Author: korrektpress

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.“Çmimet e energjisë janë bërë një prej barrëve më të rënda për familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndërsa paga nuk po mjafton. Kjo është…

Read More

Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit – Shemit, anëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”, një emër i rëndësishëm që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.Ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, ku familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës së tij do t’i japin lamtumirën e fundit.Shemi u bë i njohur si pjesë e grupit “Ilirët”, një prej formacioneve më të dashura për publikun, që për vite me radhë kontribuoi në pasurimin e skenës muzikore shqiptare…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë është pajisur me një autoambulancë të re, e cila është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së kapaciteteve për intervenim të shpejtë emergjent.Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se kjo autoambulancë paraqet një ndihmë të rëndësishme, duke pasur parasysh numrin e madh të banorëve dhe nevojat e shtuara për shërbime shëndetësore në komunë. Sipas njoftimit, pajisja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin më efikas dhe më cilësor të shërbimeve mjekësore për qytetarët.“Duke marrë parasysh ngarkesën dhe kërkesat e vazhdueshme…

Read More

Disa klube nga Arabia Saudite po shfaqin interes konkret për portierin belg Thibaut Courtois, ndërsa Villarreal ka nisur lëvizjet për të afruar Andriy Lunin. Edhe pse vëmendja mediatike te Real Madridi zakonisht përqendrohet te emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Arda Guler apo Rodrygo Goes, realiteti është se Courtois (33 vjeç) mbetet një nga shtyllat e padiskutueshme të ekipit.Ndeshje pas ndeshjeje, portieri belg dëshmon se prania e tij është vendimtare për klubin madrilen. Për këtë arsye, interesimi në rritje nga Arabia Saudite përbën një burim shqetësimi për “Los Blancos”. Sipas një raportimi të Defensa Central, disa klube të…

Read More

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë për Vitin e Ri, që, sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare, përcjell A2 CNN.“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova, është e vërtetë, janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara, si edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, tha Vengu në një video të postuar në llogarinë e tij në…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një nga kafenetë e Mitrovicës, takoi disa aktivistë, qytetarë e mërgimtarë.Ai me ta diskutoi për Trepçën si asetin më të rëndësishëm të vendit dhe një nga investimet kapitale më të mëdha të planifikuar për mandatin e ardhshëm. Përmes një bashkëpunimi strategjik me një korporatë me përvojë të dëshmuar në industrinë minerare, nga një shtet aleat dhe mik i Kosovës, janë paraparë të ndahen 50 milionë euro, tha Kurti. Ai gjithashtu i informoi të pranishmit se ky projekt synon skanimin e plotë të pasurive natyrore të vendit, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 75-të, në të cilën në rend dite janë zgjedhja e ministrave të rinj, në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor.Pika e parë në rend të ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga pozicioni ministror në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Ndërsa deputeti aktual dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është propozuar si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i ri i Çështjeve Evropiane.Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor, pasi Izet Mexhiti mori postin e kryetarit në Komunën e Çairit,…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do t’u mohonte vizat pesë personave, përfshirë një ish-komisioneri të BE-së, për shkak se kërkonin të “detyronin” platformat amerikane të mediave sociale të shtypnin pikëpamjet që ata kundërshtonin.”Këta aktivistë radikalë dhe OJQ të armatosura kanë avancuar masat e censurës nga shtetet e huaja – në secilin rast duke synuar folësit amerikanë dhe kompanitë amerikane”, tha Sekretari i Shtetit, Marco Rubio në një deklaratë.Thierry Breton, ish-rregullatori kryesor i teknologjisë në Komisionin Evropian, sugjeroi se po zhvillohej një “gjueti shtrigash”, transmeton Telegrafi.Breton u përshkrua nga Departamenti i Shtetit si “mendja kryesore” e Aktit të Shërbimeve Digjitale…

Read More

Një person është raportuar i zhdukur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, kanë bërë të ditur burime policore.Sipas njoftimit, ankuesi, burrë kosovar, ka informuar policinë se viktima, po ashtu burrë kosovar, është larguar nga banesa rreth orës 19:00 dhe nuk është kthyer më.Rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin e raportuar.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e personit të zhdukur, t’i raportojnë ato tek organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, Zinedine Zidane, ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Francës, por vetëm pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm.Zidane, puna e fundit e të cilit si trajner ishte në vitin 2021, kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë në karrierën e tij, do të pasojë kështu Didier Deschamps në stolin e “Trikolorëve”.Si lojtar, Zidane e kishte fituar titullin botëror në vitin 1998, dhe tani do të përpiqet të arrijë të njëjtin qëllim si trajner, duke e udhëhequr brezin e…

Read More