Hani i Elezit do të jetë nikoqir i edicionit të dytë të festivalit “Crossroads Fest (The Lights Edition)”, i cili nis më 2 korrik dhe do të zgjasë deri më 5 korrik 2026, duke sjellë një program katërditor të mbushur me aktivitete kulturore e artistike.
Festivali përfshin muzikë, teatër, art pamor, punëtori kreative dhe aktivitete edukative për të gjitha grupmoshat, me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas organizatorëve, festivali synon të krijojë ura bashkëpunimi mes disiplinave artistike, kulturave dhe komuniteteve, duke e shndërruar Hanin e Elezit në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor.
“Me një program të larmishëm dhe pjesëmarrjen e artistëve të njohur vendorë e ndërkombëtarë, festivali synon të krijojë ura bashkëpunimi mes disiplinave artistike, kulturave dhe komuniteteve, duke e shndërruar Hanin e Elezit në një pikëtakim të rëndësishëm të skenës kulturore”, thuhet në njoftim.
Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte, performanca artistike, ekspozita, punëtori edukative dhe aktivitete të tjera që promovojnë kreativitetin dhe përfshirjen e të rinjve. /Telegrafi/
