Author: korrektpress

Futbollisti argjentinas Enzo Fernandez po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Chelsea gjatë verës, në një moment pasigurie të shtuar lidhur me të ardhmen e tij në Londër dhe projektin sportiv të klubit. Sipas raportimeve, situata aktuale dhe mungesa e progresit në negociatat për rinovimin e kontratës kanë nxitur interesimin e disa klubeve të mëdha ndërkombëtare, ndërsa dëshira e lojtarit për të garuar në Ligën e Kampionëve mbetet një faktor vendimtar në zgjedhjen e tij të ardhshme.Klubi saudit Al Ittihad ka shfaqur interes të fortë për mesfushorin dhe po përgatit një ofertë të jashtëzakonshme që raportohet të arrijë deri në…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një intervistë në TV Alfa, theksoi se RMV është nga vendet e para në Evropë që zbaton ulje të taksave për karburantet, duke shtuar se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara.”Përpiqem që, në bazë të atyre informacioneve të cilat i kam dhe i marr nga ana e institucioneve, t’i parashikoj sfidat dhe me propozimet e mia të dal para kolegëve në Qeveri për të debatuar dhe për të nxjerrë zgjidhje, dhe ato zgjidhje duhet të jenë në drejtim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në…

Read More

Pentagoni me siguri e di se ka marrë fund epoka e mbështetjes vetëm në armë të sofistikuara dhe të shtrenjta.Nga: Damir Marusic / The Washington Post Përkthimi: Telegrafi.comTre javë pas fillimit të Operacionit Furia Epike [Epic Fury], është e qartë se arma përcaktuese e luftës është ajo që po përdor armiku. Droni i lirë dhe vdekjeprurës Shahed i Iranit, i cili tashmë ka dëshmuar efektivitetin e tij shkatërrues kur është përdorur nga Rusia për të mbingarkuar mbrojtjen ukrainase, ka sjellë përfitime edhe për Iranin. Shahed-ët nuk do ta fitojnë luftën për Teheranin. Fuqia e zjarrit është aq e pabalancuar në…

Read More

Në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Tuberkulozit. Autoritetet shëndetësore njoftojnë për një ulje të rasteve, por theksojnë se koha optimale për dyshim, diagnostikim dhe trajtim është ende nga 7 deri në 14 ditë. Megjithatë, tuberkulozi mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në vend.Përgjatë vitit të kaluar 517 persona janë diagnostikuar me tuberkuloz, numër që cilësohet se shënon në rënie krahasuar me vitet paraprake. Ndërkohë që zyrtarisht nga viti 2000 janë evidentuar rreth 20 mijë pacientë të trajtuar nga kjo sëmundje që prek të gjitha grupmoshat.“Tuberkulozi nuk njeh shkaktarë specifik, sigurisht gjendje e ulët ekonomike, ndikimet sociale, krizat…

Read More

Një milici pro-iraniane në Irak ka postuar një video një minutëshe që tregon dronë që fluturojnë mbi një instalim amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.Në videon e gjeolokuar nga CNN, një dron shihet duke fluturuar ulët mbi kompleksin që strehon Qendrën e Mbështetjes Diplomatike të SHBA-së në Bagdad përpara se t’i afrohet një sistemi radari dhe ta godasë atë, duke shkaktuar një shpërthim. Një sistem radari mund të shihet në të njëjtin vend të sulmit në imazhet satelitore të shqyrtuara nga CNN.Pak çaste më vonë, një dron i dytë fluturon mbi bazën dhe i afrohet një helikopteri Black Hawk. Videoja…

Read More

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve për pacientët në institucionet shëndetësore lokale.Sipas njoftimit, donacioni përfshin shtretër, joga ortopedike, karroca për pacientë si dhe pajisje të tjera ndihmëse, të cilat do të vendosen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantën e Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.“Këto pajisje do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët”, thuhet në njoftimin e komunës.Autoritetet komunale kanë vlerësuar se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e…

Read More

Filmi “Spider-Man: Brand New Day” vazhdon të arrijë suksese historike, dhe prova më e fundit e popullaritetit të tij vjen përmes shifrave rekord të shikueshmërisë së trailer-it.Më 17 mars, Sony publikoi një trailer për aventurën e re të Spider-Man me protagonist Tom Holland.Në vetëm katër ditë, videoja arriti një miliard shikime, duke u bërë traileri i parë i filmit në histori që kalon këtë moment historik.Sipas të dhënave nga WaveMetrix, aktualisht ka 1.1 miliardë shikime (gjithsej në të gjitha platformat), duke e forcuar më tej statusin e tij si traileri i filmit më i shikuar i të gjitha kohërave.Në 24…

Read More

Udhëtarët që kalonin nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias të hënën mund të kenë pritur radhë të gjata sigurie. Por radha më e gjatë ishte bërë nga biftekë djathi.Organizatorët thonë se arritën një Rekord të ri Botëror Guinness për radhën më të gjatë të sandviçëve me biftek djathi, me 1,291 të rreshtuar brenda një salle nisjesh për të shënuar Ditën Kombëtare të Biftekut me Djathë. Shfaqja e tejkaloi shumë rekordin e mëparshëm prej 500 sandviçësh, transmeton Telegrafi.”Ne kërkuam rekordin botëror për biftekun me djathë më të gjatë në histori” ,tha Clarence LeJeune i MarketPlace PHL, një kompani që operon koncesione aeroportesh.…

Read More

Popeyes Kosova vjen me një sandwich të ri – Voodoo Sandwich, një kombinim që tërheqë vëmendjen e adhuruesve të shijeve më të forta dhe të dallueshme.Sandwich-i përbëhet nga brioche bun i butë, fileto pule krokante, salcë Voodoo, qepë të njoma (spring onions) dhe pickles, duke krijuar një kontrast mes teksturës crunchy dhe elementeve më të freskëta. Në ofertë vjen në dy versione – mild dhe spicy – duke u përshtatur me preferencat e ndryshme të konsumatorëve. View this post on Instagram A post shared by Popeyes Kosova (@popeyes_ks)Ky produkt i ri vjen si pjesë e zgjerimit të menusë së Popeyes…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë shtetasi i huaj që ishte i hospitalizuar në QKUK që nga data 09.03.2026.Në raportin policor bëhet e ditur se viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read More