Author: korrektpress

Robert Lewandowski po vazhdon të tërheqë interes nga klube në Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Mesme, ndërsa e ardhmja e tij në Barcelonë mbetet e paqartë. Sulmuesi polak, i cili iu bashkua klubit katalanas në korrik 2022, është ende nën kontratë deri në verën e vitit 2026, por mundësia e një largimi në janar ose në fund të sezonit nuk përjashtohet.Sipas raportimeve të fundit, dy klube të MLS, Orlando City dhe Inter Miami, po monitorojnë nga afër situatën e Lewandowskit, duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi që do të forconte sulmin e tyre. telegrafi.com Përveç tyre, Chicago Fire ka…

Read More

George Clooney dhe gruaja e tij Amal Clooney, si dhe binjakët e tyre Alexander dhe Ella, kanë marrë shtetësinë franceze.Ky vendim nuk do të përfaqësojë një ndryshim të madh për ta, pasi ata kanë jetuar në një zonë rurale të Francës për disa vite.”Ne jetojmë në një fermë në Francë. Kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime në një fermë dhe, si fëmijë, e urreja këtë ide”, tha Clooney. George dhe AmalÇifti vendosi të jetonte në fshat sepse ishin të shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në Los Angeles, në kulturën e Hollywoodit.”Tani ata nuk janë gjithë…

Read More

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares paralajmëroi të martën se kuadri evropian i sigurisë është në rrezik, duke shtuar se Kievi duhet të ketë “garanci të forta sigurie”.Albares tha se foli në telefon me homologun e tij ukrainas Andrii Sybiha dhe shprehu dëshirën e tij që viti 2026 të jetë më në fund një vit paqeje për popullin ukrainas. “Është e papranueshme që ukrainasit të jetojnë Krishtlindjet nën bomba”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.Javën e kaluar, sulmet ruse vranë tre persona dhe ndërprenë energjinë elektrike në disa rajone ukrainase, sipas zyrtarëve ukrainas.Albares tha se e…

Read More

Poezi nga: Daniil Kharms Përktheu: Maksim RakipajJa si fillon uria: zgjohesh i freskët në agim, pastaj nis dobësia, pastaj nis mërzia, pastaj fillon të mekesh, as të mendosh s’je në gjendje, pastaj qaset qetësia. Pastaj fillon llahtaria.

Read More

Rangers nuk duket se do të nënshkruajë me qendërsulmuesin spanjoll 21-vjeçar Gonzalo Garcia nga Real Madrid në mënyrë të përhershme gjatë janarit, por një marrëveshje huazimi mund të jetë një opsion nëse klubi skocez vendos ta ndjekë lojtarin.Garcia ka pasur mundësi të kufizuara këtë sezon në Madrid, duke nisur vetëm në tre ndeshje pas rikthimit të Kylian Mbappe në formë. Në 13 paraqitje në LaLiga për sezonin 25/26, sulmuesi nuk ka regjistruar asnjë gol apo asist.Klube të tjera, përfshirë Aston Villa, Brighton & Hove Albion dhe Leeds, thuhet se po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e një huazimi të përkohshëm për Garcian.…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndërprerë qarkullimi i trafikut për në Qafë Thanë.”Trafiku për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është ndërprerë në të dyja drejtimet”, thonë nga LAMM.Nga MPB konfirmojnë se trafiku për në vendkalimin kufitar është ndërprerë pasi në rrugë është përmbytur një cisternëTë gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar./Telegrafi/

Read More

Kina ka qëlluar me raketa në ujërat pranë Tajvanit në ditën e dytë të ushtrimeve të luftës në shkallë të gjerë rreth ishullit që synojnë të provojnë një bllokadë.Ushtria e vendit vendosi anije të reja sulmi amfibe së bashku me aeroplanë bombardues dhe anije luftarake në atë që Pekini e quajti një “paralajmërim të ashpër” kundër forcave separatiste dhe “ndërhyrës të jashtëm”.Kina ka këmbëngulur prej kohësh që Tajvani – i cili është qeverisur veçmas nga Kina që nga viti 1949 pas luftës civile që solli Partinë Komuniste në pushtet – është pjesë e territorit të saj sovran dhe ka shprehur…

Read More

Në prag të përmbylljes së vitit, Emona Brand shpreh falënderimin e saj për të gjitha familjet që kanë zgjedhur markën tonë në tryezat e tyre. Gjatë gjithë këtij viti, synimi ynë ka qenë të sjellim cilësi dhe shije që lidhen me traditën dhe momentet e përbashkëta.Ndërsa hyjmë në vitin e ri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë produkte edhe më të mira dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e çasteve tuaja të përditshme.Nga ekipi i Emona Group, ju urojmë:Gëzuar Vitin e Ri!

Read More

Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike. Lexoni të plotë postimin:30…

Read More