Author: korrektpress

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm strategjik duke u bashkuar zyrtarisht me iniciativën globale të OKB-së “Football for the Goals”. Kjo platformë ndërkombëtare synon të mobilizojë botën e futbollit, nga federatat dhe klubet, te lojtarët dhe komunitetet, për t’i përkrahur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe për të përdorur popullaritetin dhe ndikimin e këtij sporti si forcë pozitive për shoqërinë.Me aderimin në këtë iniciativë, FFK merr përsipër të promovojë parime kyçe si barazia gjinore, respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirja sociale dhe mbrojtja e mjedisit. Përmes projekteve konkrete, fushatave dhe aktiviteteve komunitare,…

Read More

Real Madridi e ka vendosur Zinedine Zidanen në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm për Xabi Alonson, në rast se trajneri aktual largohet nga “Santiago Bernabeu”.Rikthimi i legjendës franceze në kryeqytetin spanjoll po konsiderohet seriozisht nga presidenti Florentino Perez, i cili ka ruajtur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me të.Zidane nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre që prej vitit 2021, kur u largua nga Real Madridi duke iu referuar mungesës së mbështetjes nga drejtuesit e klubit. Gjatë dy periudhave të tij si trajner madrilen, ai shkroi histori duke udhëhequr “Los Blancos” drejt tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve,…

Read More

Decentralizimi dhe digjitalizimi është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët, që të gjitha shërbimet komunale t’i marrin në mënyrë më të thjeshtë, pa pasur nevojë të shëtisin disa sportele institucionale.Sipas ministrit për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski, në dobi të qytetarëve dhe komunave është edhe Ligji për vetëqeverisje lokale, që për momentin ka ngecur në procedurë kuvendore, për shkak të badenterit, i cili aktualisht mungon. Sipas tij, kjo Qeveri kujdesin ndaj komunave e tregoi që në fillim të mandatit.“Atë që duhet ta punojmë në pjesën e digjitalizimit, gjithsesi shpresoj se do të gjejmë mekanizma, urtësi politike dhe mirëkuptim në pjesën…

Read More

Katër persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia.Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro.Shtetasi kosovar është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e…

Read More

Manchester City mbylli vitin në Ligën e Kampionëve me një fitore të madhe në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Real Madridin, por gjithashtu duke shënuar një moment historik për yllin norvegjez, Erling Haaland.Rodrygo Goes kaloi Realin në avantazh në minutën e 28-të, por golat e Nico O’Reilly dhe penalltia vendimtare e Haalandit i dhanë fitoren Cityt. Ky gol nuk ishte thjesht një fitore për skuadrën angleze, por shënoi edhe një rekord të ri për Haalandin, që askush tjetër, as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, nuk e kishte arritur më parë. Haaland vendos rekord në Ligën e KampionëveMe këtë gol, Haaland…

Read More

Labinot Rexha në ‘Darkën e të Nominuarve’ i është përgjigjur disa pyetjeve që ia kanë parashtruar banorët.E njëra nga pyetjet ishte nëse ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpinë e famshme, ndonëse është i martuar dhe ka dy fëmijë.”A ke pëlqim për ndonjërën nga vajzat brenda shtëpisë”, ka qenë pyetja që iu drejtua. Foto: Instagram”Jo, respekt. Të gjitha vajzat i konsideroj si motra aq”, u shpreh ai.Labi duket të jetë i vendosur sa i përket jetës së tij personale dhe nuk ka luhatje në këtë drejtim.I njëjti ka qenë shumë i komentuar që nga hyrja në Big Brother, si një…

Read More

Deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili u distancua nga gjuha e ashpër e përdorur gjatë dhe pas fushatës së shkurtit – përfshirë etiketimin e disa opozitarëve si “hajvanë” – kanë nxitur reagime nga analistët politikë, të cilët këtë ndryshim e shohin kryesisht si një manovër elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.Kurti, në një intervistë për Kanal 10, tha se nuk i kishte quajtur të gjithë opozitarët me këtë shprehje dhe pranoi se “ndoshta do të duhej të zgjidhte një fjalë më të përshtatshme”. Por, sipas analistit Visar Ymeri, ky qëndrim nuk përbën një transformim të thellë politik.Duke…

Read More

Pas humbjes 0-3 ndaj AZ Alkmaar në Ligën e Konferencës, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka pranuar se mysafirët e merituan fitoren. Megjithatë, ai ka theksuar se skuadra e tij do të përpiqet të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecanos.“E dinim se kemi përballë skuadër mjaft e efikase. U munduam t’i ndërpresim aksionet e rrjedhshme. Ishte ndoshta kundërshtari më i vështirë në garat evropiane”. telegrafi.com “Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe…

Read More

Pas një fitoreje historike që ndezi shpresat e tifozëve, Shkëndija vazhdon rrugëtimin e saj në UEFA Ligën e Konferencës me një paraqitje të jashtëzakonshme në Shkup, njofton Telegrafi.Pas triumfit të madh ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 2:0, në konferencën për shtyp ka folur trajneri Jeton Beqiri, i cili ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës dhe ka dhënë pritshmëritë për kualifikimin në raundin tjetër të garës.“Ishte një paraqitje shumë e mirë e skuadrës sonë. Futbollistët punuan me shumë seriozitet dhe ndoqën çdo detyrë që kishim planifikuar para ndeshjes, pasi kishim bërë analizë të stilit të lojës së Slovanit. Jam i kënaqur me…

Read More

Dymijë dronë të paidentifikuar janë regjistruar mbi Gjermani që nga fillimi i vitit, sipas raporteve të sigurisë të cilat kanë pasur mundësinë të shihnin Die Welt, Bild dhe Axel Springer Academy. Në një hetim të përbashkët, këto media kanë identifikuar një model që lidh një numër të madh dronësh me lëvizjen e tre anijeve të lidhura me Rusinë, të cilat veprojnë në Detin Baltik dhe Detin e Veriut.Autoritetet gjermane kanë dokumentuar 1072 incidente ku kanë qenë të përfshirë 1955 dronë të panjohur. Ata zakonisht fluturonin mbi baza ushtarake të Bundeswehrit, zona stërvitore të NATO-s dhe objekte të infrastrukturës kritike. Analiza…

Read More