- Kuvendi, presidenti dhe Kushtetuesja në horizont – 9 shtatori vendimtar për krizën politike
- Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen të afërt gjatë mbrëmjes në Venecia
- Mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 31°C
- WhatsApp heq një opsion të njohur – çfarë duhet të ndryshoni në cilësime për të mos humbur llogarinë
- Hardh Fest tejkalon të gjitha parashikimet, policia bllokon përkohësisht hyrjen kryesore për shkak të numrit të madh të njerëzve
- Hartat e botës nuk janë perfekte – ja çfarë paraqesin saktë dhe çfarë shtrembërojnë
- Peceta historike, këpucët e rekordit dhe fanellat e Botërorit: Thesaret e Messit
- Jessica Alba mahnit me bikini gjatë pushimeve në Itali me të dashurin 12 vite më të ri
Author: korrektpress
Bashkëpunimi profesional mund të hapë mundësi të reja, të sjellë zgjidhje më të mira dhe të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit. Me këtë synim, Alba Health bashkon organizatat Spitex, profesionistët e pavarur dhe institucionet e kujdesit në një rrjet të përbashkët në Zvicër.Përmes kësaj hapësire profesionale, anëtarët mund të krijojnë kontakte, të shkëmbejnë përvoja dhe të zhvillojnë partneritete që u përgjigjen nevojave reale të sektorit. Rrjeti mundëson ndarjen e njohurive, diskutimin e sfidave të përditshme dhe krijimin e bashkëpunimeve me vlerë.Alba Health synon të ndërtojë një komunitet ku profesionistët e kujdesit nuk veprojnë të izoluar, por mbështeten nga përvoja,…
Kryetari i Komunës në Han të Elezit Mehmet Ballazhi ka njoftuar se është mbajtur me sukses Panairi Tradicional, aktivitet që mblodhi 15 prodhues dhe fermerë vendorë, të cilët prezantuan produktet e tyre cilësore, duke promovuar potencialin e bujqësisë dhe prodhimit lokal.Panairi u organizua me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore, krijimit të lidhjeve më të forta ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve, si dhe inkurajimit të qytetarëve për të konsumuar produkte të freskëta dhe cilësore nga fermerët e komunës.Në kuadër të aktivitetit u vlerësua kontributi i prodhuesve pjesëmarrës, ndërsa falënderime iu adresuan edhe qytetarëve që vizituan panairin, si dhe partnerëve LAB –…
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit S.M., i dyshuar për veprën penale të grabitjes.Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, pranë hyrjes së banesës së të dëmtuarit A.M.“Me përdorimin e një thike dhe duke e kanosur, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka marrë të dëmtuarit 50 euro”, thuhet në vendimin e Gjykatës, duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë.Sipas përshkrimit të rastit, i…
Temperaturat e larta të verës i bëjnë punët e përditshme të shtëpisë, veçanërisht hekurosjen e rrobave, të vështira për shumë njerëz. Përveçse kërkon kohë, ndezja e hekurit e ngroh edhe më shumë dhomën, prandaj shumë njerëz kërkojnë mënyra më të thjeshta për të rifreskuar dhe organizuar gardërobën e tyre.Nuk është gjithmonë e nevojshme të përdorni hekur për të hequr rrudhat nga rrobat. Një truk i thjeshtë me disa përbërës mund t’ju ndihmojë që rrobat tuaja të duken përsëri të pastra, veçanërisht në ditët kur doni të shmangni nxehtësinë shtesë.Gjithçka që ju nevojitet është pak ujë dhe zbutës rrobash. Përzieni një…
Dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas në aeroportin e Leipzigut. Bllokim disa orë gjatë natës i aeroportit.Sipas një zëdhënësi të NATO-s, në aeroportin e Lepzigut është eliminuar një dron në afërsi të një avioni ukrainas. Sipas informacioneve nga burime të sigurisë, të publikuara në mëngjes, në dron ishte montuar një mjet shpërthyes me detonator.Sipas burimeve të sigurisë, Policia Federale Gjermane e ka neutralizuar lëndën shpërthyese, e cila ndërhyri në orët e para të mëngjesit në vendngjarje. Siç del nga një raport konfidencial i policisë për situatën, në pajisje ishte vendosur një “masë e panjohur”, e cila mund të…
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës kanë hyrë në një fazë delikate.Kontrata aktuale e brazilianit skadon më 30 qershor 2027 dhe, nga frika se mund ta humbasin falas pas një viti, drejtuesit madrilenë kanë intensifikuar përpjekjet për ta bindur të firmosë marrëveshje të re. Megjithatë, kërkesat e larta financiare të lojtarit po e bëjnë procesin gjithnjë e më të vështirë.Sipas gazetarit Tono García në emisionin “El Larguero”, ish-drejtori sportiv dhe legjenda e Real Madridit, Pedja Mijatovic, është skeptik për mundësinë e rinovimit.“Në këtë fazë të verës, me…
BDI sot ka akuzuar qeverinë se po çon vendin drejt një vale të re shtrejtimesh.”Brenda më pak se një muaji, çmimi i dizelit u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër. Plot 17 denarë më shumë, ose rritje prej 20,6%. Rritja në Maqedoninë e Veriut është afërsisht katër herë më e madhe se rritja mesatare e evidentuar në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krahasueshme.Këtë rritje qytetarët do ta paguajnë shumëfish. Dizeli prej 99,5 denarësh nënkupton transport më të shtrenjtë, ushqime më të shtrenjta, kosto më të larta për bujqit dhe bizneset, si dhe presion të ri mbi…
Gjesti ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish dhe videosh në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur disa nga momentet më të veçanta të kohëve të fundit. Mes tyre bie në sy edhe një fotografi me të atin, e realizuar gjatë pushimeve.Krahas imazheve, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga publiku. Foto: Instagram“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë. Jam munduar t’i mbledh sado pak disa nga momentet e mia, vetëm për ju. Shpresoj t’i shijoni”, u shpreh ai.Tutje tha: “Faleminderit nga zemra për çdo…
Komuna e Dragashit ka reaguar lidhur me vështirësitë e krijuara ditëve të fundit me furnizimin me ujë të pijshëm në qytezën e Dragashit, duke thënë se situata është ndikuar nga rritja e konsumit, temperaturat e larta dhe rënia e prurjeve në lumin Radeshë.Në një komunikatë për opinionin, Komuna ka thënë se i mirëkupton shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa ka bërë të ditur se kryetari Bexhet Xheladini ka angazhuar nënkryetarin Vetim Ramadani për koordinimin e veprimeve për menaxhimin e situatës.“Dëshirojmë të sqarojmë se kjo situatë nuk është shkaktuar me qëllim dhe as si pasojë e neglizhencës institucionale”, thuhet në komunikatën…
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.Ai ka tri orë që ndodhet në Prokurori.Aliu po intervistohet në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje, raporton Kp.Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari