Author: korrektpress

Barcelona është gati të negociojë largimin e Hector Fortit gjatë këtij afati kalimtar, pasi mbrojtësi i djathtë nuk bën pjesë në planet kryesore të trajnerit Hansi Flick për sezonin e ri.20-vjeçari ka tërhequr interes nga disa klube evropiane, me Evertonin, Fulhamin dhe Interin ndër ekipet që po monitorojnë situatën e tij. Edhe Liverpooli është përmendur si një klub i interesuar, ndonëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare.Situata e Fortit nuk ka ndryshuar as gjatë fazës përgatitore. Pas rikthimit në Barcelonë nga huazimi te Elche, klubi katalanas i ka bërë të ditur se ai duhet të gjejë një…

Read More

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t’i hiqet paraburgimi dhe t’i caktojë lirimin me kusht në kombinim me masat paraprake.Informacioni u konfirmua nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ku informuan se paraburgimi i Gjorgjioskit është hequr dhe është caktuar lirim me kusht me masa paraprake.Gjorgjioski depozitoi garanci bankare në shumën prej 500,000 euro. Gjykata Penale informoi gjithashtu se Prokuroria gjithashtu dha mendim pozitiv për pranimin e lirimit me kusht dhe heqjen e paraburgimit.Me këtë, Gjorgjioski do të presë vazhdimin e procedurës gjyqësore me masat paraprake të përcaktuara.Gjykata Penale konfirmoi se…

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative.Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i MM-së, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.“Me këtë rast, Sekretari i…

Read More

Çokollata pas drekës ose një biskotë në mes të një pune stresuese nuk duhet të jetë domosdoshmërisht shenjë dobësie. Dëshirat për ëmbëlsira mund të kenë shkaqe të ndryshme, nga uria dhe mungesa e gjumit deri te stresi dhe zakonet e fituara. Edhe pse ndonjëherë duket sikur trupi ka nevojë urgjente për një copë tortë, trupi rrallë dërgon kërkesa kaq të sakta.Dëshirat për ëmbëlsira mund të lidhen me urinë, mungesën e gjumit ose stresin, por edhe me faktin e thjeshtë se ushqime të tilla janë të shijshme dhe lehtësisht të arritshme. Çelësi nuk qëndron te ndalimet e rrepta, por te njohja…

Read More

Në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë është hapur Tregu Mobil Bio, një iniciativë e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, e cila synon mbështetjen e grave prodhuese nga zonat rurale dhe promovimin e produkteve vendore.Hapjen e tregut e kanë bërë zyrtarja për Barazi Gjinore, Samka Drançolli, dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Meriton Fetaj.Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të tjerë të komunës, si dhe udhëheqësja e Shoqatës “Agromedicine”, Havushe Bunjaku.Përmes kësaj iniciative, gratë prodhuese do të kenë mundësi t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre, ndërsa qytetarët do…

Read More

Aktorja e njohur, Allison Janney, ka folur hapur për vendimin për të mos u martuar dhe për të mos pasur fëmijë, duke theksuar se nuk është penduar për zgjedhjet e saj.Në një episod të podcast-it “Reclaiming With Monica Lewinsky”, aktorja 66-vjeçare tregoi se që në moshë të re e kishte ndjerë se nuk dëshironte të bëhej nënë. Megjithatë, në të 40-at vendosi të konsultohej me një specialiste të fertilitetit, për të parë nëse kishte ende mundësi të kishte fëmijë. View this post on Instagram A post shared by Allison Janney (@allisonbjanney)Janney tha se, kur u rrit, mendonte se martesa ishte…

Read More

Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski njoftoi se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë do të fillojë në ditët në vijim.”Sot, vendi po ndërtohet për të qenë i begatë përmes investimeve të forta në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe arsim.Po ndërtojmë infrastrukturë moderne: Brenda pak ditësh, do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Bukojçan po ndërtohen intensivisht.Gjatë shtatorit, do të fillojmë edhe Bukojçan – Kërçovë.Pres të nis një pjesë tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër në tetor, dhe të përfundoj të gjithë autostradën Kërçovë – Ohër -…

Read More

Shtetasi kosovar, Dugjagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.Lajmin e bëri të ditur avokati, Arianit Koci në Facebook, i cili tha se “Maxhuni i lindur më 10 maj 1979, fillimisht është ndaluar për verifikim, por pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.”Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi – Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është…

Read More

Ani pse Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të reja, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të merret me reagimet që kanë ardhur nga Kosova, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me deklaratat e tij për lumin Ibër.Vuçiq edhe të enjten ka folur për kritikat ndaj tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke pretenduar se një ide e tillë ishte kërkuar më herët edhe nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ky qytetDuke folur gjatë një vizite në fshatin Veliki Popoviq, në komunën e Despotovacit, Vuçiq tha se kërkesa lidhej me ndërtimin e…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.Tahiri, në një konferencë për media, tha se pushtetin autoritar dhe cenimin e rendit kushtetues nuk e toleron askush.“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.Tahiri i ka bërë ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me…

Read More