KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku pas vendimit të Speciales: E turpshme dhe e papranueshme!

Çitaku pas vendimit të Speciales: E turpshme dhe e papranueshme!

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë.

Përmes një reagimi, Çitaku e ka cilësuar vendimin si “të turpshëm” dhe “të papranueshëm”, duke shprehur shqetësime për paanshmërinë dhe administrimin e drejtësisë nga kjo gjykatë.

Ajo ka thënë se kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë shtuar pikëpyetjet për punën e Gjykatës Speciale, njofton Klankosova.tv.

“Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka paralajmëruar se, sipas saj, padrejtësisë do t’i përgjigjen me qëndresë, mobilizim dhe veprime konkrete politike, juridike e diplomatike.

Në reagimin e saj, Çitaku ka theksuar gjithashtu se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë dhe se sakrifica e popullit të Kosovës për çlirim nuk mund të njolloset.

“Me çlirimtarët, deri në liri!”, ka përfunduar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.