Author: korrektpress

Lahi Brahimaj nga AAK, do të rikandidojë sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.Përmes një postimi publik, Brahimaj ka kujtuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte zgjedhur deputet, por për shkak të mosfunksionalizimit të legjislaturës nuk pati mundësi ta ushtrojë mandatin dhe të angazhohet institucionalisht, ashtu siç kishte premtuar para qytetarëve.Ai theksoi se vendimi për rikandidim vjen si përgjigje ndaj besimit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe si obligim moral ndaj vendit, duke u bazuar në rrënjët familjare të sakrificës dhe angazhimin e brezit të tij në periudha të vështira për…

Read More

Transmetuesi pritës i “Eurovision Song Contest” të ardhshëm, televizioni publik austriak ORF, nuk do të ndalojë valëvitjen e flamurit palestinez nga publiku dhe as nuk do të mbulojë me zëra fishkëllimat gjatë performancës së Izraelit, siç ka ndodhur në disa edicione të mëparshme, thanë organizatorët të martën.Edicioni i 70-të i konkursit, që do të mbahet në muajin maj, do të ketë vetëm 35 këngë pjesëmarrëse, numri më i ulët i pjesëmarrësve që nga viti 2003, pasi pesë transmetues kombëtarë – përfshirë ata të Spanjës, Irlandës dhe Holandës – kanë njoftuar se do ta bojkotojnë festivalin në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes…

Read More

Pas vitesh rritjeje të dobët, eurozona ka dalë nga një periudhë inflacioni dhe normash interesi kufizuese. Me rritjen e fiksuar lart në agjendën politike, cili komb pritet të rritet më shpejt në vitet e ardhshme?Një vorbull forcash makroekonomike kanë qenë në lojë në vitin 2025, me trazira politike dhe politikë monetare në ndryshim që i mban analistët në gatishmëri, shkruan euronews. Pas një bumi pas pandemisë në vitin 2021 dhe një ngadalësimi pasues, ky vit është shënuar nga luftëra tregtare, kërcënime me tarifa dhe rënie të normave të interesit, transmeton Telegrafi.Forca si inteligjenca artificiale dhe kushtet e përmirësuara financiare pritet…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor, ndërsa hodhi nga dritarja e veturës “diçka të dyshuar”.Rasti ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, të martën në ora 22:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor ku i dyshuari nga dritarja e veturës kishte hedhur diçka të dyshuar”, thuhet në raport.Policia njofton tutje se me urdhër verbal të prokurorit është bastisur shtëpia…

Read More

Mbrëmjes e së martës është hapur fushata e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar “Fadil Vata” në qytetin e Suharekës.Në një organizim që mblodhi qindra përkrahës, kandidati i ri i PDK-së nga qyteti i Suharekës dhe një nga ata që ka nisur furishëm këtë fushatë, Arben Gega me numër 68, u shpreh se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, bashkim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se qytetarët meritojnë paga më të larta, çmime më të përballueshme dhe siguri për familjet e tyre.Ai tha se përvoja e tij profesionale dhe lidhja e fortë me…

Read More

Rreth orës 15:52, në fshatin Arbëri e Epërme të Drenasit, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personit zyrtar.Sipas Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar është hasur nga njësiti policor duke demoluar dhe thyer dritaret e një shtëpie. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarë policorë.Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndihmë mjekësore ka pranuar gjithashtu edhe i dyshuari.I dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Ura për këmbësorë e cila është ndërtuar mbi lumin Ibër, nga sot (17 dhjetor) pritet të lëshohet për qarkullim.Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.Durmishi e ka quajtur këtë një “kryevepër mbi Ibër”.“Kryevepra mbi Ibër, ura për këmbësorë, lëshohet për qarkullim nesër”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Telegrafi/

Read More

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, mbetet optimist për perspektivat e Reds këtë sezon dhe më tej, pavarësisht një nisjeje të dobët në mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.Owen beson se Liverpooli do të përmirësohet ndërsa lojtarët e verës do të vendosen në skuadër, duke këmbëngulur se cilësia dhe thellësia e ekipit i bëjnë ata pretendentë seriozë për vitet që vijnë.”Vetëbesimi për të mbajtur portën e paprekur dhe për të fituar një ndeshje tjetër në Evropë duke luajtur një ndeshje të vështirë… ky është një ekip vërtet i mirë”, ka thënë fillimisht Owen. “Nëse të gjithë luajnë në kulmin e tyre…

Read More

Mjegull dhe dukshmëri e zvogëluar deri në 60 metra ka pasur këtë mëngjes në zonën e Demir Kapisë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalet e vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles,…

Read More

Rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë të pashpërthyer.Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi, mashkull kosovar, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore.Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë të kontrolluar, ka realizuar demolimin dhe shpërthimin e mjetit shpërthyes.Rasti ka përfunduar pa incidente dhe nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/

Read More