- Tradita që po kthehet në tragjedi, 43 djem kanë humbur jetën në ceremonitë e rrethprerjes në Afrikën e Jugut
- Jim Curtis rrëfehet për lidhjen me Jennifer Aniston, zbulon se si i zgjidhin konfliktet në raportin e tyre
- Gara kundër kohës në Nepal, qindra punëtorë mund të jenë të bllokuar në tunele
- Raphinha e Yamal ‘show’, Barcelona përmbys Rayo Vallecanon në ndeshjen e shtatë golave
- Trump po rishikon qëndrimin e SHBA-së për Ishujt Falkland
- A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
- “Kutia e Kujtesës”, ekspozita e Burim Myftiut që rikthen në vëmendje kujtesën e luftës
- Kryeministri kroat: Nëse Serbia organizon një funeral për Mladiqin, do t’ia mbyllë vetes dyert në Bashkimin Evropian
Author: korrektpress
Drita rikthehet sonte (e enjte) në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Tre Fiorit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.Skuadra gjilanase e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit pas fitores bindëse 4-1 në udhëtim, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm para përballjes së dytë.Tashmë, Dritës i mbetet edhe një hap për ta konfirmuar kalimin në “play-off”, ku do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin drejt fazës së ligës së kësaj gare evropiane.Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa Drita synon ta menaxhojë avantazhin e krijuar në San Marino dhe të mos lejojë ndonjë befasi…
Në Salzburg, gjatë një ekspozite kushtuar 270-vjetorit të lindjes së Mozartit, janë vjedhur 210 nga 320 statuja të arta që paraqesin Mozartin me qenin e tij.Statujat, të krijuara nga artisti gjerman Ottmar Horl, ishin vendosur në kopshtin përpara shtëpisë së dikurshme të Mozartit, në hapësirat e banimit dhe në disa pavijone. Më shumë se 80 u zhdukën vetëm gjatë dy javëve të para. Foto: APHorl dyshon se bëhet fjalë për vjedhje të organizuar, jo për veprime të rastësishme të vizitorëve. Secila statujë ishte planifikuar të shitej pas ekspozitës për rreth 100 euro, ndaj vjedhja e tyre nuk përbën ndonjë pasuri…
Administrata Trump po drejton të paktën 927 milionë dollarë drejt projekteve të mëdha ndërtimore në territorin e Shtëpisë së Bardhë, shumë më tepër se parashikimet e mëparshme. Pjesa dërrmuese e kostos do të mbulohet nga paratë e taksapaguesve.Sipas The Washington Post, në vend të kërkimit të fondeve drejtpërdrejt nga Kongresi, administrata ka transferuar para nga agjenci të tjera federale dhe financues privatë. Fondet janë përqendruar në një llogari të mirëmbajtjes që zakonisht përdorej për riparime të vogla.Llogaria “White House Repair and Restoration”, e cila zakonisht merr rreth 2.5 milionë dollarë në vit, është furnizuar me rreth 875 milionë dollarë nën…
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Institucionet riafirmojnë përkushtimin për luftimin dhe…
Abdullah Prapashtica ka deklaruar se një person që fillimisht kishte qenë bashkëpunëtor i grupit të tij, më vonë ishte rekrutuar nga UDB-ja dhe kishte dhënë informacione për veprimtarinë e tyre.Në vazhdimin e intervistës për emisionin “Dosjet”, Prapashtica tha se në Gjermani kishin arritur të identifikonin një person që, sipas tij, kishte bashkëpunuar me ta përpara se të rekrutohej nga shërbimi sekret jugosllav.“Ne ramë në gjurmë të një provokatori i cili nuk ishte provokator fillimisht. Ai ishte një bashkëpunëtor i jonë, bashkëveprimtar i joni, derisa i ka dalë afati pasaportës. Momentin kur është dashtë me shku me vazhdu pasaportën, ata e…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit janë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference.Deputetët janë para dyerve të Qeverisë, ndërkaq sipas një njoftimi për media të kësaj partie do të mbajë konferencë.“Partia Demokratike e Kosovës fton përfaqësuesit e mediave që nesër, e enjte, 13 gusht 2026, në ora 07:30, të marrin pjesë në konferencën për media që do të mbahet në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Casey Affleck, vëllai më i vogël i aktorit Ben Affleck, ka lindur më 12 gusht 1975 në Massachusetts dhe karrierën e aktrimit e nisi që në fëmijëri. Ai u bë i njohur për rolet në filmat “To Die For”, “Good Will Hunting” dhe trilogjinë “Ocean’s”.Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2016 me filmin “Manchester by the Sea”, ku interpretoi një burrë që përballet me një tragjedi të madhe personale. Për këtë rol ai fitoi Oscar, Golden Globe, BAFTA dhe Critics’ Choice Award si aktori më i mirë. CaseyAffleck ka luajtur gjithashtu në filma të njohur si “Interstellar”, “A…
ChatGPT është i pranishëm në kompjuterë në mbarë botën, por kishte një vend ku mungonte: komuniteti Linux. Tani kjo po ndryshon.Disa sektorë të komunitetit të zhvilluesve të softuerëve me burim të hapur (open-source) prej kohësh i kanë kërkuar kompanisë OpenAI që ta sjellë chatbotin e saj edhe në këtë platformë. Këtë javë, OpenAI e ka korrigjuar këtë mungesë duke prezantuar një aplikacion të dedikuar të ChatGPT për Linux.“Linux ishte një nga platformat më të kërkuara për aplikacionin desktop, dhe ky lançim e zgjeron ChatGPT dhe Codex në të gjitha sistemet kryesore operative për desktop”, njoftoi kompania. Aplikacioni i ri, i…
Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C.Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari