- Ukrainian drones arrive in Siberia, oil refinery attacked
- Dronët ukrainas arritën në Siberi, sulmohet një rafineri e naftës
- Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni ju LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset
- “Duhet të jesh në gjendje të pranosh kritikat”, Xhemaili flet për Xhakën
- Mickoski: Pres që dizeli të shitet më lirë për 7 denarë dhe benzina për 4 denarë
- Projekti i gazit amerikan, Hoti: Kosova rrezikon të mbetet jashtë, ta mbrojmë me protestë demokratike
- As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet Testi i Maturës në rrjetet sociale
- Anya Taylor-Joy në shëtitje romantike në New York me bashkëshortin, tërheq vëmendje me elegancën
Author: korrektpress
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.Kurti në një postim në Facebook shkruan se Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.Lexoni të plotë postimin:Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.…
“Kemi filluar punën për planifikimin e hekurudhës që nga tetori. Do të përfundojmë deri në verë dhe atëherë do të shohim ekskavatorët e parë në terren. Në vitin 2031, projekti i hekurudhës me shpejtësi të lartë do të përfundojë, dhe ndërkohë, një anë e binarëve deri në vitin 2028 do të jetë funksionale”, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, duke folur për projektet hekurudhore.”Tani po punojmë në pjesën më të rëndësishme që nuk është e dukshme për qytetarët, dhe kjo është planifikimi i mirë. Tani po punojmë në planifikimin dhe përgatitjen. Kur bën planifikim të mirë, atëherë projekti, sado i ndërlikuar të…
Pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e orës 12:23 bën të ditur se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Pritjet në Merdarë shkojnë nga 120 deri në 150 minuta, gjersa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova. /Telegrafi/
Një video e re e publikuar nga një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana ka shkaktuar reagime të forta, duke treguar momentet dramatike kur zjarri përhapet me shpejtësi nëpër shkumën plastike antizhurmë të tavanit, ndërsa disa persona ende vazhdojnë të festojnë dhe ta filmojnë ngjarjen.Pamjet tregojnë se flakët përhapen brenda pak çastesh, duke krijuar panik dhe tym të dendur në ambientin e mbyllur. Sipas autoriteteve, materiali izolues në tavan ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për të pranishmit, raporton skynews. Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja…
Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaqi Meta ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj publike, duke arritur që për herë të parë të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.Adelina Thaqi Meta hyri për herë të parë në garën për deputete në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke kandiduar nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe pse për LDK-në këto zgjedhje nuk rezultuan me një performancë të lartë elektorale, duke siguruar gjithsej vetëm 15 deputetë, Adelina arriti të jetë një prej tyre, falë mbështetjes direkte të votuesve.Me 16,826 vota, interpretuesja e hitit “Sonte” arriti të renditet…
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, teksa skuadra e tij presin Real Betisin në Bernabeu.Më pas, Los Blancos do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Atletico Madrid në një derbi gjysmëfinale, dhe potencialisht me Barcelonën ose Athletic Bilbaon në finalen e mundshme.Alonso ia ka dalë të mbijetojë spekulimet e shumta mbi pozicionin e tij gjatë javës së fundit të ndeshjeve para pushimit të dimrit, duke siguruar fitore ndaj Alaves, Talavera de la Reina dhe Sevilla.Një nga arsyet që e ndihmon Alonso është mungesa e…
Siç është raportuar, SHBA-të kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Venezuelës, ku presidenti i saj Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi.Fotot më poshtë tregojnë pasojat menjëherë pas sulmit në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Ndryshe, gjatë sulmit SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro për t’u gjykuar në SHBA, sipas një senatori republikan i cili thotë se ka folur me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.“Ai më informoi se Nicolás Maduro është arrestuar nga personeli amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u…
Filmi i animuar “Zootopia 2” arriti një moment historik dhe u bë zyrtarisht filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave i prodhuar nga studioja e animacionit Walt Disney. Pas premierës së tij në kinema më 26 nëntor, filmi deri më tani ka fituar 1.46 miliardë dollarë në kinematë në të gjithë botën.Sipas Variety, me këtë rezultat, “Zootopia 2” e tejkaloi rekordmbajtësin e mëparshëm të studios, “Frozen 2” nga viti 2019, i cili fitoi gjithsej 1.45 miliardë dollarë.Megjithatë, titullin e filmit të animuar më të suksesshëm të të gjitha kohërave në nivel global e mban ende filmi familjar kinez “Ne…
Disa furra në Maqedoninë e Veriut kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të bardha të bukës dhe të burekut, ndërsa të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim, si pasojë e rritjes së kostove të energjisë elektrike, thanë qytetarë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.Sipas konsumatorëve, në disa furra çmimet janë rritur deri në 10 denarë për produkt, ndërsa nuk përjashtohet që shtrenjtimi të përfshijë edhe produkte të tjera nga mielli. Kjo ndodh vetëm disa muaj pasi çmimet e produkteve të furrës u rritën për herë të fundit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare.Prodhuesit thonë se energjia elektrike…
KF Llapi ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Muhamed Useini, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi mes palëve.Sipas komunikatës së klubit, marrëveshja për ndarjen e rrugëve është arritur me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë, duke mbyllur kështu një kapitull pozitiv për të dyja palët.Llapi e ka falënderuar publikisht Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për fanellën e klubit dhe i ka uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.Njoftimi i plotë i Llapit:KF Llapi njofton se, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ka arritur marrëveshje të dyanshme me futbollistin Muhamed…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari