- Paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro, Kurti: Përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë
- Mimoza Ahmeti: Do bëj këngë me Taynën
- Expo Real Kosova 2026 vjen me 24-26 Korrik – marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi
- Liljana Ristevska zgjidhet kryetare e Kryqit të Kuq në vend
- Spanjollët shkruajnë për “rastin Ronaldo”, trajneri i Portugalisë e mbron atë dhe vendimet e tij
- Tërmeti në Leskovc
- Loja vazhdon: Fito iPhone 17, LED TV 65” ose PlayStation 5 me çdo blerje të Renault Austral!
- Zbulohet vjedhje e rëndë e ujit në Veternik, rasti dërgohet në Prokurori
Author: korrektpress
Volkswagen T-Roc ka arritur vlerësimin maksimal prej pesë yjesh në testet më të fundit të sigurisë Euro NCAP, duke konfirmuar standardet e larta të sigurisë që Volkswagen i aplikon në të gjitha segmentet e automjeteve.Kandidati i ri i fuqishëm i Volkswagenit është dëshmuar edhe një herë. Nën kushtet gjithnjë e më të rrepta të testimeve të sigurisë, T-Roc u tregua i shkëlqyer. Shumë shtesa sigurie dhe sisteme asistence të shumta standarde sigurojnë rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë e testimit – mbrojtjen e pasagjerëve të rritur, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të cenueshëm…
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Dhomave të Specializuara. “Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.Kryetarja vuri në dukje konkretisht se…
Edhe pse para duelit me Slovan Bratislavën Shkëndija konsiderohej autsajdere, gjithçka u përmbys në fushën e lojës. Kuqezinjtë nga Tetova zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse dhe dominuese, duke treguar karakter, disiplinë dhe lojë cilësore, që në fund u shpërblye me një fitore të merituar 2-0 dhe ringritje të madhe në garën për pranverën evropiane, njofton Telegrafi.Futbollistët e Shkëndijës nuk lejuan një tjetër zhgënjim si ai i dy javëve më parë. Me këtë fitore kuqezinjtë u ngjitën në zonën që siguron pranverën evropiane në UEFA Ligën e Konferencës.Tetovarët, para xhiros së fundit të fazës së grupeve, renditen në pozitën e 21-të me…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të një operacioni intensiv, janë sekuestruar armë dhe municion të ndryshëm.Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri pushkë, një pushkë karabine me 85 fishekë të kalibrit 8×57 mm, dy pushkë gjuetie me 48 fishekë të kalibrit 12/GA, si dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Përveç këtyre, janë sekuestruar edhe 28 fishekë të kalibrit 9 mm, pesë fishekë të kalibrit 7.62×25 mm, një gëzhojë të kalibrit 7 mm, një pistoletë Beretta APK me 6 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një karikator.Personat e…
Pas një jave vonese, fillon pagesa e ndihmës sociale. Qytetarët që përdorin ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile do t’i marrin pagesat e tyre sot, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.Disa banka tashmë po i informojnë përdoruesit se do të jenë në gjendje të tërheqin fonde nga bankomatët sot kur të mbërrijnë paratë nga Ministria, më saktësisht se ata kanë mundësinë t’i përdorin fondet jo në para të gatshme, për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe mobile.Këto ditë, kategoritë e qytetarëve të cenueshëm janë përballur me pasiguri…
Superkompjuteri i Football Meets Data ka publikuar përditësimet e reja sa i përket ekipeve që pritet të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, ku ekipet shqiptare si Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës kanë siguruar thuajse kualifikimin.Drita e Gjilanit u mposht me rezultat 0-3 nga AZ Alkmaar në ‘Fadil Vokrri’ të enjten mbrëma, ndërsa Shkëndija fitoi në shtëpi ndaj Slovan Bratislava me rezultat 2-0.Megjithatë, Drita mbeti fazës ‘play-off’ në vendin e 19-të me tetë pikë, teksa Shkëndija e 21-ta me 7 pikë.Kështu, sipas superkompjuterit të Football Meets Data, 27 ekipe janë ende në garë për 24 vende…
Me muzikë dhe aktivitete festive, mbrëmë në Prizren u shënua hapja e edicionit të ri të “Dimrit Kulturor”, i cili do të ofrojë argëtim dhe kulturë për qytetarët dhe vizitorët deri më 5 janar 2026.Shtëpizat e drurit, të dekoruara me stil dhe të shoqëruara me ofertat e gastronomëve lokalë, kanë krijuar një destinacion ideal për festat e fundvitit. Atmosferën festive e përforcon edhe prania e bashkatdhetarëve që rikthehen në qytet për të kaluar festat me familjet e tyre, duke i dhënë Prizrenit energji të ngrohtë dhe dinamizëm të veçantë.Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar të gjithë qytetarët dhe vizitorët…
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në muajin shtator 2025, në Gjilan.Tutje thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare apo krediti”.“Gjilan / Shtator 2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me…
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i cili këtë javë ndodhet në nominim dhe rrezikon largimin, është përballur me një pyetje të vështirë nga konkurrentët e tjerë.Pyetja që i është drejtuar ishte: “A mendon që të mungon kapaciteti për debate të forta, dhe se strategjia jote bazohet kryesisht në informacionet nga jashtë?” BBVK/YouTubeLabinoti ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të detajuar, duke sqaruar qasjen e tij ndaj debateve brenda shtëpisë: “Së pari, unë e filloj gjithmonë me atë tematikën time dhe bindjen time që kam, të gjithë ata që na dëgjojnë, të sëmurit Zoti i…
Komisioni për vendime për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se në kuadër të punës së vazhdueshme për të përcaktuar shkeljet e mundshme të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka inspektuar disa autoshkolla në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka veprimi i Komisionit ka përfshirë aktivitete që lidhen me mbi 40 autoshkolla.”Gjatë inspektimit, u gjetën indikacione që tregojnë për mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave – kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë, që paraqet shkelje të mundshme të Nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftimin…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari