Author: korrektpress

Hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026, me fokus në hapësirën e bazilikës paleokristiane dhe zonat përreth saj.Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, e cila ka vizituar lokalitetin arkeologjik për të parë nga afër punimet që po zhvillohen.Kalaja e Kastërcit konsiderohet një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, me gjurmë banimi që datojnë që nga periudha eneolitike dhe dëshmi të zhvillimit të lokalitetit deri në periudhën mesjetare.Ndër zbulimet më të rëndësishme në këtë lokalitet është bazilika paleokristiane e fillimit të shekullit VI,…

Read More

Nëse monitoroni glukozën në gjak (sheqerin në gjak), e dini se zakonisht niveli i saj rritet pas darkës. Ndërsa madhësia dhe kohëzgjatja e kësaj rritjeje varen nga llojet e ushqimeve që keni ngrënë, një shëtitje e shkurtër pas darkës mund të ndihmojë në kontrollin e kësaj rritjeje dhe, si rrjedhojë, të ndihmojë që sheqeri në gjak të qëndrojë brenda një niveli më të shëndetshëm.Sheqeri në gjak rritet pas ushqimitAjo që ndodh me sheqerin në gjak pas darkës varet nga disa faktorë, përfshirë çfarë keni ngrënë, rendin në të cilin i keni ngrënë ushqimet, sa shpejt zbrazet stomaku, si e përthithin…

Read More

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar letrën e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), të datës 21 korrik 2026, në të cilën janë ngritur disa çështje lidhur me funksionimin e rrjetit të ngrohjes dhe zbatimin e projektit “Solar4Kosovo II”.Në përgjigjen për Telegrafin, Termokosi ka bërë të ditur se çështjet e ngritura nga KfW-ja janë trajtuar në nivel të menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve, duke theksuar se komunikime të tilla janë pjesë e mekanizmave të monitorimit të projekteve të financuara nga institucionet ndërkombëtare.KfW-ja, ndërkaq, ka konfirmuar se i ka dërguar letër Bordit të Drejtorëve të Termokosit, por ka…

Read More

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për organizimin e Panairit “Konaku i Mitrovicës”, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 gusht 2026.Lajmin e ka njoftuar Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve.Sipas njoftimit, panairi do të zhvillohet në sheshin te Xhamia “Isa Beg”, ku do të prezantohen produkte të ndryshme të punuara dhe të prodhuara nga gratë fermere dhe artizane.Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin produktet vendore dhe punën e grave në sektorin e bujqësisë dhe artizanatit. /Telegrafi/

Read More

Një mjek është sulmuar fizikisht dhe është kanosur gjatë ushtrimit të detyrës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan, në kuadër të QKMF-së në Viti.Lajmin e ka njoftuar Komuna e Vitisë, e cila përmes një reagimi publik ka dënuar ashpër rastin dhe ka shprehur shqetësim për sigurinë e punonjësve shëndetësorë.Sipas komunës, sulmi ka ndodhur ndaj specialistit të mjekësisë familjare, dr. A.Ç., gjatë kujdestarisë së natës, në vendin e tij të punës.“Ky është një akt i papranueshëm dhe një cenim serioz i sigurisë, dinjitetit dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e institucioneve komunale.Komuna e Vitisë ka theksuar se asnjë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme t’u ofrojë mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme.Maqedonci tha se u ka përcjellë homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të të dyja vendeve, gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të vënë në dispozicion kapacitetet që ka në dispozicion.“Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë”, tha ai. Maqedonci më tej theksoi se Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës janë të…

Read More

Drejtuesi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka ngritur sërish shqetësime lidhur me procesin e legalizimeve në kryeqytet, duke kërkuar hetim të plotë të rasteve të përmendura në mesazhet e publikuara të Shefit të Kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.Në një konferencë për media, Sveçla tha se më 3 gusht kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dosjet e plota të legalizimit për katër raste të përmendura në këto mesazhe, por sipas tij, Komuna u ka dorëzuar vetëm certifikatat e legalizimit.“Më 3 gusht kemi kërkuar nga Komuna e Prishtinës katër dosjet e…

Read More

Në një pikë kthese të rëndësishme për Google, drejtori ekzekutiv Sundar Pichai njoftoi përmes platformës X se aplikacioni Gemini është bërë një nga produktet me rritjen më të shpejtë të kompanisë, duke kaluar së fundmi shifrën prej 1 miliard përdoruesish aktivë mujorë. Pichai theksoi gjithashtu se ky është produkti i 14-të i Google që arrin kufirin prej një miliard përdoruesish.Me këtë rritje të shpejtë, Gemini po e ndjek nga afër ChatGPT-n e OpenAI, i cili arriti shifrën prej 1 miliard përdoruesish aktivë mujorë që në qershor.Google po e integron vazhdimisht Gemini në produktet e veta, nga Search dhe Workspace, deri…

Read More

Një burrë nga Kentaki vendosi një lidhëse mbi sy dhe arriti të montojë lodrën Mr. Potato Head në kohën rekord prej 7,92 sekondash.Conor Shea theu rekordin për kohën më të shpejtë të montimit të Mr. Potato Head me sy të lidhur, rekord që më parë mbahej nga gjermani Andre Ortolf, një rekordmen i serialit, i cili e kishte realizuar këtë sfidë për 12,11 sekonda. “Vitin e kaluar, pas disa pijeve dhe disa kërkimeve në Google, mësova se ‘koha më e shpejtë për të montuar Mr. Potato Head me sy të lidhur’ është, për arsye që ende nuk i kuptoj plotësisht,…

Read More

Google po heq integrimin e vjetër mes Google Drive dhe Google Photos. Kjo do të thotë se fotografitë dhe videot e reja nuk do të ruhen më automatikisht në Drive, siç ndodhte më parë.Ndryshimi nuk i fshin skedarët ekzistues, por prek fotografitë e reja të krijuara pas 10 gushtit. Nëse përdoruesit nuk ndryshojnë cilësimet, fotografitë e reja mund të mos kenë më kopje rezervë në vendin ku ishin mësuar t’i ruanin.Për vite me radhë, përdoruesit mund t’i shihnin fotografitë e ruajtura në Google Photos edhe në Google Drive. Tani kjo lidhje po ndërpritet dhe fotografitë do të ruhen kryesisht përmes…

Read More