Author: korrektpress

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau.Në një postim të Ambasadës së Kosovës në Uashington thuhet se Kosova vlerëson mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur.“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të takonte Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. E vlerësojmë shumë mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur. Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë Kompaktin e MCC-së për Kosovën, dhe mezi presim të avancojmë tutje bashkëpunimin”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.SHMU njofton se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik në parashikimin e motit për fundjavë ka bërë të ditur se mëngjeset mund të jenë me mjegull.IHK njofton se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thellë mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes në…

Read More

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që e ashpërson edhe më tej çështjen e sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë. Videoja, për të cilën thuhet se është xhiruar në portin e Odesës, tregon momentin e një sulmi rus me dron të tipit Geran, teksa mjeti fluturues i afrohet ngadalë portit, ndërsa e gjithë skena filmohet nga anëtarë të ekuipazheve të anijeve të ankoruara aty pranë.Në pamje shihet qartë se si droni fluturon drejt zonës portuale, ndërsa në sfond dëgjohen reagimet e ekuipazheve që ndjekin afrimin e tij. Pikërisht kjo dëshmi vizuale e…

Read More

Mali i Zi ka shumë të ngjarë që deri në fund të vitit të mbyllë tre nga pesë kapitujt e pritur në negociatat me Bashkimin Evropian (BE), pasi përfaqësuesit e Francës në organet punuese të atij “Unioni” sot bllokuan “heqjen nga lista” të dy kapitujve – kapitullin 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural) dhe kapitullin 13 (Peshkimi).Francezët u shprehën kështu në mbledhjen e Grupit Punues të Këshillit të BE-së (COELA), të mbajtur dje, mëson “Vijesti”. Ndërkohë, ka përfunduar edhe mbledhja e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare (COREPER II), në të cilën u konfirmua kjo vendimmarrje.Sipas informacioneve jozyrtare të…

Read More

Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ndryshuar mënyrën e shfletimit.Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin e inteligjencës artificiale.Përdoruesit mund të japin komanda dhe Disco hap faqe relevante dhe krijon aplikacione të vogla interaktive.Këto “mini-apps” quhen GenTabs dhe përdorin modelin AI të Google, Gemini 3.Qëllimi është të lehtësohet bashkëpunimi midis tab-eve të zakonshme dhe AI-së.Disco tregon një vizion të mundshëm të ardhshëm të shfletimit të internetit me inteligjencë artificiale. /Telegrafi/ – YouTube www.youtube.com

Read More

Numrat janë të qartë dhe nuk gënjejnë: ja kur fillon rënia e fertilitetitInfertiliteti po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik modern dhe numri i çifteve që përballen me vështirësi në ngjizje po rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo i gjashti çift në botë përjeton probleme me fertilitetin, shpesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike.OBSH thekson se infertiliteti është një gjendje mjekësore, jo një dështim personal, dhe kërkon qasje të integruar shëndetësore, psikologjike dhe sociale. Suksesi i fekondimit in vitro varet kryesisht nga mosha e gruasFaktori më…

Read More

Mendimet që na lodhin mendërisht më shumë se sa e pranojmë – studimi zbulon çfarë na streson realishtDisa vendime i marrim pothuajse automatikisht, si, për shembull, çfarë do të hamë sonte, ndërsa të tjera mbartin peshë shumë më të madhe dhe mund të na ngarkojnë seriozisht. Zhvendosja, ndryshimi i punës, përfundimi ose fillimi i një lidhjeje… të gjitha këto janë momente që mund të zgjojnë stres dhe pasiguri. Një studim i ri zbulon se cilat vendime jetësore njerëzit i konsiderojnë më të rrezikshmet dhe më stresueset, dhe rezultatet mund t’ju befasojnë.Bëhet fjalë për një studim gjithëpërfshirës të publikuar muajin e…

Read More

Shumë njerëz gabojnë: simptomat nuk vijnë nga jashtë, por nga brenda shtëpisëMuajt e dimrit sjellin një pushim nga poleni, por jo domosdoshmërisht edhe nga alergjitë. Edhe pse moti i ftohtë ndalon prodhimin e polenit në ambiente të hapura, qëndrimi më i gjatë në hapësira të ngrohta dhe të mbyllura shpesh nënkupton ekspozim më të madh ndaj alergjenëve shtëpiakë. Merimangat e pluhurit, myku dhe irritues të tjerë të brendshëm mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme alergjike.Kur kalojmë më shumë kohë brenda shtëpisë, kontakti me këta alergjenë bëhet më intensiv, ndaj simptomat shpesh përkeqësohen pikërisht gjatë dimrit.Për këtë arsye, shumë…

Read More

Ibro Deli është eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, pas rezultatit të televotimit të shpallur në spektaklin e së premtes.Ai nuk arriti t’i mbijetojë votimit të publikut, ku në nominim ishin gjithashtu Alba, Sasa, Labinot Rexha dhe Shkurta Haxhiu. Pas hapjes së zarfeve, u bë e ditur se ishte pikërisht Ibro ai që duhej të përfundonte rrugëtimin e tij në këtë edicion të spektaklit.Ibro e mbylli aventurën e tij në BBVK4 pas një periudhe relativisht të shkurtër qëndrimi, gjatë së cilës u dallua për një sjellje të qetë dhe të rezervuar, duke shmangur konfliktet dhe…

Read More