Author: korrektpress

Irani ka të ngjarë të jetë duke u përgatitur për një rifillim të armiqësive me SHBA-në dhe Izraelin.Kështu ka vlerësuar të martën grupi i ekspertëve Instituti për Studimin e Luftës (ISW), duke treguar një sërë lëvizjesh ushtarake dhe ushtrimesh të sigurisë së brendshme si shenja të përgatitjes aktive për një luftë të re.Instituti me seli në Uashington, i cili ka publikuar vlerësime të përditshme të luftës, tha se regjimi iranian duket se i sheh përgatitjet për luftime të re si të pandashme nga përgatitjet për të shtypur trazirat e brendshme.Njësia “Mohammad Rasoul Ollah” e IRGC-së së Provincës së Teheranit -…

Read More

Inteligjenca emocionale nuk ka të bëjë vetëm me të kuptuarit e ndjenjave tuaja, por edhe me njohjen e emocioneve të njerëzve të tjerë, duke ditur si të dëgjoni, të tregoni empati dhe të reagoni me qetësi edhe në situata të vështira. Ndërsa disa njerëz kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve, të tjerë pothuajse instinktivisht e ndiejnë atë që po ndodh përreth tyre.Astrologjia zbulon se tre shenja në veçanti dallohen kur bëhet fjalë për inteligjencën emocionale dhe të kuptuarit e të tjerëve.GaforrjaGaforret njihen për emocionet e tyre të thella dhe lidhjet e forta me njerëzit që duan. Ata janë shumë të…

Read More

Ajax po përjeton një nga sezonet më të zymta të viteve të fundit. Gjigantët holandezë pësuan edhe një humbje tjetër, këtë herë ndaj Utrechtit (1-2) me gol të pranuar në kohën shtesë, dhe kanë zbritur në vendin e pestë — pozicion që i dërgon vetëm në “play-offin”e Ligës së Konferencës, një skenar i papranueshëm për një klub me peshë historike në futbollin evropian.“Ky është sezoni më i dhimbshëm që kam përjetuar si lojtar i Ajaxit”, ka thënë Davy Klaassen, kapiteni dhe një nga figurat moderne të klubit, i cili pas dhjetë vitesh te Ajaxi është vetëm gjashtë ndeshje larg paraqitjes…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të mërkurën e përshkroi “NATO 3.0” si një vizion për “një Evropë më të fortë në një NATO më të fortë”, duke theksuar se aleanca transatlantike mbetet e ankoruar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ndërsa i shtyn aleatët evropianë të marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e tyre konvencionale.Duke folur pas një takimi të Nëntëshes së Bukureshtit (B9), Rutte tha se Rusia mbetet “kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë” për aleancën për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.”Nuk mund ta ulim vigjilencën. Ne gjithmonë do të bëjmë…

Read More

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll, pasi klubi i njohur spanjoll Valencia ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.Mediumi spanjoll “Cadena Ser” raporton se Valencia po shqyrton mundësinë e transferimit të Muricit gjatë afatit kalimtar veror, teksa klubi kërkon një portier me përvojë dhe kosto më të përballueshme financiare. Sipas raportimeve, drejtuesit e Valencias e shohin reprezentuesin kosovar si një alternativë më të favorshme krahasuar me portierin spanjoll Julen Agirrezabala, për të cilin do të nevojitej një investim më i madh ekonomik.Vetë Murici të mërkurën konfirmoi se nuk do…

Read More

Grupi kroat “Lelek” (Lelekice) kanë reaguar publikisht pasi, sipas tyre, janë tallur nga televizioni publik izraelit KAN, pas performancës së tyre në Eurovision.Sipas Index.hr, KAN publikoi në rrjete sociale një video nga paraqitja e përfaqësueseve të Kroacisë, të shoqëruar me një mbishkrim në hebraisht që – sipas përkthimit – nënkuptonte: “Kur e tepron me tatuazhet me henna në Eilat” (qytet turistik në Detin e Kuq). Në përshkrimin e postimit thuhej gjithashtu se “po e teprojnë vërtet”, duke iu referuar pamjes së tyre skenike dhe elementeve të grimit/zbukurimit.Pas kësaj, Lelekice e shpërndanë postimin në Instagram dhe thanë se komentet i kanë…

Read More

“Mungojnë vetëm gjirafat që të bëhemi metropol zoologjik”. Kështu thonë qytetarët duke komentuar paraqitjen e gjarpërinjve në disa zona të frekuentuara të Shkupit.Paraqitja e gjarpërinjve ka nxitur reagime të shumta e në rrjetet sociale ku qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente dhe ndërmarrjet publike.”Bëj kujdes, duhet të mbajnë llogari më shumë për fëmijët sepse ato janë neper parqe dhe rreth lumit. Atë duhet ta bëjnë nga qeveria dhe tjerët që janë kompetent. Nga cila komunë jeni ju? Jam nga Gazibaba. Si është atje? Shumë mirë, vetëm mungojnë gjirafat dhe të bëhemi metropole botërore me të gjitha llojet e kafshëve.”-…

Read More

Në ditën e dytë të modulit të dytë të Shkollës së Etikës së Gazetarisë, organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), studentët dhe gazetarët e rinj pjesëmarrës kanë vizituar median online Telegrafi dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).Në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu studentët dhe gazetarët e rinj bashkëbiseduan për punën në redaksi, punën praktike të përditshme të gazetarëve në terren, si dhe funksionimin e një medie. Hajrullahu shpjegoi organizimin e punës në redaksi, përfshirë lajmet e ditës, por edhe realizimin e shumë produkteve të tjera të Telegrafi.com. Ai, po ashtu, theksoi rëndësinë e respektimit të…

Read More

Biznesmeni Enrique Riquelme është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve për të ardhmen e presidencës së Real Madridit, pasi u përmend publikisht nga presidenti aktual i klubit, Florentino Perez.Florentino Perez iu referua fillimisht Riquelmes si “ai njeriu me theks të Amerikës së Jugut”, përpara se të sqaronte më vonë se bëhej fjalë për një “meksikan”, duke ringjallur interesin për të vetmin person që në vitet e fundit ka lënë të kuptohet hapur se mund të garojë kundër tij.Riquelme, 37 vjeç, kishte sinjalizuar për herë të parë një kandidaturë të mundshme gjatë zgjedhjeve presidenciale të Real Madridit në vitin 2021, por…

Read More

Juristi Emrush Thaçi ka vlerësuar se sistemi me lista të hapura në zgjedhjet në Kosovë është pozitiv për demokracinë, pasi u jep qytetarëve mundësinë të zgjedhin kandidatët që preferojnë, pavarësisht renditjes së tyre në listat zgjedhore.I ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjini, Thaçi ka ngritur shqetësimin për praninë e kandidatëve me aktakuza dhe nën hetime në listat e partive parlamentare, duke e cilësuar këtë si problematike për standardin e përfaqësimit politik.Sipas tij, megjithëse legjislacioni në Kosovë ua mundëson kandidimin personave në këto rrethana, integriteti i kandidatëve duhet të mbështetet mbi pastërtinë personale dhe politike.“Në Kosovë listat e hapura lënë për…

Read More