4 milionë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.Sipas ministrisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë nënshkruar tri marrëveshje për realizimin e projekteve infrastrukturore.Projektet përfshijnë ndërlidhjen e rrugës Kolovicë–Sofali, vazhdimin e rrugës “Bajram Bahtiri” me katër korsi dhe kyçjen në rrethin e Lakrishtës.Nga vlera e përgjithshme prej 9…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje nga vendi, pritja është rreth 30 minuta, ndërsa për hyrje rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht…

Read More

Cristiano Ronaldo ka mahnitur edhe një herë ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi nga garazhi i tij luksoz, ku shfaqet i rrethuar nga disa prej veturave më ekskluzive në botë.Në imazhin e ndarë me fansat, ylli portugez shihet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond dallohen modele të markave prestigjioze si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze që janë pjesë e koleksionit të tij.”Lodrat e mia”, ka shkruar Ronaldo krahas fotografisë, duke iu referuar pasionit të tij të njohur për makinat luksoze. Foto: InstagramPostimi u prit me interes të madh nga miliona ndjekës, të cilët…

Read More