- Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Cerrcë të Istogut
- Socialistët meritojnë të përqeshen
- “Jemi në falimentin”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
- Moti në Shqipëri, prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër
- Filmi i ri i Sacha Baron Cohen përplaset me kritika për racizëm, aktivistët kërkojnë ndalimin e filmit në kinematë britanike
- Zjarri në Rrugën B, pamje nga vendi i ngjarjes
- Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë i ka kushtuar pothuajse 1.5 milion trupa Rusisë
- Mot me diell dhe vranët, në disa zona edhe reshje shiu
Author: korrektpress
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në rrjetet sociale ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spaji, i cili tha se Vuçiq ka marrë rolin e “PR-it të Rusisë”.Filipçe në një postim në X, ka shkruar se kryeministri i Malit të Zi e ka thënë zëshëm atë që ata e thonë një kohë të gjatë në Maqedoni.”Ndërhyrja e Aleksandar Vuçiqit nuk është problem lokal. Por është problem rajonal. Përmes OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, i njëjti model po zbatohet edhe këtu – përmbushja e agjendave të të tjerëve që janë drejtpërdrejt në kundërshtim me vlerat dhe interesat evropiane. Kjo është…
Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e diellit.Lidhur me eklipsin e diellit që të ndodh sot, Astronomy Club of Kosova ka dalë me njoftim të rëndësishëm duke treguar se ku mund ta vrojtomë dhe çka duhet të kemi parasysh. Astronomy Club of Kosova bën të ditur se eklipsin e diellit do të mund ta shohim edhe në Kosovë, por që do të jetë i pjesshëm. “Të mërkurën, më 12 gusht 2026, nga Kosova do të mund të vrojtohet Eklipsi i Pjesshëm i Diellit. Eklipsi është total në pjesë të caktuara të botës, por nga territori i Kosovës…
Disa OJQ për të drejtat e njeriut kanë ngritur padi kundër Donald Trumpit për sanksionet e vendosura nga administrata e tij ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.Në shkurt të vitit 2025 administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trumpit vendosi sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) me seli në Hagë të Holandës. Tani disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngritën padi kundër presidentit amerikan Donald Trump përveprimet e tij ndaj kësaj gjykate. Në padinë e dorëzuar në një gjykatë në Nju-Jork thuhet se sanksionet e vendosura nga administrata e Trumpit ndaj përfaqësuesve të gjykatës…
Komuna e Dragashit ka reaguar pas protestës së qytetarëve për mungesën dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë, duke shprehur mirëkuptim për shqetësimet e banorëve dhe duke kërkuar bashkëpunim ndërmjet institucioneve për zgjidhjen e situatës.Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë të ditur se kryetari Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e Kabinetit, ka dalë para objektit të Komunës për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që morën pjesë në protestë.“Komuna e Dragashit shpreh mirëkuptimin e plotë ndaj shqetësimit të banorëve të qytetit të Dragashit lidhur me vështirësitë dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë gjatë ditëve të fundit”, thuhet në reagim. Dragashi pa…
Diego Forlan ka lënë të hapur mundësinë që Luis Suarez të rikthehet në kombëtaren e Uruguait, pasi sulmuesi legjendar nuk ka veshur fanellën e përfaqësueses që nga Copa America 2024.Suarezi, 39-vjeçar, e ka përfaqësuar Uruguain për herë të fundit në turneun e zhvilluar në vitin 2024, ku kombëtarja përfundoi në vendin e tretë.Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin me 58 dhe Diego Forlanin me 36 gola.Forlan dhe Suarezi kanë luajtur së bashku edhe në një prej periudhave më të suksesshme të futbollit uruguaian. Të dy ishin pjesë e…
Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë…
Manchester United po shqyrton tregun e transferimeve të verës 2026 për të nënshkruar një qendërsulmues, një mbrojtës të majtë dhe mesfushorin e Leicester City, Louis Page, sipas The Athletic. Aktiviteti i transferimeve të Manchester United mbetet intensiv.Trajneri Michael Carrick po kërkon mbërritjen e një sulmuesi të aftë për të luajtur si sulmues natyral ose për të luajtur si partner me Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha. Dëmtimi i Seskos në kërcirë, i cili e ka penguar atë të luajë minuta gjatë ndeshjeve parasezonale të vitit 2026, po e detyron stafin e trajnerëve të forcojnë opsionet e tyre sulmuese për Premier League.Ndërkohë,…
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane.Spajiq, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria në Podgoricë po ndjek politikë antiserbe.Spajiq ka shkruar në platformën ‘X’ se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane, të cilën, sipas tij, Vuçiq “nuk dëshiron ta kuptojë”, shkruan Telegrafi.Crna Gora ne želi sukob sa Srbijom. Želimo dobrosusjedske odnose, ali i jasnu evropsku politiku…
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në fshatin Skivjan, si pasojë e punimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III”.Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet për realizimin e pusetave në Skivjan, projekt i cili përfshin edhe fshatrat Lugbunar dhe Osek Hilë.Për mundësimin e këtyre punimeve, furnizimi me ujë në gypin ekzistues të azbestit DN200 mm do të ndërpritet përkohësisht nga ora 12:00 deri në 16:00.KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se ato po realizohen me qëllim…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej të cilave 8 vazhdojnë të jenë aktive.Sipas ministrisë, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale dhe 103 efektivë të Forcave të Armatosura.Në përpjekjet për shuarjen dhe vënien nën kontroll të zjarreve janë përdorur edhe tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Mjetet ajrore kanë ndërprerë operacionet gjatë mbrëmjes.Ndërhyrjet në terren po vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nemërçkës dhe malin e Dhëmbelit.Autoritetet bëjnë të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari