Author: korrektpress

Blerim VelaNë mesin e janarit 2026, analistët raportuan një rritje të ndjeshme të propagandës së së djathtës ekstreme të lidhur me Rusinë, që qarkullonte në Telegram në Serbi. Dhjetëra kanale të ndërlidhura përforcuan mesazhet e Ligës Ndërkombëtare Sovraniste dhe rrjeteve të tjera ekstremiste, duke arritur qindra-mijëra ndjekës. Këto kanale nuk janë dhoma të izoluara jehone. Grupet ultranacionaliste në Serbi rishpërndajnë përmbajtje të koordinuar mbi emigracionin, tradicionalizmin dhe kundërshtimin ndaj normave liberale, duke i ngulitur thellë në diskursin online narrativat e përafruara me Moskën. Zgjerimi i këtyre rrjeteve nxjerr në pah mënyrën se si platformat digjitale janë shndërruar në vektorë qendrorë…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.Në një postim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. “Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve”, ka shkruar Osmani.Ajo ka vënë në pah se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve…

Read More

E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi vazhdon të jetë në dyshim, pasi ai mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat.Trabzonspori po intensifikon përpjekjet për të transferuar Milot Rashicën nga Beshiktashi, raportojnë mediat turke.Klubi nga Trabzoni synon të mbyllë marrëveshjen deri të premten, që përkon me ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi. Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv, ndaj Trabzonspori po tenton të bindë Beshiktashin për lirimin e tij.Për shërbimet e sulmuesit kosovar, Trabzonspori ka ofruar tri opsione: huazim, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/

Read More

Britney Spears ka deklaruar se është “e frikësuar” nga familja e saj dhe se ndihet “me fat që është ende gjallë”, në një postim tronditës të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.Superylli i muzikës pop, 44 vjeçe, ka sulmuar sërish familjen e saj, katër vite pasi u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare, e cila kontrollohej kryesisht nga babai i saj, Jamie Spears, 73 vjeç.Këngëtarja e hitit Toxic ka pretenduar se të afërmit e saj “nuk do të marrin kurrë përgjegjësi” për veprimet e tyre, ndërsa i ka akuzuar se e kanë “izoluar”. “Jam jashtëzakonisht me fat që jam ende gjallë, duke…

Read More

Polonia do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme midis pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe inteligjencës ruse, si dhe çdo ndikim të tij në Poloni, ka njoftuar kryeministri polak Donald Tusk.Publikimi i fundit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së i miliona dokumenteve të brendshme që lidhen me Epstein ka zbuluar lidhjet e financierit të ndjerë dhe abuzuesit seksual me shumë njerëz të shquar në politikë, financa, akademi dhe biznes – si para ashtu edhe pasi ai u deklarua fajtor në vitin 2008 për akuzat për prostitucion, shkruan Reuters.Tusk tha në një takim qeveritar se autoritetet do të krijojnë…

Read More

INPO ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në tenderin për shërbime me ushqim për Policinë e Kosovës, duke ngritur shqetësime serioze për ligjshmërinë, transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik.“Në vazhdën e monitorimit të tenderit për ushqim për Policinë e Kosovës, INPO reagon ndaj zhvillimeve të fundit që thellojnë shqetësimet për ligjshmërinë, transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik”, thuhet në komunikatën për media.Sipas INPO-s, organizata kishte reaguar që në nëntor të vitit të kaluar për problematikat e identifikuara në tenderin e hapur për shërbime ushqimore për Policinë e Kosovës, me vlerë të parashikuar 2.7 milion euro për…

Read More

Qeveria ende nuk i ka dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve emrat e kandidatëve për prokuror publik. Kreu i Këshillit, Bashkim Besimi pas anulimit të seancës së sotme për shkak të mungesës së kuorumit, deklaroi se sipas ligjit ata japin mendim për emrat e kandidatëve që do të dorëzohen, ndërsa më pas Qeveria, njërin prej tyre e dërgon në Kuvend për miratim.Për prokuror publik janë kandiduar u.d. prokurorja aktuale Anita Topollova-Isajllovska, prokuroret Lençe Ristovska dhe Lidija Raiçeviq, gjykatësi Nenad Saveski dhe ish gjyqtari Vlladimir Pançevski.“Nuk do të them në mënyrë të përgjithshme, derisa nuk vijnë paraqitjet. Në parim i dimë të…

Read More

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin e ri 2026–2030. Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FFK-së, i cili u mbajt sot në hotelin “Emerald”, Ademi mori mbështetjen unanime të delegatëve, pasi nga 52 delegatë të pranishëm në punimet e Kuvendit, të gjithë votuan pro rizgjedhjes së tij.Pas rizgjedhjes, presidenti Ademi falënderoi delegatët për besimin dhe theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në udhëheqjen e futbollit kosovar.“Vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës së bërë bashkërisht dhe përkrahje për të ardhmen dhe punën e…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.Sipas njoftimit, Frangesh në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. “Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon,” thuhet në komunikatë.Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ai vuri në pah se “mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (04.02.2026), oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë SPB Shtip, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, ndërmorën masa operative dhe taktike për të zbardhur veprat penale të kryera më parë të mashtrimit në lidhje me aksidente të rreme trafiku.”Personi P.S. (38) nga Ohri u privua nga liria. Pas një interviste zyrtare, P.S. shpjegoi mënyrën, vendin dhe kohën e kryerjes së nëntë veprave penale, gjashtë prej të cilave ishin në Shtip dhe tre në Vinicë, me ç’rast ankuesit u dëmtuan për afërsisht 3.600.000 denarë”.”Një padi penale u paraqit në Prokurorinë Publike të Shtipit me…

Read More