KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktakuzë ndaj tre prizrenasve për kultivim të kanabisit, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të provave

Aktakuzë ndaj tre prizrenasve për kultivim të kanabisit, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të provave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për kultivim të kanabisit, posedim të paautorizuar të armëve dhe ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Gjatë bastisjeve në një shtëpi me qira janë zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit dhe 706 vazo për rritjen e bimëve narkotike, raporton IndeksOnline.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, dy të pandehurit, me inicialet I.M. dhe M.M., dyshohet se në bashkëkryerje kanë kultivuar bimën narkotike “Cannabis Sativa” në një shtëpi me qira në Prizren, me qëllim të prodhimit të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, veprimtaria dyshohet se kishte filluar në një periudhë të papërcaktuar dhe kishte vazhduar deri më 2 prill 2026. I dyshuari I.M. thuhet se kishte financuar këtë aktivitet duke blerë pajisjet dhe materialet e nevojshme, ndërsa M.M. ishte marrë me instalimin e pajisjeve, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve.

Gjatë kontrollit të kryer më 2 prill 2026, në shtëpinë në fjalë është zbuluar një laborator i pajisur për kultivimin e kanabisit. Aty janë sekuestruar pajisje për ndriçim, ngrohje dhe ventilim, preparate për rritjen e bimëve, pompa, pajisje matëse, materiale dhe shënime me udhëzime për kultivim.

Në mesin e gjësendeve të sekuestruara ishin edhe 706 vazo për kultivimin e bimëve narkotike, prej të cilave 450 janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa 256 të tjera në një automjet të parkuar në oborr. Mostrat e bimëve të sekuestruara, sipas ekspertizës, kanë rezultuar pozitive për përmbajtje të kanabisit.

Sipas njoftimit, në një deponi në Prizren janë gjetur mbetje të djegura të bimëve narkotike, të cilat dyshohet se M.M. kishte tentuar t’i asgjësonte.

Përveç veprës penale të kultivimit të kanabisit, dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e I.M. janë gjetur 27 fishekë, ndërsa në shtëpinë e M.M. një pistoletë e konvertuar në armë zjarri, me karikator të zbrazët dhe dy fishekë.

Ndërkaq, personi i tretë, K.S., akuzohet se më 31 mars dhe 1 prill 2026 kishte ndihmuar M.M. në asgjësimin e bimëve narkotike, duke transportuar me automjetin e tij thasë të mbushur me bimë “Cannabis Sativa” nga shtëpia deri në deponinë në Prizren.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.