KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Ambasadorja e Kosovës, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Nadezda Goryczkova, ku është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Çekisë, shkruan Telegrafi.

Diskutimet u fokusuan veçanërisht në fushat e konservimit, restaurimit dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Republika Çeke ka një traditë të gjatë institucionale dhe profesionale në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa përvoja e saj shihet si mundësi për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e praktikave të institucioneve të Kosovës në këtë sektor./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.