Author: korrektpress

Liga Premier mbetet liga më e pasur në futbollin botëror, me një pasuri të jashtëzakonshme që rrjedh nga bordi drejtues në fushë. Liga elitare angleze vazhdon të shpenzojë më shumë se rivalët e saj evropianë, duke tërhequr trajnerë dhe lojtarë të elitës, por këto ambicie vijnë me shpenzime të mëdha për paga.Shpenzimet për transferime kalojnë rregullisht 1 miliard funte çdo verë, dhe pagat e lojtarëve kanë ndjekur të njëjtën trajektore rritëse. Me pagat që rriten çdo sezon, pyetja se kush fiton më shumë nuk ka qenë kurrë më interesante.Telegrafi më poshtë ju sjell pesë lojtarët më të paguar në Ligën…

Read More

Futbollisti i konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës, Dro Fernandez (18), është detyruar të stërvitet i vetëm, pasi është larguar nga aktiviteti me skuadrat e klubit pas kërkesës së tij për t’u transferuar.Të premten e kaluar, Dro i bëri të qartë trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv të Barcelonës se dëshironte të largohej menjëherë nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas këtij vendimi, ai u përjashtua nga ekipi i parë dhe aktualisht nuk stërvitet me asnjë skuadër të klubit, as nën mbikëqyrjen e stafit të akademisë.Edhe pse në klub ka pakënaqësi për mënyrën se si…

Read More

“Lajmi se gjykatësi Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro të dyshuara si para korrupsioni nuk është vetëm një skandal individual. Ky lajm rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që qytetarët kanë pasur në sistemin e drejtësisë”, thonë nga VLEN.Ata gjithashtu thonë se janë të bindur se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi të kalbur, i cili për vite me radhë ka mbrojtur të fortët, ndërsa ka shtypur qytetarët e zakonshëm.”Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Gjoko Ristov nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Përkundrazi.…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia pasi është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (HPAI–H5N1).AUV ka njoftuar se do ta monitorojë situatën në vazhdim dhe masa mbetet në fuqi deri në vlerësimin e mëtejmë. AUV ka përjashtuar nga vendimi produkte që origjinë kanë fermat e paprekura nga sëmundja dhe që gjenden 50km larg zonave të prekura. “Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat…

Read More

Një shqetësim i ri ka dalë në pah lidhur me martesat midis qytetarëve të Malit të Zi dhe grave nga Shqipëria. Në disa mesazhe në rrjetet sociale, disa gra paraqiteshin si “ofertë” për martesë, duke nxitur dyshime për ndërmjetësime të paligjshme.Policia malazeze ka deklaruar se nuk ka informacion zyrtar për raste të tilla dhe nuk ka pasur raportime që tregojnë përfshirjen e paligjshme të ndërmjetësve. Sipas Kodit Penal të Malit të Zi, trafikimi i njerëzve dhe shfrytëzimi për qëllime martesore konsiderohen vetëm në rastet kur ekzistojnë detyrim, kërcënim, mashtrim ose shfrytëzim, shkruan vijesti.me.Sipas të dhënave nga disa komuna, brenda dy…

Read More

Dele Alli (29), ish-reprezentuesi i Anglisë, është pa klub që nga shtatori i vitit 2025, kur i skadoi kontrata me skuadrën italiane të Serie A, Como. Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe Goal.com, mesfushori ofensiv ka në tavolinë katër oferta nga La Liga, teksa synon të ringjallë karrierën e tij në elitën e futbollit spanjoll.Ish-lojtari i Tottenhamit dhe Evertonit ka punuar intensivisht në përgatitjen fizike gjatë muajve të fundit dhe është i hapur për një transferim në Spanjë, ku klubet shohin tek ai një mundësi për përvojë dhe cilësi në fazën ofensive.Një periudhë e vështirë për ish-yllin anglezEdhe pse në…

Read More

Karol G dhe Feid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vjetësh bashkë. Artistja 34-vjeçare e hitit “Mañana Será Bonito” dhe këngëtari 33-vjeçar thuhet se e kanë mbyllur lidhjen në mënyrë të qetë disa muaj më parë, raportoi TMZ të hënën.Sipas faqes, ndarja ka qenë “miqësore” dhe ish-partnerët, të cilët kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht, kanë mbetur në marrëdhënie të mira. Videoklipi i këngës së tyre “FRIKI” (2021), që i lidhi për herë të parë, ka aktualisht 253 milionë shikime.Megjithëse kishin kohë që ishin në një lidhje, paraqitja e tyre e parë zyrtare në tapetin e kuq ndodhi vetëm…

Read More

Ne duam të ketë prag sa më të lartë të pagës minimale, por kjo mund të rregullohet me rritjen e efikasitetit të punës dhe produktivitetit, si dhe me uljen e shpenzimeve, ndërsa duhet të jetë e lidhur edhe me disa elemente që nënkuptojnë rritje të PBB-së, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski.Sipas Azeskit, për këtë çështje duhet të bisedohet, të ulen të trija palët, punëtorët Qeveria dhe punëdhënësit dhe të arrihet zgjidhja më e mirë.“Mund të shkojmë me ç’farëdo rritje të pagës minimale e cila nuk do të paguhet nesër dhe kjo do të sjellë vështirësi më të…

Read More

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve dimërore për pjesën pranverore të sezonit. Kundërshtare e kuqezinjve ishte ekipi ukrainas Oleksandriya, me të cilin u nda në barazim 1:1, njofton Telegrafi.Shkëndija u paraqit më mirë në pjesën e parë të takimit, duke pasur më shumë kontroll të lojës dhe raste konkrete shënimi. Superioriteti u konkretizua në minutën e 33-të, kur Arbin Zejnullai realizoi golin e epërsisë, rezultat me të cilin u mbyll edhe fraksioni i parë.Në pjesën e dytë, trajneri Jeton Beqiri bëri disa ndryshime në formacion, duke u…

Read More

Për një periudhë të gjatë, Vinicius Jr. kishte një marrëdhënie të tensionuar me ish-trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonso, e cila karakterizohej nga mungesa e mbështetjes publike dhe një tension i vazhdueshëm në fushë.Sulmuesi brazilian shpesh përfundonte në stol, zëvendësohej herët në ndeshje të mëdha ose dukej i kufizuar në lojën e tij, çka krijoi një distancë të dukshme mes tij dhe trajnerit.Situata arriti kulmin gjatë El Clasicos së sezonit të kaluar, kur Vinicius u zëvendësua dhe shfaqi hapur frustrimin e tij në vijën anësore ndaj Alonsos, duke e bërë përçarjen mes palëve të dukej e pakthyeshme.Megjithatë, pas largimit të…

Read More