- Kontaminimi i ambientit politik
- Endrit Thaçi dhe familjarët e ish-presidentit hyjnë në objektin e Gjykatës Speciale
- QMK: Nuk ka zjarre aktive, janë shuar 11 vatra
- Barcelona i thotë “jo” Liverpoolit për yllin e mesfushës
- Tragjedi në Los Angeles, rrëzohet helikopteri i NBC News – të paktën tre të vdekur
- Qytetarët mblidhen në sheshet e Prishtinës, presin vendimin për ish-krerët e UÇK-së
- Tre shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të dashurohen
- “Largohuni, përndryshe do të përdorim forcë” – Policia me thirrje pranë Gjykatës Speciale para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Author: korrektpress
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.Seanca do të mbahet në ora 11:00. Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit, kishte deklaruar Kurti ditë më parë gjatë mbledhjes së Qeverisë.Buxheti 2026, sipas kryeministrit Albin Kurti përmban edhe…
Shumë njerëz po zbulojnë një metodë të thjeshtë gjermane për të luftuar lagështinë dhe mykun në shtëpi, dhe janë habitur nga sa efektive dhe e lehtë është.Organizata britanike e konsumatorëve Which? e ndau këtë këshillë në rrjetet sociale, përmes një videoje në Instagram. Metoda quhet “Stoßlüften”, që do të thotë “ajrosje me shok”.Kjo teknikë konsiston në hapjen e të gjitha dritareve të shtëpisë për pesë minuta, dy herë në ditë, pavarësisht motit jashtë. Ideja është që ajri i ngrohtë dhe i lagësht brenda të zëvendësohet shpejt me ajër të ftohtë dhe të thatë nga jashtë.Pasi dritaret mbyllen, temperatura në shtëpi…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se FIFA do të ndajë 75 milionë dollarë për nisma sportive në Gaza. “FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projekte të lidhura me futbollin në Gaza”, deklaroi ai gjatë seancës inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington.Njoftimi ishte pjesë e një sërë angazhimesh financiare të paraqitura përfaqësuesve të 47 vendeve. Trump e përfshiu këtë kontribut brenda planit për rindërtimin e enklavës palestineze , në varësi të çarmatimit të Hamasit dhe vendosjes pasuese të një strukture ndërkombëtare stabilizimi. Presidenti nuk specifikoi mekanizmin me të cilin do të siguroheshin fondet, as nuk…
Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të fajdes, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.”Me 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet përkatëse. /Telegrafi/
Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 shkurt 2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportI dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova nuk do të aplikojë shërbim të detyrueshëm ushtarak, por do të zhvillojë modelin e shërbimit vullnetar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse parasheh përfshirjen e qytetarëve në mënyrë vullnetare, duke rritur kapacitetet rezervë të vendit.“Secili qytetar i Kosovës do të ketë mundësinë që të regjistrohet dhe të jetë vullnetar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, deklaroi Maqedonci shkruan Telegrafi. – YouTube youtu.be Ai sqaroi se kjo nuk nënkupton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në të ardhmen. “Bëhet fjalë…
Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo është çfarë tregojnë pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë.Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare.Edhe pse i dyshuari është arrestuar, në protesta janë parë pankarta që bënin thirrje për bojkotimin e furrave të bukës në pronësi të familjes së të dyshuarit, si dhe…
Aktori amerikan, Eric Dane, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një beteje të vështirë me sëmundjen ALS, konfirmoi familja e tij. Ai la pas bashkëshorten Rebecca Gayheart dhe dy vajzat e tyre adoleshente.ALS është një sëmundje e rëndë e sistemit nervor që dëmton qelizat që kontrollojnë lëvizjen e muskujve, duke çuar gradualisht në paralizë, shkruan DailyMail. Dane e bëri publike diagnozën në prill, ndërsa në muajt pasues zbuloi se kishte humbur funksionin e krahut dhe dorës së djathtë dhe se ishte detyruar të përdorte karrige me rrota.I lindur më 9 nëntor 1972, ai u zhvendos në Los Angeles në…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se ekziston një mundësi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vote, e cila, siç deklaroi sonte, do të ndodhte në vitin 2027, si pjesë e një skenari që lidhet me planin e paqes për Ukrainën.”Ekziston një ide që po dëgjohet gjithnjë e më me zë të lartë në Bruksel dhe përreth dhe përfshin planin e paqes për Ukrainën në të cilin praktikisht integrimi i Ukrainës, dhe me qëllim rindërtimin e ardhshëm, brenda BE-së do të ishte në një rrugë të shpejtë. Kjo do të ishte joparimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ka…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi në kuadër të Bordit të Paqes që u mbajt të enjten në Uashington.Në videon e publikuar nga Rama, kryeministri shqiptar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shihen teksa bisedojnë me presidentin amerikan, Donald Trump. “Mirëmëngjesi dhe me këtë video-kartolinë të takimit të Bordit të Paqes, ku mund të gjeni versionin origjinal të fjalës në emër të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ndërkaq, të enjten presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka ndier peshën e garancisë amerikane dhe ka falënderuar për këtë presidentin e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari