Author: korrektpress

Disa OJQ për të drejtat e njeriut kanë ngritur padi kundër Donald Trumpit për sanksionet e vendosura nga administrata e tij ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.Në shkurt të vitit 2025 administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trumpit vendosi sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) me seli në Hagë të Holandës. Tani disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngritën padi kundër presidentit amerikan Donald Trump përveprimet e tij ndaj kësaj gjykate. Në padinë e dorëzuar në një gjykatë në Nju-Jork thuhet se sanksionet e vendosura nga administrata e Trumpit ndaj përfaqësuesve të gjykatës…

Read More

Komuna e Dragashit ka reaguar pas protestës së qytetarëve për mungesën dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë, duke shprehur mirëkuptim për shqetësimet e banorëve dhe duke kërkuar bashkëpunim ndërmjet institucioneve për zgjidhjen e situatës.Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë të ditur se kryetari Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e Kabinetit, ka dalë para objektit të Komunës për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që morën pjesë në protestë.“Komuna e Dragashit shpreh mirëkuptimin e plotë ndaj shqetësimit të banorëve të qytetit të Dragashit lidhur me vështirësitë dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë gjatë ditëve të fundit”, thuhet në reagim. Dragashi pa…

Read More

Diego Forlan ka lënë të hapur mundësinë që Luis Suarez të rikthehet në kombëtaren e Uruguait, pasi sulmuesi legjendar nuk ka veshur fanellën e përfaqësueses që nga Copa America 2024.Suarezi, 39-vjeçar, e ka përfaqësuar Uruguain për herë të fundit në turneun e zhvilluar në vitin 2024, ku kombëtarja përfundoi në vendin e tretë.Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin me 58 dhe Diego Forlanin me 36 gola.Forlan dhe Suarezi kanë luajtur së bashku edhe në një prej periudhave më të suksesshme të futbollit uruguaian. Të dy ishin pjesë e…

Read More

Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë…

Read More

Manchester United po shqyrton tregun e transferimeve të verës 2026 për të nënshkruar një qendërsulmues, një mbrojtës të majtë dhe mesfushorin e Leicester City, Louis Page, sipas The Athletic. Aktiviteti i transferimeve të Manchester United mbetet intensiv.Trajneri Michael Carrick po kërkon mbërritjen e një sulmuesi të aftë për të luajtur si sulmues natyral ose për të luajtur si partner me Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha. Dëmtimi i Seskos në kërcirë, i cili e ka penguar atë të luajë minuta gjatë ndeshjeve parasezonale të vitit 2026, po e detyron stafin e trajnerëve të forcojnë opsionet e tyre sulmuese për Premier League.Ndërkohë,…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane.Spajiq, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria në Podgoricë po ndjek politikë antiserbe.Spajiq ka shkruar në platformën ‘X’ se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane, të cilën, sipas tij, Vuçiq “nuk dëshiron ta kuptojë”, shkruan Telegrafi.Crna Gora ne želi sukob sa Srbijom. Želimo dobrosusjedske odnose, ali i jasnu evropsku politiku…

Read More

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në fshatin Skivjan, si pasojë e punimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III”.Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet për realizimin e pusetave në Skivjan, projekt i cili përfshin edhe fshatrat Lugbunar dhe Osek Hilë.Për mundësimin e këtyre punimeve, furnizimi me ujë në gypin ekzistues të azbestit DN200 mm do të ndërpritet përkohësisht nga ora 12:00 deri në 16:00.KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se ato po realizohen me qëllim…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej të cilave 8 vazhdojnë të jenë aktive.Sipas ministrisë, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale dhe 103 efektivë të Forcave të Armatosura.Në përpjekjet për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve janë përdorur edhe tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Mjetet ajrore kanë ndërprerë operacionet gjatë mbrëmjes.Ndërhyrjet në terren po vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nemërçkës dhe malin e Dhëmbelit.Autoritetet bëjnë të…

Read More

Ferran Torres është shumë pranë largimit nga Barcelona, me Paris Saint-Germain që pritet të finalizojë transferimin e sulmuesit spanjoll gjatë kësaj jave.Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Torres nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e Barcelonës këtë javë, teksa kalimi i tij te kampionët e Francës është në fazat përfundimtare.Barcelona dhe PSG-ja kanë arritur një marrëveshje të plotë në parim për transferimin e 26-vjeçarit. Operacioni pritet t’i kushtojë klubit francez 50 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.Torres tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Paris Saint-Germain dhe është…

Read More

Regjisori dhe aktori i njohur Taika Waititi do të jetë nikoqir i gala-mbrëmjes së amfAR Venezia, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në kompleksin luksoz Molino Stucky, në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.Në këtë event të rëndësishëm humanitar do të jetë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila do të ngjitet në skenë për një performancë muzikore, shkruan The Hollywood Reporter.Mbrëmja do të nderojë gjithashtu artisten dhe performuesen e njohur Marina Abramović, e cila do të vlerësohet me çmimin “Award of Inspiration”. Taika Waititi (Foto: Taika Waititi/Instagram)Kjo paraqitje vjen për Bebe…

Read More