Taylor Swift nuk arriti ta përmbante të qeshurën gjatë monologut hapës të ndarjes së çmimeve Country Music Awards (CMA), kur yjet Lainey Wilson dhe Brad Paisley bënë shaka për dasmën e saj të korrikut me Travis Kelce.
Wilson dhe Paisley dolën në skenë në fillim të ceremonisë, e cila u mbajt të mërkurën mbrëma në Nashville. Paisley tha:
“Lainey, duhet të flasim për lajmin më të madh të vitit. Dikush u martua. Një këngëtare bionde dhe një futbollist. Një ngjarje shumë e madhe”, transmeton Indeksonline.
“Faleminderit që e kujtove, vërtet u martova”, u përgjigj Wilson, duke iu referuar martesës së saj në maj me qendërmbrojtësin e NFL-së, Devlin “Duck” Hodges.
“Në çfarë arene u martove?”, e pyeti Paisley, ndërsa Wilson u përgjigj se kurorëzimi ishte bërë në një pronë private dhe të izoluar në Tennessee.
“Nuk do ta harroj kurrë atë që më tha bashkëshorti im kur shkuam të kërkonim një vend për dasmën”, tha ajo, përpara se të fillonte të këndonte një pjesë të këngës së vitit 1970, “Rose Garden”, nga Lynn Anderson.
“Më falni, por unë nuk ju premtova Madison Square Garden”, këndoi Wilson, duke iu referuar me humor vendit ku u mbajt dasma e Swift dhe Kelce.
Menjëherë pas kësaj, kamera u drejtua nga Taylor Swift, e cila shihej duke qeshur me të madhe në audiencë, teksa ishte ulur pranë mikeshës së saj të ngushtë, Brittany Mahomes.
Më pas, Swift u pa duke u thënë prezantuesve pa zë: “Kjo ishte e bukur”, ndërsa pohonte me kokë në shenjë miratimi./Indeksonline/

