- Moti në Shqipëri
- Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në program
- Trump: Zelensky and Putin ‘hate each other’, this is hindering peace
- Trump: Zelensky dhe Putin “e urrejnë njëri-tjetrin”, kjo po pengon paqen
- Moti në Kosovë, ditët do të vazhdojnë të jenë të nxehta – netët kanë filluar të freskohen
- Komediani Russell Howard zbulon se i ka vdekur i biri: Familja jonë ka ndryshuar përgjithmonë
- TikTok sjell komente me zë dhe anketa të thjeshtuara
- How could the US-Iran war end?
Author: korrektpress
Një shofer në Sunshine Coast të Australisë mbeti i habitur kur zbuloi se kishte një “udhëtar” të pazakontë në automjetin e tij – një gjarpër i madh që ishte fshehur në ndarjen e dorezave të veturës.Për kapjen e zvarranikut u thirrën profesionistët nga Sunshine Coast Snake Catchers 24/7, të cilët u përballën me një situatë të pazakontë gjatë ndërhyrjes. Gjarpri ishte futur në një hapësirë të ngushtë të makinës, duke e bërë nxjerrjen e tij një proces të kujdesshëm. See on Instagram Ekspertët e kapjes së gjarpërinjve në këtë zonë shpesh përballen me raste ku gjarpërinjtë hyjnë në automjete, garazhe…
Barcelona e konsideron tashmë të pamundur transferimin e Julian Alvarezit, pasi Atletico Madridi ka refuzuar kategorikisht ta shesë sulmuesin argjentinas.Sipas gazetarit Matteo Moretto të Radio MARCA, katalunasit paraqitën një ofertë prej 100 milionë eurosh për 26-vjeçarin, por ajo u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e Atleticos, të cilët nuk kanë ndërmend të negociojnë me rivalët e tyre në La Liga.Për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, udhëtoi në Madrid, ku zhvilloi një takim me agjentin e Julian Alvarezit. Megjithatë, qëndrimi i palëkundur i Atleticos bëri që Barcelona ta konsiderojë transferimin të mbyllur. Kampionët e Spanjës…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e vendit në Kroaci, Shqipëri dhe Mal të Zi.Vendimet për lirimin e tyre nga detyra janë publikuar në dekrete të veçanta presidenciale, raporton Evropska Pravda.“Sipas dekretit nr. 709/2026, nga posti është shkarkuar Vasyl Kyrylych, ambasador i Ukrainës në Kroaci. Me dekretin nr. 710/2026, Zelensky i ka dhënë fund mandatit të Volodymyr Shkurov, i cili shërbente si ambasador në Shqipëri që nga prilli i vitit 2020. Me dekretin nr. 711/2026 është përfunduar edhe mandati diplomatik i Oleh Herasymenkos si ambasador në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.Këto ndryshime vijnë pasi më 3 gusht,…
Kitaristi i njohur shqiptar, Flamur Prapashtica, do të jetë pjesë e projektit ndërkombëtar muzikor “United Song”, një iniciativë që synon të bashkojë artistë dhe krijime muzikore nga vende të ndryshme në një platformë të përbashkët.Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e projektit, të cilët kanë njoftuar gjithashtu se me rastin e lansimit të faqes zyrtare të “United Song” në Facebook, do të publikohen informacione, përditësime dhe materiale muzikore nga artistët pjesëmarrës.Publiku është ftuar të ndjekë zhvillimet përmes rrjeteve sociale dhe të shënojë në kalendar datën 21 shtator 2026, kur do të bëhet prezantimi zyrtar i projektit.Pjesëmarrja e Flamur Prapashticës…
Sipas gazetarit Sergi Valentin, Jose Mourinho është i tërbuar me drejtuesit e Real Madridit për mënyrën se si e kanë menaxhuar negociatat për transferimin e Rodrit.Rodri fillimisht ishte i gatshëm t’i bashkohej Real Madridit, por drejtuesi i skautimit të klubit, Juni Calafat, e bindi Florentino Perezin që të tentonte të negocionte një çmim më të ulët për transferimin e mesfushorit.Kjo vonesë rezultoi fatale për madrilenët, pasi i dha mundësi trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, dhe drejtorit sportiv Deco, që të ndërhynin dhe ta bindnin Rodrin të merrte në konsideratë kalimin në “Camp Nou”.Sipas burimit, Real Madridi humbi një marrëveshje që…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me nevojën për një dakordim sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit të vendit.Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “Krejt ose hiç”, duke aluduar në situatën aktuale politike dhe bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”, ka shkruar Haradinaj.Reagimi i tij vjen pasi Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e…
Mesfushori shqiptar Adrion Pajaziti ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Hajduk Split ndaj Zalgiris.Ylli shqiptar e realizoi golin e tretë të kroatëve, të cilët fituan me rezultat të thellë prej 2-6.Me një goditje të bukur, ku e preu topin për mrekulli – Pajaziti e dërgoi në korner të rrjetës për ta lënë portierin të shtangur.FK Zalgiris 1-3 HNK Hajduk SplitAlbanian Adrion Pajaziti with the sensational goal #UECL pic.twitter.com/5Rw23oYr6F— SJT (@SJTXQJT) August 6, 2026 Përndryshe, me këtë fitore të thellë Hajduk Spliti mund të themi se me një “këmbë” është në finalen e Ligës së Konferencës./Telegrafi/
Sulmuesi brazilian Vinicius Jr. ka arritur marrëveshje për një kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në Santiago Bernabéu deri në vitin 2032.26-vjeçari kishte hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe së fundmi kishte tërhequr interesimin e Arsenalit. Megjithatë, Real Madridi njoftoi të enjten se të dyja palët kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshjes deri më 30 qershor 2032.”Vinicius Jr. është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në një nga periudhat më të suksesshme në historinë tonë”, thuhej në komunikatën e klubit madrilen.Bisedimet për kontratën e re kishin…
Ylli i TikTok, Sydney Towle, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një beteje me kancerin. Familja e saj e njoftuan këtë lajm të trishtueshëm në rrjetet sociale.”U prehsh në paqe, Sydney Elizabeth Towle. 15 nëntor 1999 – 5 gusht 2026. Një rreze e pashtershme dielli. Bijë, motër dhe mike për shumë njerëz”, shkruhej në foton e saj.Vëllai i saj, Austin Towle, shkroi në TikTok se ajo ishte motra më e mirë ndonjëherë. Sydney u diagnostikua me kolangiokarcinoma, një formë e rrallë e kancerit të kanalit biliar, në moshën 23 vjeç. View this post on Instagram A post shared by…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin në rastin “Talir 2”, që lidhet me ndërtimin e selisë së OBRM-PDUKM‑së, u shpall aktgjykim lirues.Nga Prokuroria informuan se prokurori kompetent e ka pranuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë.Para më pak se një muaji, Gjykata Penale solli aktgjykim lirues për ish‑kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së OBRM-PDUKM-së. Gjatë arsyetimit të aktgjykimit, gjyqtarja Daniela Aleksovska‑Stojanovska theksoi se vendimi rrjedh nga ndryshimet e Kodit Penal të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari