KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ljupço Nikollovski reagon pasi u thirr në polici: Po e mbulojnë paaftësinë e tyre me një rast të sajuar

Ljupço Nikollovski reagon pasi u thirr në polici: Po e mbulojnë paaftësinë e tyre me një rast të sajuar

Ish-Ministri i Bujqësisë dhe deputeti aktual Ljupço Nikollovski ka reaguar pasi u raportua se është thirrur në polici për një bisedë informative.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së pretendon se rasti është sajuar për shkak të, siç thotë ai, paaftësisë së qeverisë.

“Një rast i sajuar. Kaq i duhej udhëheqjes aktuale për të provuar të mbulojë paaftësinë dhe krimin e vet duke sulmuar reformën më të suksesshme bujqësore.

Kjo po ndodh në një kohë kur pakënaqësia e fermerëve është në një shkallë të paparë: subvencionet vonohen, çmimet e blerjes janë të ulëta, thirrjet për zhvillim rural janë anuluar. Kur qeveria nuk mund të merret me problemet reale, makineria e propagandës ndizet për të defokusuar.

Dua t’u drejtohem drejtpërdrejt njerëzve që qëndrojnë pas numrave, sepse për këtë Qeveri ato janë vetëm numra, dhe për mua janë njerëz dhe familje: Për mbi 270 veraritë e reja familjare që hapëm së bashku. Për vreshtarët që më në fund ndaluan së shituri të korrat e tyre me çmime absurde dhe filluan të prodhojnë verë vetë me emrin dhe etiketën e tyre”, shkruan Nikollovski.

Në postim, ai përmend edhe rastet aktuale që lidhen me institucionet në sektorin bujqësor, duke përfshirë, siç thotë ai, “drejtorin e arrestuar të Agjencisë së Pagesave”, “skandalin IPARD” dhe “drejtorin e arrestuar të Inspektoratit Bujqësor”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.