Rezvani Motors ka prezantuar Beast X, një hiper-makinë amerikane me performancë ekstreme, e ndërtuar mbi bazën e Corvette-s së gjeneratës së fundit.
Modeli i ri vjen me një motor V8 6.2-litërsh me dy turbo, me fuqi të deklaruar prej 1,560 kuajfuqish.
Rezvani pretendon se Beast X mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 1.9 sekonda, ndërsa fuqia transmetohet përmes një transmisioni automatik me tetë shpejtësi dhe sistemit të lëvizjes me të katër rrotat.
Edhe pse modeli ruan ADN-në e Corvette-s, Rezvani ka ridizajnuar ndjeshëm karrocerinë, sistemin e fuqisë dhe komponentët mekanikë, duke e kthyer makinën sportive amerikane në një hiper-makinë me karakter shumë më agresiv.
Por Beast X nuk do të jetë një makinë që mund ta shohim shpesh në rrugë.
Rezvani ka vendosur një limit prej vetëm pesë ekzemplarësh në të gjithë botën, duke e bërë modelin jashtëzakonisht ekskluziv.
Me 1,560 kuaj fuqi, përshpejtim nën dy sekonda dhe vetëm pesë njësi në prodhim, Rezvani Beast X synon të hyjë menjëherë në territorin e hiper-makinave më ekstreme në botë.
