Author: korrektpress

Është zbuluar kërkesa e pazakontë që Mohamed Salah ia bëri Trabzonsporit pasi ish-ylli i Liverpoolit udhëtoi drejt Turqisë për të finalizuar transferimin te skuadra e Superligës turke.Salah u largua nga Liverpooli pas nëntë vitesh të mbushura me trofe, duke u ndarë me klubin si lojtar i lirë një vit përpara skadimit fillestar të kontratës së tij.Ai u bë zyrtarisht lojtar i lirë më 30 qershor, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, ndërsa raportimet bënin të ditur se kishte zgjuar interesimin e shumë klubeve nga Evropa, Arabia Saudite dhe vende të tjera.Megjithatë, 34-vjeçari vendosi t’i bashkohet Trabzonsporit, duke lënë pas konkurrencën…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka iniciuar konkurs ndërkombëtar për projektimin e zgjerimit dhe riorganizimit të Varrezave të Kryeqytetit.Rama tha se ky projekt synon krijimin e një hapësire dinjitoze për qytetarët, duke marrë parasysh përkatësitë dhe nevojat e komuniteteve të ndryshme.“Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar”, ka shkruar Rama.Ai theksoi se përmes këtij projekti synohet krijimi i hapësirave që respektojnë të gjitha besimet fetare.“Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë…

Read More

Andrej Zhernovski nga LSDM sot ka njoftuar se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terenin për pranimin e propozimit francez.”Të dashur qytetarë, po përgatitet terreni për pranimin e propozimit francez. Informacionet tona nga Brukseli thonë se qeveria Mickoski tashmë është pajtuar për këtë, dhe këto janë sinjale të qarta që kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”, tha në konferencën e sotme për shtyp para Qeverisë, anëtari i Këshillit Drejtues të LSDM-së, Andrej Zhernovski.Ai beson se Qeveria po përpiqet të krijojë një strategji për ta paraqitur si fitore atë që deri dje, siç thotë ai, ishte gënjeshtër dhe tradhti e…

Read More

Në vazhdën e përpjekjeve për marrëveshje politike, sot pritet të takohen sërish kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Telegrafi mëson se takimi i radhës Kurti-Abdixhiku pritet të zhvillohet sot. Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe të martën, në një takim tre orësh, por që nuk rezultoi me marrëveshje. Pas takimit të së martës, liderët partiakë theksuan se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, takimi është zhvilluar në frymë konstruktive. Ndryshe, të enjten, më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Read More

Kur njerëzit e hershëm pikturuan muret e shpellave, ata filluan të zbulonin se kush ishin në të vërtetë: mendjet tona dolën nga imazhet tona.Nga: J. F. Martel / aeon.co Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.comNë vitin 1940, thashethemet për kalime të fshehta drejt një saraji të vjetër i joshën katër djem adoleshentë të futeshin në një vrimë në tokë pranë fshatit Montinjak në jugperëndim të Francës. Në vend të një tuneli të mbushur me ar, ata gjetën një varg dhomash natyrore të stolisura me piktura të mrekullueshme: kuaj dhe drerë, dhi të egra dhe dema, të ruajtura pothuajse në mënyrë të…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe moskallëzim krimi.Hetimet për këtë procedim penal kanë nisur në vitin 2025, pas zbulimit të aktivitetit të paligjshëm “call center” në një ambient në rrugën Zalli, në Selitë. Gjatë kontrollit të kryer nga autoritetet në katin e dytë të objektit, u gjetën të akuzuarit së bashku me persona të tjerë, teksa kryenin telefonata në poste pune.Sipas njoftimit të Prokurorisë shtetasit K.S. dhe F.K. merreshin me rekrutimin…

Read More

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan. Arrestimi i tyre ka ardhur pas dy operacioneve kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm. Policia bën me dije se ata u arrestuan në aksin Librazhd-Elbasan.Në operacionin e parë u arrestua një 22-vjeçar i cili po transportonte 14 emigrantë. Në rastin e dytë u arrestuan dy të rinj të tjerë të cilët po transportonin 10 emigrantë. 23-vjeçari i arrestuar rezulton se po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Policia ka sekuestruar dy mjetet e përdoruara për transportimin e emigrantëve.“DVP Elbasan/Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, 2 operacione të njëpasnjëshme kundër dhënies…

Read More

Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha sot se të gatshëm që t’i formojnë institucionet e Kosovës dhe të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Ai u shpreh se sot apo nesër pritet të takohen me Kurtin, teksa shtoi se janë gati ta votojnë edhe presidentin, raporton kp.“Sipas të gjitha gjasave, sot apo nesër pritet të kemi takim me Kurtin. Besojmë se në parim do të arrijmë një marrëveshje dhe të vazhdojmë tutje. Për ne nuk është interesant kushti, por është shumë domethënëse që sa më parë t’i formojmë institucionet e Kosovës. Gjithsesi që jemi…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në fshatin Penkovë, në bashkinë Selenicë.Mësohet se, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe situata paraqitet problematike, ndërsa për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara.Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse po mobilizohen për të ndërhyrë në terren dhe për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri rrezikon banesa apo objekte të tjera pranë zonës së përfshirë.Ndërkohë, zjarri ka rrezikuar 2 vila, të cilat janë djegur në ambientet e jashtme të tyre.

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha sot kanë qëndruar në Mitrovicë për të parë nga afër punimet në projektin për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që do të lidhë Zhabarin me Gushacin, e cila do të rrisë sigurinë dhe do t’u mundësojë organeve të rendit qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të dyja anët.Kurti në një postim në Facebook shkruan se kjo urë përbën një investim të rëndësishëm infrastrukturor, i cili do të përmirësojë ndërlidhjen e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Lexoni të plotë…

Read More