- Ministri izraelit për palestinezët në Gaza: Duhet t’i dëbojmë në çdo mënyrë të mundshme
- Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores
- Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
- Publikohet videoja e përleshjes fizike mes Jozit dhe Edit në Tiranë
- Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës
- Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
- Meriton Korenica ka tri oferta – gjiganti rumun e pranon publikisht sa ka ofruar
- Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Tearcës dhe Jegunovcës
Author: korrektpress
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj disa fotomontazheve të krijuara përmes inteligjencës artificiale, të cilat paraqiten kinse si reagime të mediave serbe dhe Marko Gjuriq për veprimin e djeshëm të deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Xhemaili ka theksuar se këto materiale përmbajnë edhe gabime evidente, përfshirë datën dhe emrin e Prishtinës, ndërsa ka vënë në dukje se e njëjta fotografi është shpërndarë edhe nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një…
Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore e kanë privuar nga liria D.V. (41) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin me 2,13 promilë alkool në gjak dhe pa patentë shoferi.“Gjatë kontrollit të realizuar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Opel”, me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast i janë matur 2,13 promilë alkool në gjak, ndërsa automjetin e drejtonte edhe pa poseduar patentë shoferi. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij…
Tottenhami ka hapur një tjetër front në afatin kalimtar për repartin ofensiv, edhe pse aktualisht prioritet mbeten dy objektiva të tjerë.Tottenhami ka zhvilluar kontakte joformale për Omar Marmoush, sulmuesin 27-vjeçar të Manchester Cityt, duke e mbajtur emrin e tij në listën e alternativave për përforcimin e repartit ofensiv gjatë kësaj vere. Megjithatë, për momentin Savinho dhe Cody Gakpo mbeten dy objektivat kryesorë të klubit londinez. Interesi për Marmoush nuk ka kaluar ende në fazën e negociatave konkrete. Tottenhami ka marrë informacion mbi situatën e egjiptianit dhe dëshiron të jetë i përditësuar në rast se rrethanat ndryshojnë gjatë javëve të fundit…
Kosova do të përballet me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë.Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa dita më e nxehtë pritet të jetë e marta dhe e mërkura.Lexoni më poshtë parashikimin e motit prej datës 10–14 gusht 2026:E hënë, 10 gusht 2026Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius. Era do të…
Reflekset e ngrohta imitojnë pikërisht mënyrën si dielli i ndriçon flokët pas një dite në plazhFlokët brune me tone më të ngrohta dhe më të buta, të krijuara përmes fijeve të arta, karamel dhe bakri që duken natyrale, janë një nga tendencat kryesore të këtij sezoni. Ky është një zgjedhje ideale për ato që nuk duan ta ndryshojnë plotësisht ngjyrën e tyre brune, por dëshirojnë t’i japin pak më shumë ngrohtësi.Meqë bëhet fjalë për fije të lehta që ngjajnë me ato që krijon dielli natyrshëm në flokë, ky trend fokusohet te shkëlqimi dhe pamja sa më natyrale.Duke qenë se shumë…
Marc Bernal mbetet pjesë e planeve të Barcelonës, pavarësisht konkurrencës së shtuar në mesfushë dhe interesimit nga klubet e mëdha evropiane.Mbërritja e mundshme e Rodrit, 30 vjeç, te Barcelona mund të ndikojë në hapësirat e Marc Bernal, 19 vjeç, në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick. Të dy lojtarët luajnë në një pozicion të ngjashëm dhe ardhja e mesfushorit spanjoll do të shtonte ndjeshëm konkurrencën për një vend në formacion. Bernal, një produkt i akademisë së Barcelonës, arriti të fitonte gradualisht më shumë minuta gjatë sezonit, pasi u rikuperua nga dëmtimi i rëndë në gju që e kishte mbajtur për…
Materialet natyrale, ngjyrat neutrale dhe teksturat e pasura mund ta bëjnë hapësirën e jashtme më elegante, por edhe më të ngrohtë e komodeKur zgjidhni mobilie për ambientet e jashtme, nuk është e nevojshme të ndiqni çdo trend të momentit. Një zgjedhje më e mirë është të fokusoheni te dizajni i thjeshtë, materialet cilësore dhe ngjyrat që mund t’i përshtatni lehtësisht me pjesën tjetër të hapësirës.Tonet e tokës, format organike dhe materialet natyrale si druri, metali dhe tekstilet krijojnë një pamje elegante, por njëkohësisht të ngrohtë dhe të këndshme për të qëndruar. Zgjidhni mobilie që ju ftojnë të qëndroni më gjatë…
Më 09.08.2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi.Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë origjinë nga vepra penale.Më 08.08.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshka”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.Gjatë veprimeve zyrtare, tek D.M. janë gjetur dhe konfiskuar sasi…
Izraeli ka hedhur poshtë planin e fundit të SHBA-së për të ecur drejt fazës tjetër të paqes në Gaza, duke kërkuar çarmatimin e plotë të Hamasit përpara se të tërhiqen forcat izraelite.“Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit.Ai deklaroi se ushtria izraelite “nuk do të tërhiqet fare derisa Hamasi të çarmatoset vërtet dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet kundër forcave dhe qytetarëve”.“Dhe kur them çarmatosni Hamasin, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda, të gjitha armët. Dhe ne po flasim për çarmatim…
Ariana Grande ka marrë mbështetje publike nga vëllai i saj, Frankie Grande, mes vëmendjes së shtuar ndaj shëndetit dhe humbjes së saj të dukshme në peshë.Frankie, 43 vjeç, ndau në Instagram pamje nga koncerti i fundit i Arianës në Çikago dhe i kushtoi asaj një mesazh të ndjerë: “Familje përgjithmonë. Do të të mbështes deri në fund të kohës. Jam shumë krenar për ty dhe shumë i lumtur për ty”. Ai ishte i pranishëm së bashku me nënën e tyre, Joan Grande, në shfaqjen e Arianës në United Center. “Ishte një natë magjike. Ti je magjike. Ti je gjithçka për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari