- Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm
- “Mbretëresha e kriptove”, një nga gratë më të kërkuara nga FBI – e zhdukur që nga viti 2017
- Bozhinovska: Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
- Boban zbulon katër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk e përfshin Real Madridin
- Cilat janë shenjat që po plakeni, disa ndryshime fillojnë shumë më herët nga sa mendoni
- Shtëpia e Bardhë i kthen politikat e Trumpit në lojëra online
- Pas 28 vitesh, gjendet unaza e humbur në fund të liqenit të New Yorkut – i dorëzohet pronares
- Man City ofroi 100 milionë euro për yllin e Bayernit, por u refuzuan nga lojtari
Author: korrektpress
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si mbeturina, por do të përdoren për ndërtimin e një parku të ri motorik në Vodno, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.Ai theksoi se, përveç sanimit të pasojave të motit të keq, qëllimi është që nga dëmet të krijohet vlerë e re për qytetarët. Trungjet e shëndosha nga drunjtë e rrëzuar do të shndërrohen në pajisje natyrore për parkun motorik, i cili do të mundësojë zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, saktësisë dhe përgatitjes fizike.Hapësira e re do të jetë…
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Javier “Chicharito” Hernandez, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke insistuar se ylli portugez nuk duhet të konsiderohet si një futbollist arrogant.Duke folur për ish-bashkëlojtarin e tij, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes te Manchester United, Hernandez ka lavdëruar karakterin, profesionalizmin dhe mentalitetin fitues të Ronaldos, duke theksuar se vetëbesimi i tij shpesh është keqinterpretuar.“Nuk e kam menduar kurrë se Cristiano ishte arrogant. Ai është një person i jashtëzakonshëm, shumë njerëzor dhe shumë modest”. “Ai gjithmonë ka shkuar kundër rrymës dhe ishte i gatshëm të luftonte për ata që ishin…
Leo ka publikuar në YouTube projektin e tij më të ri muzikor me titull “DON”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut jo vetëm për muzikën, por edhe për rikthimin e tij në krah të Lelës.Pas aludimeve dhe sinjaleve të ditëve të fundit, videoklipi i ri duket se ka konfirmuar gjithçka. Lela shfaqet në klipin e këngës, duke i dhënë fund spekulimeve se dyshja kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi lidhjes së tyre.Një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat është edhe një prej vargjeve të këngës, ku Leo këndon: “Zemra mu…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.Në një deklaratë për media, LDK ka paralajmëruar se mosrespektimi i afatit mund ta çojë vendin drejt, siç e ka cilësuar partia, “paqartësisë kushtetuese” dhe mungesës së legjitimitetit institucional.“Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”, thuhet në deklaratën e…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në Mitrovicë të Veriut janë gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset të kanalizimit.Gjatë kontrollit të pusetës, policët kanë hasur në një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime teksa pas nxjerrjes së saj janë gjetur: pesë kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, dy gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion, një rrip ushtarak, katër çanta mbajtëse për karikatorë, një çantë mbajtëse për radio-lidhje, dy çanta ushtarake për municion dhe një palë doreza, njofton Dukagjini. Në një puset në Mitrovicë të Veriut,…
Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, do të vazhdojë nesër, më 8 gusht, në orën 11:00, në sallën plenare.Procesi i konstituimit mbeti i papërfunduar në seancën e parë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.Kurti deklaroi se, për të ecur përpara me konstituimin e institucioneve, duhet të arrihet një zgjidhje politike edhe për çështjen e presidentit, në mënyrë që më pas të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.Seanca e së shtunës pritet të tregojë nëse partitë…
Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar pamje nga arrestimi i J.R., të dyshuarit të fundit për krime lufte, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit.Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, paraburgimi ndaj J.R. është caktuar më 3 gusht dhe do të zgjasë një muaj.“Pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, J.R., të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në njoftim.Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë thënë se do të vazhdojnë hetimet lidhur me rastet e krimeve të luftës.“Prokuroria Speciale dhe…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar të premten me agjentin e Roony Bardghjit, Christian Emile, për të finalizuar largimin e sulmuesit anësor suedez, raporton Diario SPORT.Bardghji pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ në kërkim të më shumë hapësirave dhe minutave, pasi në krahun e djathtë të sulmit përballet me konkurrencën e fortë të Lamine Yamalit, i cili aktualisht konsiderohet titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Hansi Flickut.Pavarësisht se nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur në ndeshje zyrtare, 20-vjeçari suedez ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik i Barcelonës falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij në stërvitje.Barcelona…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e shkel me qëllim Kushtetutën e Kosovës, në zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit.Sadiku, përmes një reagimi, u është drejtuar edhe deputetëve të pranishëm në seancë, duke thënë se heshtja e tyre nënkupton, sipas tij, pranimin e shkeljeve kushtetuese.“Dmth, Vetëvendosja me paramendim po e shkel Kushtetutën e këtij vendi. Të gjithë deputetët që jeni aty, mbajeni mend mirë këtë ditë. Me heshtjen tuaj, jeni duke e pranuar këtë. Jeni duke e pranuar rrënimin e institucioneve të këtij shteti”, ka shkruar Sadiku.Ai ka paralajmëruar se, sipas tij, kjo…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, të shpallet person i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës.Në një reagim në Facebook, Sveçla tha se vendimi është marrë bazuar në deklaratat publike të Luçiq, të cilat, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.“Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari