Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jija në filmat “Godzilla vs. Kong” dhe “Godzilla x Kong: The New Empire”, vdiq në një aksident me makinë në Maryland.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua për TMZ nga babai i saj, Joshua Hottle, i cili tha se vajza e tij vdiq në një aksident me makinë herët të martën. Ai tha gjithashtu se iu desh të udhëtonte nga Teksasi për të marrë trupin e saj.
Sipas tij, Kaylee ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe autoritetet e informuan menjëherë pas informacionit të parë se zemra e saj kishte ndaluar rrugës për në spital. Detajet e rrethanave të aksidentit nuk janë bërë të ditura.
Kaylee Hottle ka lindur në Atlanta dhe u shfaq për herë të parë para kamerës në moshën nëntëvjeçare, në reklama.
Ajo fitoi njohje më të gjerë në vitin 2021 në filmin “Godzilla vs. Kong”, ku luajti Jija-n, një vajzë adoleshente që komunikon me King Kong në gjuhën e shenjave dhe jeton në Skull Island me personazhin e Dr. Ilena Andrews, të luajtur nga Rebecca Hall. Ajo e përsëriti të njëjtin rol në filmin “Godzilla x Kong: The New Empire” të vitit 2024.
Ajo u vu re gjithashtu në serialin e ribërë “Magnum PI”, në të cilin luajti një personazh të quajtur Joon në një episod të sezonit të katërt. /Telegrafi/
