Ron Raçi ka përjetuar një mbrëmje të veçantë në kampionatin kroat, duke shënuar golin që i siguroi Hajduk Splitit fitoren në përballjen si mysafir ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Skuadra nga Spliti triumfoi me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 14-të, ndërsa heroi i takimit ishte pikërisht qendërmbrojtësi kosovar, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 45-të.
Ky ishte goli i parë i Raçit në këtë edicion të kampionatit kroat, ndërsa 24-vjeçari ka realizuar edhe një herë tjetër këtë sezon, në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Për mbrojtësin e Kosovës, kjo ndeshje kishte rëndësi edhe për faktin se u rikthye në formacionin titullar të Hajdukut, pasi në nëntë ndeshjet e fundit kishte qëndruar në bankën rezervë.
Ai e shfrytëzoi mundësinë në mënyrën më të mirë, duke luajtur tërë takimin dhe duke vendosur fatin e tij me golin e fitores.
Në këtë përballje ishte i përfshirë edhe një tjetër futbollist kosovar i Hajdukut, Etnik Brruti, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të.
Te Lokomotiva e Zagrebit, Feta Fetai e kompletoi ndeshjen, ndërsa Dardan Morina mbeti në bankën rezervë./Telegrafi/

