Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në pikë kalimin kufitar Bërrnjak i dyshuari (shtetasi serb) ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar.“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë se në Pikë Kalimin Kufitar Bërnjak i dyshuari mashkull shtetas serb ka tentuar t’u jap ryshfet zyrtarëve policor kufitar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë…

Read More

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara.Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndërsa konsumatorët janë paralajmëruar që të rregullojnë obligimet e tyre për të shmangur shkyçjen dhe procedurat përmbarimore.Konsumatorët që kanë borxhe mund ta shmangin shkyçjen duke e paguar borxhin ose duke nënshkruar marrëveshje për riprogramimin e tij.Nga KRU “Hidromorava” kanë bërë thirrje që konsumatorët me obligime të papaguara të paraqiten në zyrat e kompanisë sa më parë.“Pagesa e ujit është obligim – mosrregullimi i saj sjell pasoja…

Read More

Një familje nga Kolumbia ka kapur momentin kur një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.Pas disa sekondash të tërmetit, pamjet tregojnë se si shtëpitë në zonë shemben gjithashtu, ndërsa një nga anëtarët e familjes shikon i pafuqishëm.Familjet shikojnë të pafuqishëm momentin e tmerrshëm të shembjes së shtëpive të tyre.Numri i të vdekurve nga tërmeti më i fortë në vite nuk nuk është ende përfundimtar, pasi kërkimet për të mbijetuarit janë ende duke vazhduar.Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi në një thellësi prej 107 kilometrash.Departamenti Amerikan i Shtetit ka…

Read More

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka rrëfyer se si lindi pasioni i tij për futbollin dhe përkrahja për Real Madridin, një dashuri që nisi krejt rastësisht gjatë fëmijërisë dhe vazhdon edhe sot.Tebas tregoi se ai dhe vëllai i tij i madh u ndanë në përkrahjen e tyre për dy gjigantët e futbollit spanjoll, me njërin që zgjodhi Barcelonën dhe tjetrin Real Madridin.“Në atë kohë u ndamë, njëri prej nesh për Barcelonën dhe tjetri për Real Madridin. Pikërisht aty nisi pasioni ynë për futbollin dhe interesi për atë që po ndodhte. Që nga ai moment filloi dashuria për futbollin”.Më vonë,…

Read More

Stresi është një pjesë integrale e jetës së përditshme dhe tensioni i rastit në vetvete nuk është shkak për shqetësim. Problemi lind kur stresi zgjat për një kohë të gjatë dhe bëhet aq intensiv sa fillon të ndikojë në humorin, sjelljen, përqendrimin dhe funksionimin e përditshëm.Disa ndryshime mund të jenë aq graduale sa një person mund të mos i vërë re fare në fillim. Megjithatë, disa shenja mund të tregojnë se trupi dhe mendja kanë nevojë për një pushim dhe më shumë vëmendje.Nëse shpesh ndiheni të plogësht, të rraskapitur ose nuk i shijoni më aktivitetet që më parë ju jepnin…

Read More

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka nisur zgjerimi i Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime”, me synim rritjen e kapaciteteve për strehimin, mbrojtjen dhe trajtimin e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje.Sipas Komunës, hapësira e re pritet të krijojë kushte më të përshtatshme dhe më dinjitoze për gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për strehim, mbrojtje dhe mbështetje.Menaxherja e projektit, Gresa Kllokoqi, ka thënë se zgjerimi do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të qendrës, ndërsa do të ndihmojë edhe në rritjen e qëndrueshmërisë financiare të organizatës.“Hapësira e re do të na mundësojë që…

Read More

Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës ka vazhduar kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina në hapësira publike dhe lokacione të palejuara.Sipas Komunës së Fushë Kosovës, kontrollet kanë në fokus veçanërisht hedhjen e mbeturinave inerte dhe mbeturinave të vëllimshme.Komuna ka theksuar se hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme ndot mjedisin dhe dëmton hapësirat publike.Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.“Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës po vazhdon kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që…

Read More

Kampioni i Kosovës, Drita ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin me përvojë nga Shqipëria, Eduart Rroca.Pas emërimit të transferimit Ardian Nuhiu, Drita ka vazhduar edhe me transferime. Gjatë ditës së sotme (e martë), klubi gjilanas ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin me tipare sulmuese, Eduart Rroca. “Mirësevjen Eduart Rroca”, shkruan shkurtimisht në postimin e Dritës në faqen zyrtare.Ndryshe, 33-vjeçari vjen te Drita pas një karriere të pasur në futbollin turk, ku ka veshur fanellat e Istanbulsporit, Manisa FK dhe Ankara Keçiorengucu. Rroca gjithashtu ka një eksperiencë të madhe edhe në futbollin shqiptar, ku më parë ka luajtur për Luftëtarin, Egnatian, Tërbunin…

Read More

Enzo Maresca ka nisur të përballet me një nga sfidat më të mëdha në karrierën e tij: pasimin e Pep Guardiolës te Manchester City. Trajneri italian ka folur për presionin, ndryshimet në Ligën Premier, inteligjencën artificiale dhe dilemën për kapitenin e ri të skuadrës.Si mund ta zëvendësosh Pep Guardiolën?Kjo është pyetja me të cilën Enzo Maresca ka nisur të përballet këtë verë, pasi u zgjodh pasuesi i spanjollit në stolin e Manchester Cityt. Italiani rikthehet në klub ku më parë kishte qenë pjesë e stafit të Guardiolës gjatë sezonit historik 2022/23, kur City fitoi tripletën.Guardiola, një nga trajnerët më të…

Read More

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se konsumatorët e fshatit Stagovë, në Komunën e Kaçanikut, po përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e daljes jashtë funksionit të pompës që furnizon me ujë konsumatorët e këtij fshati.Ekipet e KRU “Bifurkacioni” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Read More