Author: korrektpress

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se Uashingtoni dëshiron aleatë të fortë në Evropë, ndërsa po nisej drejt Portugalisë për etapën e fundit të një vizite katërditore në Evropë.”Ne duam që aleatët tanë të jenë të fortë. Sa më të fortë të jenë ata, aq më të fortë jemi ne kolektivisht… Ne duam një Evropë të fortë. Duam partnerë të fortë në Evropë”, u tha Rubio gazetarëve në aeroportin e Athinës.”Sa më të fortë të jenë anëtarët individualë të (NATO-s) – qoftë në aspektin shoqëror, ekonomik apo ushtarak – aq më e fortë është NATO-ja”, ka thënë…

Read More

Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese.Euronews.al njofton se janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës.Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.Qytetarët vazhdojnë thirrjet e tyre për të përparuar drejt hyrjes së Parlamentit.E plotësuar: Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.Mes protestuesve ndodhet…

Read More

Një plantacion me mollë është përfshirë nga zjarri në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt.Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 7 tetor 2026, ndërsa një ankues mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana ende të panjohura, zjarri kishte përfshirë plantacionin e tij.Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.Sipas ankuesit, nga zjarri janë dëmtuar rreth pesë hektarë me mollë.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Rreth 400 metra kub dru zjarri, me një vlerë tregu të vlerësuar prej rreth 2 milionë denarësh (mbi 30 mijë euro), janë sekuestruar nga një person juridik në Shkup që merret me tregtinë e druve të zjarrit, informoi zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Kire Mihailov.Sipas njoftimit të tij, aksioni po kryhet me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë Pyjore, dhe në të po marrin pjesë shërbime nga disa degë të ndërmarrjes publike.Mihailov deklaron se në dhjetë ditët e fundit është kryer një hetim intensiv për aktivitete të dyshimta që lidhen me drurin, gjatë të…

Read More

Pavarësisht punësimit të qëndrueshëm dhe të ardhurave të mira, gjithnjë e më shumë burra dhe gra në Zvicër po përpiqen të përballojnë jetesën. Rritja e kostove fikse, frika nga shpenzimet e papritura dhe sakrificat në aktivitetet e kohës së lirë po tregojnë se presioni financiar nuk po e kursen më as klasën e mesme. Në Vevey, mes tezgave shumëngjyrëshe të tregut, shqetësimi është i njëjtë: kostoja e jetesës po bëhet gjithnjë e më e rëndë. “Kostot po bëhen të padurueshme. Vitin tjetër, ka diçka që nuk do të jem në gjendje ta përballoj”, rrëfen një kliente. Një tjetër përmbledh ndjesinë…

Read More

Pas avarisë në Trepçë ku kishin mbetur të bllokuar për disa orë 63 minatorë, ka reaguar sot Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.Sindikata ka shprehur shqetësim të thellë për rastin, ndërsa theksojnë se nuk duhet pritur të ndodhë ndonjë tragjedi e pastaj të reagohet. “Ne si Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh shqetësimin e tonë të thellë për situatën e krijuar në minierë, ku minatorët mbetën të bllokuar në thellësi të nëntokës. Ky rast është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në Trepçë dhe nuk guxon të kalojë në heshtje.Sindikata ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për kushtet…

Read More

Alba Pollozhani është përballur me një pyetje ngacmuese gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u rikthye një deklaratë e saj e bërë gjatë qëndrimit në Big Brother.Gazetari i tha me humor: “Prisja të vije me shami”, duke iu referuar deklaratës së mëparshme të Albës se do të mbulohej dhe do t’i përkushtohej më shumë fesë islame.Pollozhani iu përgjigj me të njëjtën frymë, duke bërë edhe një batutë për veshjen e saj. Foto: YouTube”Pse, a nuk është shami kjo? Blici e bën efektin e vet, se kështu më e mbuluar duket”, tha ajo.Deklarata e saj në Big Brother, ku foli…

Read More

Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të FIFA-s, duke sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.Infantino pritet të kandidojë për një mandat të ri në Kongresin e 77-të të FIFA-s, i cili do të zhvillohet në Rabat në mars. Megjithatë, pozita e tij është vënë nën presion pas përpjekjeve për të shitur një pjesë të Kupës së Botës te një grup privat investimesh.Plani u anulua përfundimisht pas kundërshtimit të madh nga federatat kombëtare, ndërsa UEFA madje kishte kërcënuar në një moment me bojkotimin e garave të FIFA-s. Ky kërcënim…

Read More

Një pjesëtar në detyrë i Marinës Mbretërore britanike është arrestuar dhe akuzuar për vepra që lidhen me spiunazhin dhe përfitimin e pretenduar të një fuqie të huaj, njoftuan autoritetet britanike.Teddy Young, 24 vjeç, nga Bedfordshire, përballet me disa akuza në bazë të National Security Act 2023, përfshirë pretendimin se ka siguruar, kopjuar, regjistruar ose mbajtur informacione të mbrojtura me synimin që veprimet e tij t’i shërbenin një shteti të huaj. Shteti në fjalë nuk është bërë publik.Sipas policisë, veprat e dyshuara kanë ndodhur gjatë periudhës nga 26 nëntori 2024 deri më 21 maj 2025. Young akuzohet gjithashtu se ka ndërmarrë…

Read More

Trepça ka dhënë sot informacione shtesë lidhur me avarinë që ka ndodhur në Trafon Tuneli, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.Në njoftim thuhet se procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë. Duke njoftuar për daljen në sipërfaqe të minatorëve, Trepça njofton se 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërkaq 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë…

Read More