- Këngëtarët që dikur punonin punë krejt të zakonshme para se të bëheshin të famshëm
- Italia refuzon të paguajë 1.5 milion franga zvicerane për viktimat e Crans-Montana-s
- Keni sjell nje inovacion ne treg? Aplikoni për ekspozim falas në Business Reset 2026
- BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje
- SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit
- “Që nga ajo kohë, ia kushtova veten tërësisht futbollit”, Yamal rrëfen bisedën tronditëse me Busquets
- Alarmohet Zvircra, kirurgu dyshohet se falsifikoi raportet e operacioneve të disa viktimave të një zjarri
- Një adresë për çdo stinë – Al Trade
Author: korrektpress
Komuna e Klinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Rindërtimi i Sheshit”, do të bëhet mbyllja e përkohshme e disa segmenteve rrugore në qendër të qytetit.Sipas njoftimit të komunës, nga 8 tetori 2026 do të mbyllet përkohësisht rruga “Abedin Rexha”, në segmentin nga Sheshi “Ndue Përlleshi” deri te Sheshi “Nënë Tereza”.Po ashtu, do të mbyllet edhe rruga “Leonard Palucaj”, përfshirë pjesën që lidhet me rrugën “Dëshmorët e Kombit”.Mbyllja e këtyre segmenteve do të jetë në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për rikthimin e qarkullimit normal.“Për rihapjen e rrugës,…
Rritja e konsumit nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të mirëqenies së qytetarëve, sipas ekonomistes Brikena Berisha.E ftuar në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, Berisha ka folur për koston e jetesës dhe mënyrën se si duhet të interpretohen shpenzimet e familjeve kosovare.Ajo tha se një nga çështjet që duhet kuptuar është dallimi ndërmjet konsumit dhe mirëqenies.“Definitivisht, ajo që realisht është edhe zanafilla e asaj që më intereson mua, është që me u bo e ditur që konsumi nuk domethënë mirëqenie”, tha Berisha.Duke iu referuar Anketës së Ekonomive Familjare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ajo tha se mbi gjysma e buxhetit…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dha një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ku mes tjerash foli edhe për situatën e Manchester Cityt, klub të cilin e pati rival për shumë vite të tij si trajner në Ligën Premier.Duke folur për të përditshmen e Romës në një qytet ku ai stërviti dhe do të kthehet për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, portugezi dha gjithashtu pikëpamjen e tij për rastin e Manchester City dhe iu rikthye një teme shumë të rëndësishme për të: gjyqtarët. “Manchester City? Do të doja të qeshja pak me këtë. Mendoj se do…
Imagjinoni një punë në të cilën duhet të udhëtoni nga një ishull në tjetrin, të thithni aromat e detit dhe pyjeve të pishave, të shijoni natyrën dhe të merrni 2,000 euro për këtë. Tingëllon si shaka, por pikërisht një mundësi e tillë ofrohet nga një organizatë turistike në Finlandë, e cila ka shpallur një konkurs ndërkombëtar për një profesion që pothuajse nuk ka ekzistuar kurrë deri më tani.Organizata turistike Visit Turku Archipelago po kërkon një person që të bëhet “hunda” zyrtare e Arkipelagut Turku, një nga zonat më të bukura natyrore në Finlandë. Detyra e saj do të jetë të…
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy menaxherët e dyshuar financiarë të SH.A. “Lotaria Shtetërore” për “përvetësim në detyrë”.Prokuroria Themelore Publike në Shkup dyshon se dy menaxherët financiarë të SH.A. “Lotaria Shtetërore” kanë kryer përvetësim në detyrë si bashkëkryerës, kështu që i gjithë qarkullimi ditor për vitin 2024, i cili u ishte besuar atyre nga pikat e shitjes, nuk ishte paguar dhe depozituar në llogaritë transaksionale të kompanisë në bankat komerciale, por përkundrazi e përvetësuan atë për vete dhe kështu përvetësuan paratë e…
Familja e produkteve të Lirit pasurohet me një shije të re. Strudel Cherry i bashkohet kësaj familjeje për të sjellë një kombinim të ëmbël dhe një tjetër zgjedhje për momentet kur dëshironi të shijoni diçka ndryshe.Një produkt i ri, një shije që të fton ta provosh dhe i njëjti përkushtim ndaj cilësisë që karakterizon Liri-n.Me mbushje me shije qershie dhe praktik për t’u shijuar në çdo kohë, Strudel Cherry është një alternativë për ata që preferojnë shijet e ëmbla dhe kërkojnë diçka të veçantë për ta shoqëruar një pauzë gjatë ditës.Një shije e re nga LiriPas çdo produkti të Lirit…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Një njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.“Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. Ndryshe, pas takimit me presidenten e vendit, edhe kryeministri Albin Kurti…
Interesimi për të punuar si agjent i patundshmërive po rritet. Puna e agjentit lidhet me vendime që kanë peshë të madhe për klientin, nga blerja e një banese me kursimet familjare deri te gjetja e një hapësire për biznes. Në këto raste, rëndësi ka sa mirë e njeh agjenti tregun dhe sa qartë arrin t’ia shpjegojë klientit mundësitë që ka. 1. Komunikimi Për blerësin, një pronë mund ta ketë çmimin e duhur dhe prapë të mos jetë zgjedhja e përshtatshme. Largësia nga puna, nevojat e familjes dhe mënyra e përdorimit e ndryshojnë vlerësimin. Kur agjenti i kupton këto arsye, kërkimi…
Kombëtarja e Kosovës ka 21.7 për qind gjasa për t’u promovuar në Ligën A të Ligës së Kombeve, sipas parashikimeve të publikuara nga Football Rankings.“Dardanët” renditen në vendin e nëntë në listën e përfaqësueseve të Ligës B që kanë mundësi të ngjiten në nivelin më të lartë. Përpara Kosovës janë Zvicra me 99.5 për qind, Austria me 94.8 për qind, Suedia me 88 për qind, Hungaria me 71.3 për qind, Irlanda e Veriut me 59.4 për qind, Bosnja e Hercegovina me 46.3 për qind, Sllovenia me 39.5 për qind dhe Republika e Irlandës me 24.7 për qind.Kosova e ka nisur…
Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar tentativën për futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili ishte duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.“Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari