- “Jo armë bërthamore, nuk ka para për Iranin, Hormuzi hapet” – çfarë premton marrëveshja e Trumpit?
- “Jo armë bërthamore, nuk ka para për Iranin, Hormuzi hapet” – çfarë premton marrëveshja e Trumpit?
- Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale
- Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale
- Australia befason Turqinë në Vancouver, portieri debutues shkëlqen me tetë pritje
- Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë?
- Diaspora e fuqishme e Marokut – dhjetë lojtarë nga formacioni startues kanë lindur jashtë vendit
- Goli me devijim i McGinn i jep fitoren Skocisë
Author: korrektpress
Ish-shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lart.Informacionin për “Alsat” e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij. Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike.
Axel Disasi është përjashtuar nga skuadra e parë e Chelseat dhe ai po luan me ekipin e të rinjve.Qendërmbrojtësi francez Axel Disasi pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të dimrit, sipas Nicolo Schira.27-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për ekipin e parë këtë sezon, duke humbur vendin në planet e Enzo Marescas.Raportohet se Chelsea tashmë e ka ofruar Disasin te dy gjigantët e Serie A: Juventus dhe Milani, të cilat po kërkojnë përforcime në qendër të mbrojtjes. Disasi iu bashkua “Blues” në gusht të vitit 2023 nga Monaco për 45 milionë euro, por këtë edicion ka regjistruar vetëm 161…
Një ngjarje bamirësie në Zvicër u përpoq të thyejë një rekord Guinness duke krijuar një mural prej 300 mijë tullash Lego.Vepra artistike, e cila është gati 24 metra e gjatë dhe më shumë se 2 metra e lartë, u montua si pjesë e Telethon-it zviceran, i cili mbledh fonde për personat që jetojnë me sëmundje të rralla gjenetike.Murali u ndërtua në Yverdon-les-Bains dhe paraqet vende të ndryshme nga rajoni North Vaud.Ai u konceptua dhe u realizua nga Brickmaster.ch, një kompani e bazuar në Concise që specializohet në evente me Lego.Vepra duhet ende të rishikohet nga Guinness World Records për t’u…
Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq.Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive.Zgjedhja e Selimit vjen në ditën…
Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet të rritet nga 350 në 425 euro bruto, vendim ky i bërë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Megjithatë, nga komuniteti i biznesit ky vendim po konsiderohet politik, si dhe i ngutshëm, pasi që sipas tyre, është marrë pa konsultim dhe pa analizë të thelluar.Ndërkaq, sipas njohëseve të ekonomisë ky vendim për pagën minimale mund të ndikojë në rritje të informalitetit sa i përket deklarimit të pagave për punëtorë.Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna vlerëson se vendimi për pagën minimale është marrë me procedurë të shpejtuar dhe…
Ka vdekur një anëtar i forcave të armatosura britanike në shtetit ukrainas.Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar për vdekjen e një anëtari të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, raporton skynews.“Me shumë keqardhje duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në Ukrainë këtë mëngjes, të martën, më 9 dhjetor”, tha fillimisht ai.“Ai u lëndua në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase duke testuar një kapacitet të ri mbrojtës, larg vijës së frontit. Familja është njoftuar dhe mendimet tona janë…
Hyundai ka prezantuar në Tokio versionin prodhues të robotit Mobile Eccentric Droid (MobED), katër vite pas konceptit fillestar. Platforma kompakte është plotësisht autonome dhe përdor inteligjencë artificiale për të lëvizur me stabilitet në sipërfaqe të ndryshme. Mekanizmi “Eccentric Control” i lejon robotit të rregullojë qëndrimin dhe secilën rrotë individualisht, duke siguruar lëvizje të qetë në terrene të pjerrëta. – YouTube www.youtube.com Sensoret me kamera dhe LiDAR i japin aftësi të avancuara orientimi dhe shmangie pengesash. MobED do të përdoret për detyra të ndryshme, nga shpërndarjet “last-mile” deri te logjistika industriale. Hyundai prezanton dy versione: Basic, i komanduar me telekomandë, dhe…
Pamela Anderson zbuloi se është gati të flasë për atë që ka ndodhur me marrëdhënien e saj me Liam Neeson.Siç theksoi ajo, ajo dhe Liam ishin të lidhur romantikisht për një kohë të shkurtër, shkruan People.”Nëse duhet ta dini vërtet, ne ishim bashkë, por vetëm pasi mbaruam xhirimet. Kaluam një ‘javë intime’ në shtëpinë e tij. Unë kisha dhomën time. Erdhën asistentët tanë, madje erdhi edhe familja”, tha Anderson.Pamela shpjegon gjithashtu se ata shkuan për darkë në një restorant të vogël francez ku Liam e prezantoi atë si “Zonja Neeson e ardhshme”. Ata kaluan kohë në kopshtin e tij ku…
Dizajneri maroken Abdesslam Laraki, i njohur për krijimin e supermakinës së parë afrikane Fulgura dhe hypermakinës Sahara, po rikthehet me projekte edhe më ambicioze. Modeli i tij i ri, Grace, është një veturë elektrike ultra e lehtë me dizajn të frymëzuar nga Bugatti Type 35B, fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në vitin 1929. Fillimisht e krijuar si një makinë unike për një ankand bamirësie në Monako, Grace pati sukses të menjëhershëm dhe tashmë po përgatitet për prodhim. Vetëm 250 njësi do të ndërtohen në Casablanca duke nisur nga viti 2026, me çmim fillestar prej 250 mijë dollarësh. Paralelisht,…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve disa takime me përfaqësues diplomatikë të vendeve aleate, përfshirë të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.Sot, Abdixhiku mirëpriti të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës është takuar edhe me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guérot dhe ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorin gjerman Rainer Rudolph. Abdixhiku tha se në këto takime është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, sfidat me të cilat po përballet vendi dhe pozicionet e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari