KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Peci: Përfundon asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në Iliridë, do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë

Peci: Përfundon asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në Iliridë, do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në lagjen Iliridë, e cila lidh rrugët “Ukshin Kovaçica” dhe “Safet Boletini”.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se rruga tashmë është e gatshme për qarkullim dhe do t’u shërbejë qytetarëve duke përmirësuar lëvizjen dhe sigurinë në këtë pjesë të qytetit.

“Ka përfunduar asfaltimi i rrugës ‘Driton M. Veliu’ në Iliridë, që lidh rrugët ‘Ukshin Kovaçica’ dhe ‘Safet Boletini’. Tashmë kjo rrugë është gati për t’u shërbyer qytetarëve tanë duke ofruar qarkullim më të lehtë e më të sigurt”, ka shkruar Peci.

Ai theksoi se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës.

“Do të vazhdojmë, kudo që ka nevojë, rrugë pas rruge e lagje pas lagjeje, në shërbim të qytetarëve çdo ditë”, ka shtuar kryetari i Mitrovicës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.