Author: korrektpress

Këtë të shtunë, më 13 dhjetor, policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme, tek varret ilire në zonën e Selcës, në zonën e Mokrrës.Tv Klan raporton se policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.Incidente si ky i sotmi, nuk ndodhin për herë të parë. Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara por edhe objekte arkeologjike.

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori i Tetovës ka njoftuar se pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Tetovë-Gostivar, janë lënduar tetë persona dhe të njejtët po trajtohen në spitalin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.”Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës. Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës. Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse”…

Read More

Boksieri shqiptar Eris Bajra ka regjistruar edhe një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke dalë fitues në përballjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Stamboll. Kampioni i kategorive IBO Youth dhe WBO Youth Welterweight konfirmoi formën e shkëlqyer, duke mposhtur boksierin nga Tanzania, Makaveli Mponji.Në rikthimin e tij në ring, Bajra u shfaq dominues gjatë gjithë meçit, duke kontrolluar ritmin dhe treguar siguri në çdo raund. Paraqitja e tij bindëse i siguroi një fitore të pastër dhe të merituar, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e madh që ka në skenën ndërkombëtare të boksit.Me këtë sukses, 24-vjeçari…

Read More

Sot, banorët e Big Brother VIP Kosova organizuan një festë të veçantë për Dolcen, e cila shënoi ditëlindjen e saj brenda shtëpisë. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot gëzim, ndërsa banorët u bashkuan për të festuar momentin.Dolce u shfaq si gjithmonë elegante, me një fustan të zi që përqafonte linjat e trupit dhe një grim të thjeshtë që nxirrte në pah tiparet e saj. Eleganca dhe stili i saj nuk kaluan pa u vënë re nga të gjithë të pranishmit.Një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte dhurata e Edit për Dolcen. Ai solli një unazë dhe çifti shkëmbeu…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën më 14.12.2025, do të nisë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 28.12.2025.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se dërgimi do të nisë në ora 10:45.“Ju njoftoj se gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka bërë të ditur Elezi më 13.12.2025.Sipas të dhënave…

Read More

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar lartë protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së në Shkup, duke e cilësuar atë si një demonstrim dinjitoz dhe paqësor, ndonëse autoritetet maqedonase kishin shprehur shqetësime të mëhershme për sigurinë.Në RTV Dukagjini, Gashi theksoi se protestuesit treguan maturi dhe kulturë qytetare.“Së paku ajo që ka qenë një lloj frike e vogël, të cilën e ka imponuar kryeministri i Maqedonisë, ajo nuk u realizua dhe pamë se ishte diçka pa asnjë eksces, as më të voglin.”“Protesta ishte madhështore dhe pa asnjë incident,” u shpreh ai, duke shtuar se “frika e imponuar nga Mickoski nuk u realizua”.Sipas…

Read More

Raportohet se Real Madridi ka përgatitur një pasardhës nga brenda klubit për të zëvendësuar Xabi Alonson, në rast se drejtuesit vendosin të bëjnë një ndryshim në pankinë.Alonso u emërua trajner i ri i Real Madridit gjatë verës, pasi u transferua nga klubi gjerman Bayer Leverkusen, me të cilin fitoi titullin e parë të Bundesligës në historinë e klubit.Pasi iu bashkua Leverkusenit në mesin e vitit 2022, Alonso fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën Gjermane në “BayArena”, si dhe e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të dytë në Ligën e Evropës atë sezon, pas Atalantës.Pas suksesit të tij në pankinë në…

Read More

Shia LaBeouf u shfaq duke pirë kafe në Los Angeles, pas përfundimit të filmit të tij të tretë këtë vit. Aktori 39-vjeçar u pa me pamje të ndryshme, duke folur në telefon dhe mbajtur një filxhan të madh, duke lënë pas pantallonat sportive dhe bluzën e San Francisco 49ers.LaBeouf, i cili përfundoi mosmarrëveshjen ligjore me ish-të dashurën FKA Twigs në korrik, kishte fytyrë dhe kokë të rruar, një transformim që lidhej me rolin e tij në filmin “God of the Rodeo”, ku luan një të burgosur që merr pjesë në rodeon e parë të burgut në vitin 1967, shkruan DailyMail.…

Read More

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, mori pjesë sonte në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan. Ai e përshkroi mbrëmjen si një ngjarje të veçantë, të mbushur me paqe, harmoni dhe reflektim, ku performanca e Ansamblit Harmonius transmetoi mesazhe bashkimi dhe shprese. “Sonte me kënaqësi mora pjesë në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan. Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me frymë paqeje, harmonie dhe reflektimi”.Lekaj falënderoi organizatorët për këtë përvojë të bukur./Telegrafi/

Read More

Futbollisti Lionel Messi mbërriti në Kalkuta të Indisë si pjesë e turneut të tij “GOAT India Tour” që përfshin katër qytete, duke krijuar entuziazëm midis tifozëve të futbollit. Ndërsa shumë prej tyre ndanë pritjet e tyre për të parë yllin e futbollit, historia e një çifti të sapomartuar ka tërhequr vëmendje të veçantë.Ata zbuluan se e anuluan muajin e mjaltit vetëm për ta parë Messin personalisht.Gruaja tha se ajo dhe bashkëshorti i saj u martuan së fundmi më 5 dhjetor. Ajo shpjegoi se ata i anuluan planet e tyre për muajin e mjaltit për shkak të vizitës së Messit. #WATCH…

Read More