Author: korrektpress

Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.Siç njoftojnë nga MPB, në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i kallëzuar, si drejtor i një shkolle fillore në fshatin Rostushë ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mundësuar punësimin e kuadrove të papërshtatshme, përkatësisht mësuesve joprofesionalë që u japin mësim nxënësve në fshatin Rostushë dhe mësuesve të klasave në fshatrat Velebrdo dhe Trebishtë që nuk i…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se produkti i qumështit për fëmijë Aptamil AR1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe sërish lejohet të shitet në treg.Ky njoftim vjen pas një ndalimi të përkohshëm të produktit me numër loti 111444865, me datë skadimi 17.05.2026, prodhuar nga Nutricia Cuijk BV, Holandë.Ndalimi ishte masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik.”Pas ritestimeve të kryera nga autoritetet kompetente të Holandës, analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore, duke konfirmuar se Aptamil AR1 është i sigurt për konsum”, thuhet në njoftim.AUV thekson se do të vazhdojë të monitorojë situatën me…

Read More

Kur Il-yong Ju ishte fëmijë, diçka e çuditshme ndodhte në fshatin e tij të vogël në Korenë e Veriut çdo 25 dhjetor.Gjyshi i tij e vizitonte dhe e dërgonte në male për të prerë një pishë. Ai e sillte në shtëpi dhe në degët e saj vareshin topa të vegjël.Në shumë vende, është një ritual i njohur: vendosja dhe dekorimi i një peme për Ditën e Krishtlindjeve. Por në Korenë e Veriut, 25 dhjetori është thjesht një ditë tjetër dhe Krishtlindjet janë praktikisht të ndaluara.“Në shtëpinë time, ne thjesht festonim atë lloj gjëje. Por nuk e dinim për çfarë bëhej…

Read More

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u bëri thirrje grupeve parlamentare që të gjejnë vullnet politik dhe të zgjedhin një Avokat të Popullit në Kuvend, pasi punonjësit e institucionit i dërguan një letër Kuvendit, si dhe mediave dhe ambasadave, duke deklaruar se institucioni është në bllokadë të plotë dhe se nuk ka kush t’i nënshkruajë pagat e punonjësve.Në takimin e sotëm me gazetarët, ai tha se do të angazhohet personalisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, sepse është një institucion i rëndësishëm dhe se është e papranueshme të jesh pa udhëheqës për kaq gjatë.Megjithatë, nuk ka zgjidhje se si…

Read More

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e thellë për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e komunës. Sipas tij, këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.Në një reagim zyrtar, Kastrati thekson se situata është veçanërisht e vështirë në këtë periudhë, kur temperaturat janë të ulëta, është afër festave të fundvitit dhe prezente është edhe diaspora. Ai paralajmëron se ndërprerjet po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme, funksionimin e shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve komunale, si dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.Kryetari i Komunës ka bërë thirrje…

Read More

Aktorja e famshme Jamie Lee Curtis (67) ka folur hapur për përvojën e saj me kirurgjinë plastike. Ajo ende e konsideron procedurën që i është nënshtruar në moshën 25 vjeç një nga gabimet më të mëdha të jetës së saj. Curtis thotë se e mori vendimin impulsivisht, nën presion dhe u pendua pothuajse menjëherë.Aktorja ka shprehur pa turp mendimin e tij mbi korrigjimet kozmetike dhe ndikimin e tyre në shoqëri për vite me radhë, duke i paralajmëruar brezat e rinj për grackat e industrisë së bukurisë. Edhe pse kirurgjia kozmetike është ende disi tabu, gjithnjë e më shumë personazhe të…

Read More

Një zgjedhje mode që ngjalli nostalgji ballkanike, kujtime shtëpish të vjetra dhe debat në rrjetet socialeShumëkush e pa si më shumë sesa një zgjedhje mode: Melania Trump u shfaq me një veshje elegante të zezë, të pasuruar me detaje të bardha të punuara me grep në mëngë – një element që për shumë vëzhgues përcolli një mesazh të qartë për rrënjët e saj ballkanike.Gjatë paraqitjes tradicionale në prag të Krishtlindjes, kur Zonja e Parë dhe Presidenti Donald Trump iu përgjigjën telefonatave të fëmijëve dhe personelit ushtarak amerikan, vëmendja e mediave botërore u përqendrua jo vetëm te ceremonia, por edhe te…

Read More

Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët.Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave.Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti/abc/ – YouTube www.youtube.com

Read More

Autoritetet turke thonë se kanë penguar sulme të planifikuara në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi arrestuan më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it.Bastisje masive u kryen në 124 adresa në të gjithë Stambollin, ka njoftuar kryeprokurori i kryeqytetit, me ç’rast u sekuestruan armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS-it kishin planifikuar në mënyrë aktive sulme në të gjithë Turqinë këtë javë.Policia arrestoi 115 të dyshuar, por përpjekjet janë duke vazhduar për të gjetur 22 të tjerë, thuhet në një deklaratë zyrtare.Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thekson se ministri Ivan Stoilkoviq, ka larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, institucion sipas BDI-së, themelor për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për garantimin e barazisë ndëretnike në vend.Nga BDI thonë se ky vendim përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë, bashkëjetesës dhe përfaqësimit të drejtë, dhe nuk mund të justifikohet me arsyetime të pavërteta dhe fyese për opinionin publik, siç është pretendimi për një të ashtuquajtur “masë disiplinore”.”Në kushte kur punonjësve u mohohen elementet më bazike për punë – zyra funksionale,…

Read More