KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë.

Disa ekspertë ndërkombëtarë që folën për Radion Evropa e Lirë tregojnë çfarë mund të bëjë Kosova dhe se cilat janë pikat ku mund të rrëzohet aktgjykimi dënues i shtatorit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë se një mund të jetë Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale dhe lidhja me të.

“Është e qartë se janë kryer krime, por çështja kryesore është ndërlidhja e tyre me Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Pikërisht mbi këtë bazë do të përpiqesha ta kundërshtoja aktgjykimin. Pra, nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët sepse për një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale duhet të ekzistojë një qëllim i tillë”.

Ndërkaq, Carsten Stahn, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësisë Globale në Universitetin e Leidenit dhe në Universitetin Queen’s në Belfast, sheh gjithashtu hapësirë për argumente juridike rreth interpretimit të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, por ai e identifikon edhe një tjetër.

“Çështja e dytë është mënyra se si gjyqtarët i kanë përcaktuar dënimet dhe cili ligj duhet të shërbejë si bazë për to. A kanë të pandehurit të dënohen sipas ligjit që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprave apo përparësi ka korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Grupi Punues, që u formua për hartim të strategjisë për përballje në Apel, i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se do të punojnë në konfidencialitet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.