Arsenali ka mbyllur me sukses marrëveshjen me mbrojtësin holandez, Jurrien Timber, për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031.
Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, palët kanë rënë dakord për një marrëveshje të re afatgjatë, e cila e zgjat qëndrimin e futbollistit holandez në “Emirates Stadium” edhe për katër vjet e gjysmë të tjera, shkruan IndeksOnline.
Timber është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm në prapavijën e “Topçinjve”, ndërsa tani pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit londinez për ta bërë gjithçka publike. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

