KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i Arlindës- Drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar

Rasti i Arlindës- Drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj,  gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, tha se qytetarët e ngatërrojnë rolin e Qendrës për Punë Sociale me rolin e drejtorisë që ajo udhëheq.

Ajo tha se kjo pozitë është për hartim të politikave sociale në nivel lokal dhe se nuk trajton rastet direkt.
Për këtë, Mujaj-Bajraktaraj tha se linçimet ndaj saj kanë qenë të padrejta.

“Është një prej përballjeve më të vështira në jetën time, jo në aspektin e punës dhe përgjegjësisë institucionale që më takon, por në aspektin e përgjegjësive njerëzore pasi të ndjerën e kam pasë bashkëvendase dhe mendoj që padrejtësisht jam gjykuar e linçuar me detyrime e përgjegjësi që drejtpërdrejt nuk më takojnë. Unë jam drejtor politik, nuk trajtoj raste direkt, nuk jap mendime e vendime, në raport me fëmijët dhe rastet e dhunës. Unë hartoj politika për zhvillimit të fushës sociale në nivel lokal”.

Ajo tha se në raport me ushtrimin e kompetencave me QPS, ajo është e obliguar të krijojë kushte në sigurimin e kapaciteteve.

“Kemi ndërtuar objektin e ri për QPS, që është njëri ndër objektet më të mira në nivel vendi dhe automatikisht ngritët edhe cilësinë e shërbimeve, duke qenë se zyrtarët kanë zyrat e veçanta që e respekton parimin e konfidencialitetit me palët”, tha ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.