Author: korrektpress

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike para vazhdimit të punës së Kuvendit, duke paralajmëruar se përpjekjet për vazhdimin e seancës pa marrëveshje mund të rrisin tensionet.Dehari ka thënë se mirëpret ftesat për takime të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku për të gjetur zgjidhje për krizën institucionale.“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar…

Read More

Ferran Torres, 26-vjeçari spanjoll, është zyrtarisht futbollist i ri i Paris Saint-Germainit, pasi Barcelona e finalizoi transferimin e tij të shtunën për rreth 50 milionë euro.Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me PSG-në deri në vitin 2031, ndërsa në deklaratat e tij të para si futbollist i klubit francez ka treguar edhe arsyet që ndikuan në vendimin për t’u larguar nga Barcelona.Një prej faktorëve kryesorë ishte dëshira për të fituar Champions Leaguen, trofe që Torres ende nuk e ka në karrierën e tij. Spanjolli beson se PSG-ja i ofron një mundësi të madhe për ta realizuar këtë objektiv.“Paris-Saint Germaini është klubi ideal…

Read More

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.Nga MPB-ja bëjnë të ditur se…

Read More

Gwyneth Paltrow (53) ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga vera, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë imazhet ku shfaqet së bashku me vajzën e saj, Apple Martin (22).Nënë e bijë shihen duke shijuar ditët me diell, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë e madhe fizike mes Apple dhe aktores së njohur.“Vera deri tani po shkon mirë”, ka shkruar Paltrow në mbishkrimin e fotografive.Në njërën prej tyre, Gwyneth shfaqet pa grim, e veshur me një kostum të zi njëpjesësh dhe syze dielli. Pranë saj pozon Apple, e cila ka zgjedhur një bikini me vija të…

Read More

Evropa po vazhdon të përballet me një seri zjarresh shkatërruese, ndërsa kontinenti përballet me kushte më të nxehta dhe thatësira që përkeqësohen, me mijëra njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.Në Francë, autoritetet thanë se 100 banorë dhe pushues të tjerë u evakuuan nga qyteti Luglon në departamentin jugperëndimor të Landes të shtunën, ndërsa një zjarr që shpërtheu të enjten vazhdoi të digjej.Në një përditësim të shtunën në mëngjes, Prefektura e Landes tha se flakët kishin djegur rreth 1,580 hektarë deri më tani dhe se ishin “veçanërisht aktive” në juglindje të Luglon, afër fshatit Garein.”Në total, 550 zjarrfikës…

Read More

Edhe kjo e shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës.Gjatë gjithë kohës, po zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here, për shkak të numrit të madh të mjeteve, janë krijuar kolona të gjata që janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës.Një pjesë e qytetarëve nga Kosova, pasi kanë përfunduar pushimet në Shqipëri, po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, një tjetër pjesë e udhëtarëve po i drejtohet qyteteve bregdetare shqiptare për të kaluar fundjavën…

Read More

Djed Spence është zyrtarisht lojtar i ri i Interit, pasi ka përfunduar transferimin nga Tottenham Hotspur për një shumë prej 35 milionë eurosh, përfshirë bonuset.Mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë me “Nerazzurrët” deri në qershor të vitit 2031, duke u bërë futbollisti i dytë anglez që i bashkohet Interit këtë verë, pas bashkëkombësit të tij John Stones, i cili mbërriti si lojtar i lirë nga Manchester City.Spence mbërriti në Milano vonë të enjten, ndërsa të premten iu nënshtrua testeve të plota mjekësore, fillimisht te klubi dhe më pas edhe pranë CONI-t (Komitetit Olimpik Italian).Pas përfundimit pa probleme të kontrolleve mjekësore, Spence…

Read More

Morgan Rogers e shënoi golin e tij të parë me fanellën e Chelseat para tifozëve në “Stamford Bridge”, teksa skuadra e Xabi Alonsos e mbylli fazën parasezonale me një fitore 3-1 ndaj Real Sociedadit. Megjithatë, vëmendjen kryesore gjatë ndeshjes e mori Enzo Fernandez.Fernandezit, i cili kishte marrë pushim të zgjatur pas angazhimeve me Kombëtaren në Kupën e Botës, iu bashkua Chelseat në stërvitje në fillim të kësaj jave, në një kohë kur po qarkullonin raportime të shumta se ai mund të transferohet te Manchester City dhe të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Enzo Marescan.Pavarësisht se Chelsea i kishte vendosur Manchester…

Read More

Apple ka shtuar zyrtarisht iPhone X në listën e produkteve të vjetruara, duke i dhënë fund mbështetjes së plotë për një nga modelet më ikonike të kompanisë.I lansuar në vitin 2017, iPhone X shënoi një ndryshim të madh në historinë e iPhone. Apple hoqi butonin Home dhe Touch ID, duke prezantuar Face ID, ndërsa pajisja solli për herë të parë ekranin OLED dhe dizajnin me korniza shumë të holla.Apple garanton zakonisht pjesë dhe shërbime për të paktën pesë vjet, ndërsa në disa raste mbështetja mund të zgjasë deri në shtatë vjet, në varësi të disponueshmërisë së pjesëve.Me kalimin e iPhone…

Read More

Një nënë nga Kolorado e shndërroi refuzimin e djalit të saj për të bërë foton e ditës së parë të shkollës në një moment humoristik.Kur 10-vjeçari Colton, nxënës i klasës së pestë, nuk pranoi të fotografohej, nëna e tij Amanda Stolz kërkoi ndihmën e një polici lokal. Oficeri Jack, i njohur edhe si Officer Ross, e “arrestoi” djalin duke i vendosur prangat, ndërsa ai qeshte.Polici madje e shoqëroi Coltonin deri te vetura e patrullës, duke realizuar kështu edhe fotot që nëna kërkonte.“Refuzimi për t’i bërë mamit një foto të ditës së parë të shkollës është, në fakt, kundër ligjit”, tha…

Read More